Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
28
03.2011

Tete vitaminat e domosdoshme per shendetin e grave

::bud::
Vitamin B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe eshte shume e dobishme per zhvillimin e sistemit nervor qendror. Vitaminat jane te dobishme per te gjithe, por ka disa qe duken sikur jane krijuar enkas per femrat. Organizmi femeror tregon nje nevoje me te thesuar per 8 vitamina specifike. Le te shohim se kush jane, ku gjenden dhe perse jane kaq te rendesishme.


Vitamina A- Ne kete vitamine kemi te konservuar beta-caroteni. Ai ndihmon ne ruajtjen e eshtrave dhe indeve qe jane nje nga pjeset me delikate te trupit femeror, sidomos pas perjudhes se menopauses. Gjithashtu, vitamina A stimulon sistemin imunitar dhe mbron dhe forteson shikimin. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane qumeshti, e verdhe e vezes, perimet me gjethe jeshile, karrotat, pjeperi dhe portokalli.

Vitamina B6– Kjo vitamine njihet ndryshe me emrin pyridoxine dhe ka nje rol te rendesishem ne forcimin e sistemit imunitar dhe rregullimin e hormoneve.Vitamina B eshte e dobishme per metabolizmin dhe funksionin e trurit. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane: mishi i pules dhe i vicit, tershera, misri dhe avokado.

Vitamin B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe eshte shume e dobishme per zhvillimin e sistemit nervor qendror. Kjo vitamine eshte edhe nje nga lendet ushqyese kryesore te ADN-se tone. B9 eshte vecanerisht e rendesishme per femrat, sepse ndihmon zhvillimin korrekt te fetusit. Mungesa e acidit folik mund te coje ne lindjen e nje femije me defekte, por edhe ne demtimin e ADN-se. Ushqimet me te pasura me B9 jane: perimet me gjethe jeshile, frutat, agrumet, bishtajoret, vezet dhe melcite.

Vitamina B12- Cyanocobalamin eshte e konservuar ne kete vitamine. Kjo eshte pergjegjese per kujteses dhe gjithashtu rregullon dhe promovon funksionimin e duhur te nervave. Vitamina B12 eshte e rendesishme per ndarjen e qelizave, sintezen e proteinave, metabolizmin dhe sigurimin e energjise nga ushqimi. Ushqime me te pasura ne B12 jane produktet e qumeshtit, vezet, peshk dhe mish i kuq.

Vitamina C- Me merita te plota eshte quajtur “super-vitamina” sepse eshte burimi me i mire i karburantit per sistemin imunitar. Ndikimi i kesaj vitamine eshte i pranishem ne shume aktivitete qelizor. Vitamina C ndihmon prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut dhe lehteson transportin e hekurit. Pervec kesaj, vitamina C rrit perqendrimin sepse ndikon ne rritjen e nivelit te norepinephrines ne tru. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane: kivi, portokalli,limoni luleshtrydhja, patatet dhe brokoli.

Vitamina D- Kjo eshte vitamina e kockave. Me kalimin e moshes kockat humbasin dendesi dhe kjo shoqerohet me shfaqjen e osteoporozes. Perdorimi i vitaminave D qe ne femijeri dhe ne vazhdim parandalon kete rrezik dhe forteson dhembet. Ndikimii kesaj vitamine ndjehet edhe gjate ciklit menstrual. Studimet e ndryshme kane vertetuar se vitamina D luan nje rok kyc ne parandalimin e kancerit te zorres se trashe dhe te artritit reumatoid. Kjo vitamine gjendet kryesisht ne ushqime si: qumeshti, veza, peshku dhe keshillohe ekspozimi ne rrezet e diellit sepse ky i fundit ndihmon ne sintezen e kesaj vitamine.

Vitamina E- Eshte nje antioksidant i rendesishem per femrat. Ajo ndihmon ne rritjen dhefortesimin e flokeve, riparimin e indeve, mbron trupin nga procesi i plakjes, siguron thonjte te shendetshme, mbron syte dhe melcine. Ushqimet ne te cilat mund te gjeni me shumice vitamine E jane pothuajse te gjitha frutat dhe perimet.

Vitamina K – Vitamina K eshte e rendesishme sepse kjo ndihmon ne koagulimin e gjakut, gjithashtu ndihmon per te mbajtur kockat e forta si edhe ne parandalimin e semundjeve te zemres. Ushqimet me te pasura me vitaminen K-jane: perimet me gjethe jeshile, brokoli, vaji i sojes dhe vaji peshkut.

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Tete vitaminat e domosdoshme per shendetin e grave, Tirana 30 Mar : 05:44 Reply to this

Me than te drejten njikyt vitaminen K, e keni lan krejt kot ne fundn, sepse vitanina K asht ma e domosdoshmja per Grat,prandaj asht dasht me u vu e para, a po ju Shkodrant e leni Amelcinen gjithmon, per ne fund.Si nuk e lat kurr Humorin mor Shkodra.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1894 sec, 0.0453 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,234kB