Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
13
04.2011

"Zona turistike ka nevoje per nderhyrje sistematike"

:::ShkoderZemer
Tv1Channel - Ne maj Shiroka ben hapjen zyrtare te sezonit te notit dhe deri ne kete date na ndajne nje muaj e pak dite. Por edhe pse bashkia e shkodres ka nisur prej disa kohesh pastrimin e bregut te liqenit, duke e lehtesuar kete zone nga grumbujt e mbeturinave


qe e kishin pushtuar, serish problemet jane jo te pakta. Ne 8 km vije liqenore qe po nderhyhet per ta pastruar vihet re se bregu I detit vijon te jete I pushtuar nga shkurret qe do te kerkojne pune e kohe njekohesisht me te madhe per ta permiresuar gjendjen. Sezoni veror qe dita dites po afron sjell nevojen qe Shiroka te pesoje nje transformim rrenjesor, kjo per ti kthyer lavdine e dikurshme e njekohesisht per ti dhene qytetareve shkodrane te kalojne fundjava ne nje mjedis te paster e te shendetshem. Nderhyrja aktuale per pastrimin  e kesaj vije liqenore nga mbeturinat qe kap vleren e 3 milion lekeve i paraprin nje projekti qe tv1 channel ka mesuar se do te zbatohet ne muaj ne vijim. Sipas ketij projekti parashikohet qe te behet nje nderhyrje totale ne zonen e vijes liqenore Shiroke – Zogaj, ku do te behet nje sistemim I ndertimeve si banesa, lokale por edhe ne pjesen e bregut te liqenit. Heqja e mbeturinave po bëhet që nga ura e re e Bunës, për të vijuar me zonën turistike të Shirokës e deri në Zogaj ka permiresuar per momentin situaten. Por ajo qe paraqitet historikisht problematike ne kete zone mbetet pastrimi me sezone te ndara dhe jo sistematikisht. Kjo ka krijuar probleme per imazhin e kesaj zone turistike duke mos krijuar nje identitet te vetin ne kete drejtim, por duke iu dhene pushuesve dhe vizitoreve te ndryshem panorama me kontraste diametralisht te kunderta. Faji ne kete rast mbetet  te gjitheve qe nuk tregojme kujdes per nje pasuri te tille qe ka qyteti I shkodres. Për të arritur në mbajtjen pastër të gjithë gjatësisë së bregut të liqenit të Shkodrës, si dhe pjesës së lumit Buna që i përket qytetit, pas ketij aksioni pastrami eshte bere e ditur se do të organizohen kontrolle të shpeshta me anë të punonjësve të Policisë Bashkiake, por njëkohësisht do të bashkëpunojne  strukturat e zyrës së mjedisit dhe të mbrojtjes së liqenit.
B. Kolvataj
E. Spada


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1489 sec, 0.0427 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB