Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
13
04.2011

Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës

:::ShkoderZemer
Balkanweb, SHKODER -Një pikë e fortë e imja në këto zgjedhje vendore është se e kaluara ime është e njëjtë me të kaluarën e qytetit tim, me vuajtjet dhe persekutimin e gjatë nga regjimi komunist". Kështu pohon Lorenc Luka, kandidati i Partisë Demokratike


për Bashkinë e Shkodrës. Ai është aktualisht kryetar bashkie dhe në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", ai konsideron si pikë të fortë edhe eksperiencën e gjatë të tij në politikë, në administratën lokale, Këshillin e Qarkut dhe në Bashkinë e Shkodrës si dhe projektet e shumta që ka mundur të realizojë gjatë këtij mandati.
Si e keni menduar fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 Majit? Do të kemi fushatë elitë, apo do të jetë diçka tjetër që mund të kalojë në sharje dhe fyerje? Do të hyni në jetën private të kandidatit tjetër?
Partia Demokratike në Shkodër, në respekt edhe të qytetarisë së votuesve, gjithmonë ka bërë një fushatë elektorale model, larg sharjeve dhe fyerjeve. Rasti konkret ishin zgjedhjet e vitit 2007, ku Partia Demokratike tregoi nivelin e saj elitar jo vetëm në sloganet, por edhe në spotet, materialet publicitare etj. Ne në asnjë mënyrë nuk kemi pse të merremi me jetën private të kujtdo qoftë e aq më tepër të një kandidati të një force politike tjetër.
Sa e njihni kundërshtarin? Cilat janë pikat e forta të kundërshtarit tuaj dhe pikat e dobëta të tij?
Kundërshtarin tim e njoh vetëm si kandidat të PS-së në zgjedhjet e 8 majit
Cilat janë pikat e forta tuajat? Po pikat e dobëta tuajat?
Disa nga pikat e forta të miat kanë të bëjnë me eksperiencën e gjatë në politikë, në administratën lokale, Këshillin e Qarkut dhe në Bashkinë e Shkodrës. Njëkohësisht një pikë e fortë e imja është realizimi i pothuaj të gjithë atyre pikave që unë kam shpalosur në programin tim para 4 vitesh për përmirësimin e jetës së qytetarit, kualifikimin e shërbimeve në përgjithësi për të pas një qytet sa më të mirë sa më me standarde dhe të jetueshëm për të gjithë. Një pikë tjetër i fortë e imja është se e kaluara ime është e njëjtë me të kaluarën e qytetit tim me vuajtjet dhe persekutimin e gjatë nga regjimi komunist. Ndërsa në lidhje me pikat e dobëta, është e natyrshme që çdo njeri kur punon dhe gabon. E rëndësishme është t'i njohësh gabimet dhe të punosh për përmirësimin e tyre. Për mua rëndësi ka që këto gabime të kenë qenë njerëzore e jo të qëllimshme.
Ju rikandidoni. Sa nga premtimet e dhëna i keni mbajtur dhe a mund të thoni diçka që keni premtuar 4 vite më parë, por që nuk keni mundur të realizoni?
Mendoj se rikandidimi do të japë mundësinë e vazhdimit të punës së nisur. Bashkia e Shkodrës tashmë është në fazën përfundimtare të realizimit të projekteve strategjike që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës së qytetit. Disa projekte kanë filluar implementimin, disa janë në fazën e prokurimit. Gjatë këtij mandati premtimet që ne kemi bërë jo vetëm që janë mbajtur, por ato edhe janë tejkaluar. Të tillë mund të përmendin hartimin e planit rregullues, i cili përcakton një zhvillim urban dhe të gjithanshëm të qytetit të Shkodrës, shtrirjen e qytetit në drejtim të liqenit dhe zhvillimin e tij në këtë zonë. Vitalizimin e zonave muzeale dhe rikonstruksionet e tyre me qëllim zhvillimin e turizmit kulturor si një nga strategjitë lokale për thithjen e turistëve si nga vendi ashtu dhe nga turistë të huaj. Realizimi në nivel lokal të shërbimeve ndaj qytetarit ka qenë një ndër arritjet e mira të Bashkisë së Shkodrës gjatë këtyre viteve. Kjo përvojë e realizuar për herë të parë në vendin tonë jo vetëm që ka pasur impaktin e vet pozitiv dhe ka marrë vlerësimet maksimale si nga institucionet qendrore, por edhe nga donatorët që operojnë në vendin tonë, aq sa tashmë kjo përvojë po tentohet të merret si shembull edhe në njësitë e tjera vendore të vendit tonë.
Cili është prioriteti juaj për këtë mandat të ri?
Realizimi i mbrojtjes së qytetit nga problematika me Liqenin e Shkodrës, pra ndërtimi i By Passit; vazhdimi i rikonstruksionit të rrjetit inxhinerik të të gjitha akseve rrugore si dhe rikonstruksioni i plotë i të gjitha akseve, të para të dyta dhe të treta të qytetit. E thënë në një mënyrë më të përmbledhur, fundi i mandatit të ri do t'a gjejë qytetin e Shkodrës të kompletuar me infrastrukturën nën dhe mbi tokësore në të gjithë sistemin e rrugëve. Përmirësimi i mjedisit natyror që ka lidhje direkte me kurorën e gjelbër të qytetit që do të thotë: Përmbyllja e fushës ekzistuese të vend depozitimit të mbeturinave dhe kthimin e saj në një ambient të gjelbër, shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta, shtrirja e qytetit në drejtim të liqenit dhe urbanizimi i kësaj zone .
Pse duhet t'ju votojnë ju shkodranët?
Shkodranët duhet të votojnë kandidaturën e PD-së sepse gjatë këtij mandati ne jo vetëm që i realizuam premtimet që i bëmë elektoratit shkodranë madje i kemi tejkaluar ato. Gjatë këtyre 4 viteve, qyteti i Shkodrës ka pasur ndryshimin më të madh se 15 vite të tjera që kaluam, ka pasur realizimet e investimeve më të mëdha. Këto ndryshime janë të dallueshme jo vetëm nga qytetarët e Shkodrës, por edhe nga vizitorët e ndryshëm. Vazhdimi i një mandati të dytë do të shkurtojë kohën e investimeve të filluara dhe realizimin e projekteve që kemi iniciuar
A mund të parashikoni rezultatin me përqindje për Bashkinë e Shkodrës?
Them se do të fitojmë bindshëm për të gjitha ato që citova më sipër, ndërsa për përqindjet ia lëmë elektoratit që të shprehet me votën e lirë me 8 maj.






