Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
11
04.2011

Shkodër, ambasadori amerikan me kryebashkiakun dhe kreun e PS

:::ShkoderZemer
Arvizu me kryebashkiaun Luka dje ne Shkoder - SHKODER – Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, zhvillon vizitën e dytë në Shkodër. Ndërsa e para kishte lidhje me situatën e rënduar të përmbytjeve, udhëtimi i djeshëm drejt Shkodrës ka qenë një vizitë njohjeje me situatën që po kalon qyteti. Gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, ambasadori amerikan është takuar me kryetarin


e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, me prefektin Maxhid Cungu, si dhe me kryetaren e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari. Me këtë të fundit takimi është bërë në Fabrikën e Konfeksioneve që drejtohet prej saj, në zonën industriale të qytetit. Interesimit të mediave në lidhje me vizitën e tij në Shkodër, diplomati amerikan iu përgjigj shkurt, se bëhet fjalë për një vizitë njohjeje me qytetin. “Kjo është vizita e dytë e imja në Shkodër. E para ishte gjatë përmbytjeve. Në takimin që pata me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, zotin Lorenc Luka, u informova rreth punës së bërë dhe projekteve për zhvillimin e zonës dhe mund të them se është bërë një punë e shkëlqyer”, pohoi Arvizu. I pyetur për zgjedhjet lokale, nëse kemi të bëjmë me zgjedhje administrative apo janë referendum popullor, ai ka pohuar: “Unë mendoj se çdo zgjedhje ka ndikim në popull, pasi ata që kandidojnë, qytetarët do t’i pyesin se çfarë do të bëni ju për ne. Prandaj ata duhet me të vërtetë të bëjnë për ta”. Gjatë të gjithë takimeve të bëra me drejtuesit lokalë, ambasadori amerikan ka marrë falënderimet e tyre në lidhje me mbështetjen që po i japin SHBA-të vendit tonë. r.d

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2027 sec, 0.0364 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB