:::ShkoderZemer
Këshilli I Bashkisë Shkoder me 36 vota pro 7 kunder dhe 1 apstenim ka miratuar Buxhetin e vitit 2011. Buxheti I vitit 2011 ne total kap shifren e 875 milion e 514 mij lekesh te reja, e thene ndryshe rreth 6 milion e 344 mij euro.Kryetari I Bashkise Shkoder
ne fjalen e tij para keshilltareve vuri ne dukje edhe pune e bere ne total gjate ketyre kater viteve dhe si theks te vecant vuri bashkepunimin Keshill Bashkiak-Administrate dhe iniciative qytetare.
“ Analiza e rezultateve te vitit 2010 dhe prezantimi i Projekt-Buxhetit te vitit 2011 perkon tashme me 4 vite pune te nje mandati politik, qe na u besua per te administruar sherbimet dhe investimet ndaj ketij Qyteti, per ti dhene zgjidhje problematikave te trasheguara dhe impuls zhvillimit te metejshme per te cilat mendoj se rezultatet kane qene te kenaqshme, te prekshme e tashme kemi nje Qytet te shanseve te medha.
Me Ju te nderuar Keshilltare jemi mbledhur e rimbledhur dhjetra e dhjetra here sebashku, kemi projektuar e finalizuar qindra projekte dhe marre mijra vendime te cilat i kane sherbyer qytetit dhe qytetareve te Shkodres. Nepermjet vendimeve ne kemi percjelle dhe kendveshtrimin Tona dhe te qytetareve qe Ju perfaqesoni. Jane ato qe do te vleresojne punen tone per sot e per te ardhmen.
Ne vertet sot kemi nje Qytet Ndryshe, por ne do tentojme, duhet te guxojme tashme per vepra me madhore ne te ardhmen, Investime te rendesishme kapitale e moderne, sic dhe kemi filluar, qe te sjellim shprese, te krijojme stabilitet, prosperitet e qendrueshmeri, ti rikthejme emrin e madh ketij Qyteti, qe krijojme nje zhvillim rajonal te qendrueshem, te behemi modeli, kryeqendra dhe inkurajuesi i zhvillimit te projekteve rajonale dhe nderkufitare.”
Buxheti I vitit 2011 parasheh rritje te investimeve ne sektorin e sherbimeve publike ku ten dare ne zera buxheti I vitit 2011 parasheh rreth 244 milion e 663 mij leke te reja fond per investime ne total, shpenzime operative 352 milion e 11 mij leke.
Ne kete buxhet te parapare nga Bashkia Shkoder per vitin 2011 jane investimet me te ardhurat e saj. Ku realizimi I te ardhurave per vitin 2010 shenoj nje rritje prej 5%, e nderkaq e parashikuar per vitin 2011 eshte nje rritje per 9.7%, duke e ndare kete realizim te ardhurave prej 466 milion e 790 mije leke te reja nga te ardhurat e veta dhe nga grantet 334 milion e 563 mije lek te reja.
Bashkia realizim rreth 55% te buxhetit te saj me te ardhurat nga biznesi, te cilat se bashku me tarifat dhe taksat familjare ato zene rreth 70% te tyre. Sipas drejtorise se te ardhurave te bashkise Shkoder realizimi per vitin 2010 kap shifren e 35 milion e 246 mij e 814 lek te reja.
Vazhdo Leximin...