Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
18
04.2011

Nga skena në burg, Të pathënat e Myfarete Lazes për punën me të dënuarit

:::ShkoderZemer
Mapo - Jonida Tashi Askush nuk mund ta priste Myfarete Lazen në burg, por vetëm në skenë. Ky i fundit është vendi ku publiku është mësuar ta shohë dhe duartrokasë prej vitesh ikonën e muzikës shqiptare, emri i së cilës të sjell në mendje vetëm një qytet, Shkodrën, djepin


e kulturës shqiptare. Ndonëse nuk e ka braktisur këngën, plot 40 vjet që nga hera e parë kur ka hedhur hapin e parë për të kënduar në skenë, prej gati 2 vjetësh, ajo gjendet edhe përballë një publiku tjetër, emocionet e të cilit e bëjnë që të mbajë herë pas here frymën. Bëhet fjalë për profesionin e dytë të këngëtares shkodrane në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku ajo shtegton herë pas herë drejt tyre, me një qëllimin e vetëm: t’u falë të dënuarave një ditë tjetër, por jo vetëm kaq. Në një intervistë për gazetën, Myfarete Laze tregon të gjitha të pathënat e jetës së saj me të dënuarit, sa shumë jep dhe merr prej tyre dhe pse një artiste në skenë, artiste në jetë është futur me shpirt artisti në burg.

Nga skenat ku publiku i gjerë është mësuar t’ju shohë gjithmonë, tashmë ju sheh edhe si specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Si ju lindi ideja për të bërë këtë profesion të dytë, nëse mund ta quajmë të tillë?

Ju thatë që publiku është mësuar të më shohë në skenë, por unë kam punuar për 28 vjet në arsim dhe në skenë njëkohësisht. Kuptohet, skena ka filluar në klasën e 3-të fillore, ndërsa puna ka filluar pas universitetit. Dhe të dyja këto punë kanë shoqëruar njëra-tjetrën me emocione, vlera dhe njohje të shumta gjatë gjithë kohës. Pavarësisht se vitet kalojnë, unë nuk mund ta kuptoj jetën time pa dhuruar emocione, pa falur dashuri. Dhe sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë shtohet përgjegjësia si mësuese, si artiste, si prind, si bashkëqytetare etj.

Edhe ky profesion ishte çështje pasioni, si kënga?

Gjatë gjithë jetës sime artistike publiku më ka dhënë gjithçka, është ai që më ka mbajtur në skenë. Sot, unë e ndiej se këto vlera që më ka dhuruar ky publik nuk blihen me para. Nuk është se më ka munguar oferta për një vend tjetër pune, por unë e kam kërkuar diçka të tillë me qëllim që të dhuroj nga vetja atë entuziazëm, shpresë, emocion që më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Shumë persona apo biznesmenë investojnë me vlerë monetare në këto institucione, ndërsa unë përpiqem t’ju dhuroj një ditë ndryshe nga monotonia e burgut. Një ditë të mbushur me aktivitete letrare, artistike, sportive etj.

Ku ndryshon jeta juaj në skenë nga ajo brenda hekurave? Ju mungon sadopak liria në institucionet e vuajtjes së dënimit?

Në skenë jam unë personi që marr kënaqësi, duartrokitje, vlerësim, vëmendje etj., ndërsa në burg jam unë ajo që i dhuroj të gjitha këto. Nëse shkon të zhvillosh një aktivitet në burg, duhet të harrosh që je pas hekurave, ndryshe s’ka kuptim.

Nëse do ta vendosnit në një peshore publikun e skenave me atë të burgjeve, nga cila anë do të anonte ajo, për të matur kënaqësinë që të falet?