Pragjet e një Kinemaje
• ARDIAN-CHRISTIAN KYÇYKU
Perandori bizantin dhe lufta e Dyrrachium-it
• Luan Rama
Ana Komnena, Kronistja e betejave bizantine në Shqipëri
• Luan Rama
|| Milosao në PDF

 
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
Copyright 2007 Gazeta Shqiptare Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës
» Dërguar më: 06/04/2011 - 13:44


SHKODER -Një pikë e fortë e imja në këto zgjedhje vendore është se e kaluara ime është e njëjtë me të kaluarën e qytetit tim, me vuajtjet dhe persekutimin e gjatë nga regjimi komunist". Kështu pohon Lorenc Luka, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës. Ai është aktualisht kryetar bashkie dhe në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", ai konsideron si pikë të fortë edhe eksperiencën e gjatë të tij në politikë, në administratën lokale, Këshillin e Qarkut dhe në Bashkinë e Shkodrës si dhe projektet e shumta që ka mundur të realizojë gjatë këtij mandati.
Si e keni menduar fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 Majit? Do të kemi fushatë elitë, apo do të jetë diçka tjetër që mund të kalojë në sharje dhe fyerje? Do të hyni në jetën private të kandidatit tjetër?
Partia Demokratike në Shkodër, në respekt edhe të qytetarisë së votuesve, gjithmonë ka bërë një fushatë elektorale model, larg sharjeve dhe fyerjeve. Rasti konkret ishin zgjedhjet e vitit 2007, ku Partia Demokratike tregoi nivelin e saj elitar jo vetëm në sloganet, por edhe në spotet, materialet publicitare etj. Ne në asnjë mënyrë nuk kemi pse të merremi me jetën private të kujtdo qoftë e aq më tepër të një kandidati të një force politike tjetër.
Sa e njihni kundërshtarin? Cilat janë pikat e forta të kundërshtarit tuaj dhe pikat e dobëta të tij?
Kundërshtarin tim e njoh vetëm si kandidat të PS-së në zgjedhjet e 8 majit
Cilat janë pikat e forta tuajat? Po pikat e dobëta tuajat?
Disa nga pikat e forta të miat kanë të bëjnë me eksperiencën e gjatë në politikë, në administratën lokale, Këshillin e Qarkut dhe në Bashkinë e Shkodrës. Njëkohësisht një pikë e fortë e imja është realizimi i pothuaj të gjithë atyre pikave që unë kam shpalosur në programin tim para 4 vitesh për përmirësimin e jetës së qytetarit, kualifikimin e shërbimeve në përgjithësi për të pas një qytet sa më të mirë sa më me standarde dhe të jetueshëm për të gjithë. Një pikë tjetër i fortë e imja është se e kaluara ime është e njëjtë me të kaluarën e qytetit tim me vuajtjet dhe persekutimin e gjatë nga regjimi komunist. Ndërsa në lidhje me pikat e dobëta, është e natyrshme që çdo njeri kur punon dhe gabon. E rëndësishme është t'i njohësh gabimet dhe të punosh për përmirësimin e tyre. Për mua rëndësi ka që këto gabime të kenë qenë njerëzore e jo të qëllimshme.
Ju rikandidoni. Sa nga premtimet e dhëna i keni mbajtur dhe a mund të thoni diçka që keni premtuar 4 vite më parë, por që nuk keni mundur të realizoni?
Mendoj se rikandidimi do të japë mundësinë e vazhdimit të punës së nisur. Bashkia e Shkodrës tashmë është në fazën përfundimtare të realizimit të projekteve strategjike që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës së qytetit. Disa projekte kanë filluar implementimin, disa janë në fazën e prokurimit. Gjatë këtij mandati premtimet që ne kemi bërë jo vetëm që janë mbajtur, por ato edhe janë tejkaluar. Të tillë mund të përmendin hartimin e planit rregullues, i cili përcakton një zhvillim urban dhe të gjithanshëm të qytetit të Shkodrës, shtrirjen e qytetit në drejtim të liqenit dhe zhvillimin e tij në këtë zonë. Vitalizimin e zonave muzeale dhe rikonstruksionet e tyre me qëllim zhvillimin e turizmit kulturor si një nga strategjitë lokale për thithjen e turistëve si nga vendi ashtu dhe nga turistë të huaj. Realizimi në nivel lokal të shërbimeve ndaj qytetarit ka qenë një ndër arritjet e mira të Bashkisë së Shkodrës gjatë këtyre viteve. Kjo përvojë e realizuar për herë të parë në vendin tonë jo vetëm që ka pasur impaktin e vet pozitiv dhe ka marrë vlerësimet maksimale si nga institucionet qendrore, por edhe nga donatorët që operojnë në vendin tonë, aq sa tashmë kjo përvojë po tentohet të merret si shembull edhe në njësitë e tjera vendore të vendit tonë.
Cili është prioriteti juaj për këtë mandat të ri?
Realizimi i mbrojtjes së qytetit nga problematika me Liqenin e Shkodrës, pra ndërtimi i By Passit; vazhdimi i rikonstruksionit të rrjetit inxhinerik të të gjitha akseve rrugore si dhe rikonstruksioni i plotë i të gjitha akseve, të para të dyta dhe të treta të qytetit. E thënë në një mënyrë më të përmbledhur, fundi i mandatit të ri do t'a gjejë qytetin e Shkodrës të kompletuar me infrastrukturën nën dhe mbi tokësore në të gjithë sistemin e rrugëve. Përmirësimi i mjedisit natyror që ka lidhje direkte me kurorën e gjelbër të qytetit që do të thotë: Përmbyllja e fushës ekzistuese të vend depozitimit të mbeturinave dhe kthimin e saj në një ambient të gjelbër, shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta, shtrirja e qytetit në drejtim të liqenit dhe urbanizimi i kësaj zone .
Pse duhet t'ju votojnë ju shkodranët?
Shkodranët duhet të votojnë kandidaturën e PD-së sepse gjatë këtij mandati ne jo vetëm që i realizuam premtimet që i bëmë elektoratit shkodranë madje i kemi tejkaluar ato. Gjatë këtyre 4 viteve, qyteti i Shkodrës ka pasur ndryshimin më të madh se 15 vite të tjera që kaluam, ka pasur realizimet e investimeve më të mëdha. Këto ndryshime janë të dallueshme jo vetëm nga qytetarët e Shkodrës, por edhe nga vizitorët e ndryshëm. Vazhdimi i një mandati të dytë do të shkurtojë kohën e investimeve të filluara dhe realizimin e projekteve që kemi iniciuar
A mund të parashikoni rezultatin me përqindje për Bashkinë e Shkodrës?
Them se do të fitojmë bindshëm për të gjitha ato që citova më sipër, ndërsa për përqindjet ia lëmë elektoratit që të shprehet me votën e lirë me 8 maj.


Vazhdo Leximin...
Komenti 11printer friendly
Comments
Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, 66toni 13 Apr : 17:19 Reply to this

hahaha nji njeri qe flen 4 vjet pa nji muj (muji i fushates elektorale)????????!!!!!!
Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, shkodrani ne mergim 13 Apr : 18:37 Reply to this

HAHAHA,
Ky te ban me hape gojen me zor.Si nuk kane nji fije fytyre,po ku i ka mbete ketij e shume te tjereve fytyre,ajo i asht ba me nder b..e.
O loli,a ke harru se e ke pase vjerrin sekretar partie,i cili ka hyre ne burg per imoralitet,per kurveri e thene ma shqip?
Qe ke punuar ne metalike dhe ke qene nje injorant dhe jane tallur me ty?
Se kush te futi ne pd,ne cilin klan ben pjese sot(ate te jozit),qe i shkon si qen para e mbrapa asaj dhe nuk merr nje vendim apo njeri ne pune pa lejen e saj?
Po te mos ishte kjo e fundit,do te ishe e shumta nje tregtaruc ne shkoder?
A ke harruar qe je ti qe braktise shkodren dhe pd ne 97?shkove me rrujte b..n tende ne itali(dhe jo ne elbasan)????
Me ben me qeshe kur thu se :"Kundërshtarin tim e njoh vetëm si kandidat të PS-së në zgjedhjet e 8 majit "??
Me ke tallesh ti?Genc hajdutin e njeh e gjithe shkodra dhe nuk e njihke ti?Po ai ka qene drejtor i hipotekes apo jo?keni lidhe e zgjidhe bashke apo ke harruar?Apo keni bere nje marreveshje te fshehte bashke me ps e shkodres(o me pahir ose me ndonej interes?pse nuk ka PS e shkodres njerez te nderum por mbeti per Gencin?
O Loli,a ke harruar se me sa vota ke fituar ne shkoder 2007?
po ta kujtoj me 15849 ke fituar ti kundrejt namikut me 10552.Pa llogaritur se nje pjese e ketyre votave te tuaja jane marre me shumice prej njeheresh(d.m.th vjedh).
A e din se cfare do te thote kjo ,se popullariteti i pd dhe i joti ne shkoder ka rene,duke patur parasysh se banore ka shkodra dhe si kane votuar me perpara per te(pd) apo jo loli?
A ishit ju qe u morret me jeten private te namikut(nuk e njoh e as di se kush eshte)ne 2007,duke thene nder te tjera se ai jeton ne tirane e si don me rregullue shkodren,etj etj???
Cfare premtimesh ke realizuar mor djale,ah po e ke mbushur administraten e bashkesise me: nipin tend(specialist tek urbanistika e qarkut shkoder),me kusherinjt e me simpatizante te pd,per kete e kishe fjalen????Apo e ke bere nje mosbarazim mes feve ne pune,ku bjen ne sy nje perqindje shume te madhe njerez te fese katolike(ju lutem mos me keqkuptoni me kete)dhe me teper jane te ardhur dhe jo shkodrane(pse nuk paska shkodra njerez ).Nese e ke per kete fjalen,atehere ,ketu jam me ty.
Unaza ala ska perfunduar si duhet(edhe ajo nje investim gjysmak i qeverise dhe jo i bashkesise),mos ndoshta nuk jeton ne shkoder ti?etj etj
Plani rregullues i shkodres,nuk e ke bere ti,ajo ka ekzistuar me kohe,por gjithmone bashkia e shkodres nuk ka terhequr fondet nga tirane apo jo(sepse ishin socialistet ne pushtet,dhe nuk dojshit me i mbete ndera e tyre)?
Ku e sheh ti permiresimin e jetes se qytetarit,ne cfare aspektesh ,?me listen e gjate te borxheve ne njerez apo ne dyqane?ne ndertime vend e pa vend?me kontrabande.me mbjellje hashash neper kopshte???qe nuk kane ku te ankohen apo te marrin nje dokument se i kerkojne lek per te kryer nje veprim etj etj etj Kam me teper per ty o Loli,por nuk ia vlen te merresh me ty se je i pa burre dhe dinak(te kam provuar kur ishe ne krye te pd nga 1996)dhe nuk ke ndryshuar hic(nje trap ke qene dhe vazhdon te jesh,jo se Genci asht me i mire,esht edhe ma i keq se ti).
66toni 13,fjale me vend,flen 4 vjet pa 1 muaj.
[ edited 13 Apr : 18:41 ]
Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, Al Bundy 13 Apr : 19:04 Reply to this

Ishalla vjen Lorenci te SHOl dhe e lexon repliken e Shkodranit ne Mergim. Paska pas nevoje me ja permend dikush prej te pares te e fundit.