Më fal, por unë organizoj dhe monitoroj aktivitete në burg. Është njësoj sikur punon në një qendër kulturore dhe ke kolegë artistë, ke spektatorë që të presin dhe të duartrokasin. Edhe në burg ka persona që merren me muzikë, janë ngritur dy grupe muzikore që japin shfaqje në I.E.V.Penale; që merren me pikturë, është hapur ekspozita me 150 punime, ku janë përfshirë sidomos personat me probleme të shëndetit mendor; që merren me poezi, është realizuar konkursi letrar dhe janë ndarë çmimet për krijimet më të mira. Ky aktivitetet është zhvilluar në sallën e Teatrit Kombëtar dhe çmimin e parë për poezinë e ka marrë një person i cili është i dënuar me 5 dënime të përjetshme, dhe i është dhënë mundësia të botojë 4 vëllime me poezi. A ka pendesë më të madhe sesa kur flet vetë shpirti e dhuron poezi?; ka që merren me teatër, teatër në kushtet e burgut, me përkushtimin e animatorëve të SHASh-it janë vënë 5 pjesë në skenë, dhe po përgatitemi për datën 23 prill “Ditën e Migjenit” dhe festimin e Pashkëve. Pra, peshorja nuk anon.

Sa e vështirë është të shtegtosh në çdo burg të vendit për të organizuar një ditë ndryshe për të dënuarit, femra dhe meshkuj? A mundet që aktivitetet tuaja të jenë një ngushëllim për ta?

Shtegtimi im nëpër burgje shoqërohet nga shumë artistë, shkrimtarë, sportistë, biznesmenë që kanë një shpirt human dhe kanë dhuruar shumë nga bota e tyre. Për “vështirësitë” e shtegtimit mund të pyesni Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, që ka qenë i pranishëm disa herë në aktivitete: Tinka Kurtin, Margarita Xhepën, Bujar Kapexhiun, Zef Dedën dhe agjencinë “ Buna”; humoristët e Vlorës: Zija Çelën, Lazër Stanin, Ermira Babaliun, Kozma Dushin; ansamblin “Shqiponja”, grupin artistik “Kaltërsi, Kamëz”, grupin “Rreze drite”, rrjetin e grave intelektuale në Shqipëri, Lorik Camën, ekipin e të rejave të Partizanit e shumë e shumë të tjerë.

Si ju presin të dënuarit dhe sa mirë ose keq ndiheni ju mes tyre?

Edhe pse përtej hekurave jeta vazhdon me të mirat dhe të këqijat e saj, në momentin që shteti investon për përmirësimin e kushteve dhe trajtimin human, u krijon kushtet për t’u arsimuar, për të marrë një zanat dhe të certifikuar nga Ministria e Punës, nuk është pak, në një kohë kur njerëzit jashtë të gjitha këto i paguajnë, si mendoni ju të presin keq?! Dhe unë nuk jam vetëm në gjithë këto aktivitete. Nuk ka asgjë më të këndshme sesa të punosh me vajza dhe djem të rinj, psikologë dhe sociologë që punojnë me sinqeritetin e vetë moshës, e dashurojnë punën. Nuk mund të lë pa përmendur komoditetin që të krijon në punë qytetaria e drejtorit, zotit Dibra, i cili më krijon hapësira dhe më përkrah jo vetëm mua, për të gjitha idetë krijuese gjatë punës. Mandej vetë pozicioni im si këngëtare e njohur kuptohet çfarë efekti ka. Mos të harrojmë se asgjë nuk bëhet me urdhër, por me vullnet të lirë. Dhe kjo arrihet kur fitohet besimi.

Nëse do të veçonit një moment të mirë dhe të keq nga puna juaj gati 2-vjeçare në institucionet e vuajtjes së dënimit, cili është ai që do donit të ndanit me lexuesit e gazetës?

Nuk mund t’i imagjinoni vështirësitë që ka kjo punë. Nuk gjej fjalë të përshkruaj emocionet, lotët e të dënuarve kur morën çmimin nga artistët Tinka Kurti, Mirush Kabashi dhe Edi Luarasi në sallën e Teatrit Kombëtar. Por nuk gjej fjalë për të përshkruar emocionet e artistëve, nuk ishin lot aktrimi, por ishin lot shpirti.

Sigurisht që vlera monetare është e rëndësishme për çdo punë, por ajo nuk zëvendësohet dot kurrë me atë shpirtërore, sa kënaqësi ju fal puna që bëni me të dënuarit?

Të falësh një ditë ndryshe. Të ndiesh në komunikimin me ta pendesën, dhe fjalë të tilla si: “Tani që unë e vuaj mungesën e familjes, tani që jam brenda këtyre mureve, e kuptoj se ç’mëkat kam bërë”. Dhe këto nuk janë fjalë të momentit, janë fjalë që u dalin nga shpirti, po nuk provove dhimbje në trupin dhe shpirtin tënd, nuk mund t’ia besosh tjetrit. Shumë prej tyre gjejnë ngushëllim duke kryer ritet fetare, dikush duke shkruar, dikush duke punuar, nuk është pak. Në fund të fundit pendesa është gjëja më e madhe që arrihet. Nesër këta persona do të jenë të lirë dhe ata duhet të integrohen në jetën e përditshme dhe jo t’i rikthehen jetës pas hekurave. Për këtë punon një staf i tërë. E Myfareti ça falë? Fal kënaqësi. Dhe një ditë që unë jam në burg, jam pjesë e tyre, nuk jam më Myfareti, kështu më shohin dhe kështu jam.

Nëse do të të ofrohej të punë tjetër, a do ta ndërronit me punën aktuale?

Nëse në këtë punën tjetër unë do të kem çka të dhuroj (në aspektin intelektual e shpirtëror) pse jo. Nuk mund ta imagjinoj veten mbas një tavoline apo kompjuteri, gjithë jetën në aktivitet, në kontakte me njerëzit duke dhënë e duke marrë, a mund të duroj unë në një karrige? Kam kohë për të dalë në pension.

Më këto që thoni duhet të jetë më mirë në burg sesa jashtë tij?

Unë ju ftoj ju të vini të shihni me sytë tuaj investimet dhe punën që bëhet për trajtimin sa më human të kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare. Por, gjithsesi, as hasmin mos e pafsha në burg, më mirë të edukohet jashtë.

Cili ka qenë komplimenti më i veçantë për ju nga të burgosurit?

Në fillim ishin si të mpim, është Myfareti këngëtarja, apo jo. Do të veçoj një minoren që sapo ishte kthyer nga takimi me prindërit, erdhi në sallën e aktivitetit dhe me tha: “Ti je Myfareti që më folën prindërit, po ti ça do këtu? A mundem të të përqafoj, se ma ka lënë mami porosi?”. Dhe unë si gjithmonë: po baba, a s’la? (qesh).

Sa ka influencuar kjo punë në karakterin tënd?

Puna e përditshme mbart jo vetëm emocione pozitive. Kjo më ka shërbyer për t’u bërë më e fortë, për të gjetur rrugë jo vetëm për të falur qetësi, por edhe për të kërkuar qetësi. Me ia dit kimetin më shumë familjes, ngrohtësisë që të falin vajzat dhe arritjeve të tyre. Besa, të pëlqen edhe kur ndien edhe përkëdheljet e bashkëshortit. Kur i ke prindërit gjallë, ndihesh i mbrojtur; kur s’i ke, të mungon ajo përkëdhelja, dashuria e tyre dhe të gjitha i kërkon te pjesa tjetër e shpirtit tënd, që është bashkëshorti dhe fëmijët.

Po jeta juaj artistike?

Në fund të muajit do të marr pjesë në një koncert që organizohet me krijimtari nga repertori i Vaçe Zelës, që do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe të Baletit. Po bashkëpunoj me Edmond Zhulalin për një këngë shumë të bukur që pres të dalë në anketën muzikore që organizon Radio Tirana. Kam dy-tre aktivitete në Gjakovë, e pastaj shif e shkruaj. Me fillimin e sezonit veror, jam e përfshirë në koncerte të ndryshme në qytetet bregdetare.

Ne folëm për punën në IEVP dhe jetën tuaj artistike, po jeta juaj private?

Po e filloj me vajzat, Erida mbaron fakultetin 3+2 dhe diplomohet sivjet. Resana mbron masterin financë-bankë dhe Neli vazhdon shkollën, dhe njëkohësisht është trajner i ekipit të basketbollit të të rinjve të Tiranës.

A prisni ndryshime në familje?

Të lumtë goja! Qofshin për hajër!

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1918 sec, 0.0511 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,239kB