Nga ana tjeter vjen Sala ne Shkoder e deklaron se qyteti ka ndryshu fetyre. Tesh ose ai asht David Koperfild ose njerezit vazhdojn me ken te marrosun.

Si gjithmone kenaqesi me lexu komentet e Shkodranit ne Mergim.


Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, West**** 14 Apr : 17:26 Reply to this

Shkodrani ne mergim te lumte ajo goj se kergja nuk te bjen n'toke. Tham e stertham me vedin gjithmone, po a ka met tan ajo Shkoder vetem per kto dy??? Gjithe ai qytet me njerez te mrekullushem, ne te gjitha anet , punetor, te dashtun.etj etj.Po Shkodra s'ka hup. Po tham kto dy ja kan marre doren padrejtesive e din si me e lujt bishtin per interesat e veta .Turpppppppppppppppppp.
Re: Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, Cen Durimadhi 14 Apr : 23:04 Reply to this

West njerzit me itibar nshkoder si puna jeme (qeshem) nuk e ulin vedin per i cop bashki moj tamarsha , nuk perzihen hiq ner kta gjana , ju kan shlu rrugen ktyne si jan per ket pun , si jan msu tan jeten me vjedh edhe me u ba burraleca me i shku i femnes mrapa veq per i cop bashki , nuk kam ca shkruj kot se shkodrani ne mergim i paska shkru me pik e presje per te dy . po prep tham lorenci mshehet mas pd se dihet se pd fiton gjithmon nshkoder , kshuqi asht e kot me ket popull me u qjerr tu shkru e tu ju tregu tdrejten .
Un tan jeten kam ken socialis edhe jam po burrash per kurgja sja kam pa hajrin as i her . Per zgjedhje lokale kam votu gjithmon per ps pa ket her zdu me shku hiq me votu se edhe per i vot temen aj spa fiton
Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, shkodrani ne mergim 14 Apr : 22:18 Reply to this

Mu kujtua edhe dicka tjeter per Lolin e Gencin;
Lorenc Luka duke pasë shtëpi morri një apartament si i persekutuar, të cilin e shiti.
Në skandalin e tokave në Velipojë, Loli ka pjesën e vet,por nuk i hyri i ndodhi gje.
Nga katër të arrestuar për dosjen “Velipoja”, tre u liruan, Kryetari i Komunës, Drejt.i Kadastres Shkodër dhe kryetari i komisionit të pronave Shkodër,në burg ngeli personi më i parëndësishëm.
Gjithashtu,Loli morri edhe vajzën e dajës së Jozefinës, Zj. Darragjati si zëdhënëse të Këshillit të Qarkut në një kohë që ajo ishte studente në Vjenë dhe vinte krye 3-4 muajsh për të dal një herë në TV dhe me marrë rrogën.
Sic e thashe me siper,vjehrri i Lolit ka qenë një komunist i flaktë,i përjashtuar nga PPSH,për imoralitet, sepse ka pasur marrëdhënie dashurie me gruan e kushëririt të tij të parë.
Baxhanaku i Lolit është një komunist(nuk e di tesh),me disa anëtarë partie në shtëpi e farefis.
Kurse per Genc Urucin ai eshte akuzuar per shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve nga korriku 2009(me duket).Gjykata e denoj kete(dhe shume te zyrtare te tjere ne ate kohe)i denoj me gjoba në vend të burgut,pasi eshte pranuar gjykim i shkurtuar duke e favorizuar atë (dhe te tjeret)me uljen e 1/3 të dënimit me burg dhe të gjobës.

Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, guest 15 Apr : 13:41 Reply to this

ku e merrni ket informacion te detajum per kta njerz, thjesht kuriozitet. bile jam tu mendu se ka vend per nje shprehje qe ka lan churchill
Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, ALBERTSA 15 Apr : 18:58 Reply to this

Shkodrani ne mergim,sa mir ke ba qe paske shku ne mergim se me pa ndej ne shkoder paske pas pun me ndjek vjehrrin e lolit me ke ban dashni,edhe nje gja tjeter qe nuk kam kuptu çfar fajit ka loli per kyt pun,,,,un tham qe loli ka shum faj se si esht katandis shkodra dhe me pas nje fije ndergjegje nuk kandidohet ma se ma keq se kshtu nuk ka...
Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, shkodrani ne mergim 15 Apr : 19:26 Reply to this

Albertsa15
Eshte e vertete se mua nuk me duhet gje jeta private e tij dhe as e kerkujt.Nuk e di a e ke kuptuar thelbin e komenteve te mija e cila ka lidhje me intervisten e tij per cfare ai deklaron ne te.Por njeriu duhet te jete shume i kujdeshem ne ato qe flet,per te kaluaren e vet kur flet apo fyen te tjeret,dhe sidomos ne shkoder ku pothujse te gjithe e njohim njeri tjetrin.
Ne ato qe kam shkruar per te,i rri pike e presje,sepse e kam jetuar dhe kam ndjer shume presionin e ketyre njerezve,klanit,qe grumbulluan rreth vehtit njerez kriminela,hajduta etj etj ne gjirin e pd duke bere te largohen nje pjese e mire e njerezve te ndershem nga pd(me tesere dhe pa tesere) dhe nje nga keto isha edhe une.(te garantoj nuk kam kerkuar poste apo priligje prej PD),Dhe ato fjale ia kam thene ne sy kur ishte kryetar i PD ne 1996,ka qene prezent B.Hoti dhe Lije Broci.Kam thene edhe me teper por .....nejse.Ato jane atje duke mashtruar shkodren,duke vjedhur,duke shtuar pasurite e tyre dhe populli ishkodres vuan, kurse une jam ne mergim.
Pse nuk kupton ti se cfare faji ka Loli per kete pune(ne lidhje me vjerrin)nuk eshte faji im qe ju nuk kuptoni komentet e mija dhe intervisten e dhene prej tije dhe nuk kam nder mend te ta shpjegoj se pse e kam permendur kete gje ne komentet e mia.
Jam me ju,kur thoni se si eshte katandis shkodra dhe me dhimbset.Isha edhe vjet ne shkoder dhe bile kisha ndermend te kthehesha pergjithmone por nuk kishte ndryshuar asgje sic e kisha lene shkodren(megjithese pothuajse percdo vjet kam ardhur)ashtu edhe nga ana politike,ku nder te tjera ala vazhdonin me ate teorine qe po fyeve PD,ose po shave deputetin e PD ose cdo funksionar te PD,te quajne Socialist ose komunist.Pra nuk mujshe kend me kritikue.Nejse.
Dola pak nga tema por sorry.
Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, ALBERTSA 15 Apr : 21:42 Reply to this

Ke te drejt persa i perket shkodres esht kshtu si thu ti esht ba qytet me ik sa ma shpejt ashtu si jan tu ik tan ata qe nuk duhet me ik.kurse per vjehrrin e lolit un mendova vedin tem çfar fajit kam un se qa ban vjehrri jem....mendoj edhe per ty qe nuk ke pergjegjsi qa ban vjehrri jot.
Kandidati i PD: Do ndërtoj të gjitha rrugët e Shkodrës, WENZO 16 Apr : 04:26 Reply to this

Të gjithë këto komente uroj që t'ju bien në vesh këtyre dy kandidatëve por mendoj se janë thjeshtë gjepura elektorale.Një diçka është e sigurt se as njëri e as tjetri nuk i consultojnë këto çka njerëzit shkruajnë këtu.Ti shashë apo ti lëvdosh = e njëjtë.Ata promovohen në site më të rëndësishme si Wikipédia,Bloger ect as që i hedhin sy fare Shodrëronline.Asnjëri nga ju e unë sëbashku me ju s'kemi acces në kutitë e imaileve të këtyre që t'ju dërgojmë mesazhin tonë e ta lexojnë edhe ata vetë opinionin e secilit.Madje nganjëherë kam mendimin se ky grumbull i vogël njerëzish këtu janë thjeshtë për të shkëmbyer ndonjë mendim me njëri-tjetrin se për këtë temë që këtu trajtohet as Loli as goni s'duan t'ja dinë,,,

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1644 sec, 0.0435 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,285kB