Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
26
03.2011

Thethi, perla malore tre vjet pa energji

:::ShkoderZemer
Panorama - SHKODER – Një ndër zonat më të preferuara për turizmin malor, Thethi, prej tri vitesh nuk ka energji elektrike. Kjo ishte problematika më e theksuar që renditi kryetari i komunës Shalë, pjesë e së cilës është edhe zona turistike e Thethit, Dedë Tonaj. Sipas tij, situata është alarmante pasi kjo zonë vuan edhe


mungesën e infrastrukturës rrugore. Ky shqetësim i tij u bë në vazhdën e problematikave të evidentuara edhe nga drejtues të tjerë të njësive vendore në një takim pune të zhvilluar nga prefekti i Shkodrës, me qëllim marrjen e masave në prag të fillimit të sezonit turistik. Sipas tyre, mungesa e energjisë, ujit dhe rrugëve i bëjnë këto zona të vështira për t’u shfrytëzuar dhe për të tërhequr vizitorë. “Jemi këtu të gjithë bashkë për të përcaktuar prioritetet tona në sezonin turistik të sivjetshëm. Do të evidentojmë shqetësimet dhe nevojat që duhen plotësuar me qëllim që kur të fillojë sezoni turistik ne të jemi gati”, u shpreh prefekti Maxhid Cungu. Sipas tij, gjatë viteve të fundit i është kushtuar rëndësi e veçantë turizmit në përgjithësi e atij malor në veçanti. “Qeveria shqiptare ka pasur prioritet të saj zhvillimin e turizmit, krijimin e kushteve të favorshme për shtim të numrit të, pushuesve. Kanë qenë të shumta investimet e bëra në zonat turistike, të cilat kanë shërbyer direkt në rritjen e të ardhurave prej turizmit”, tha prefekti Cungu. Ndërkaq, drejtuesit e njësive vendore të zonave malore nuk kanë hezituar të bëjnë publike për të disatën herë shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e kushteve në këto zona. “Edhe pse flitet për turizëm malor dhe shtim turistësh, me ose pa dashje harrohet se Thethi ka 3 vite pa energji elektrike. Si mund të afrosh turistë pa drita? Kemi bërë kërkesa pa fund në të gjitha institucionet, por deri tani asgjë nuk është bërë”, u shpreh kreu i komunës Shalë, ku bën pjesë edhe Thethi, Dedë Tonaj. Ai është ndalur dhe tek infrastruktura rrugore që të çon në fshatin Theth. “Çfarë turizmi mund t’u afrosh pushuesve kur nuk ke rrugë për të shkuar në Theth?! Realiteti është se turistët nisen për të bërë pushime, por u duhet të kthehen pas, pasi nuk kanë rrugë”, u shpreh më tej Tonaj. Probleme ka dhe Razma, një tjetër zonë turistike malore, e cila, sipas kryetarit të kësaj komune, Fredi Sterkaj, prej shumë vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm. r.d

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Thethi, perla malore tre vjet pa energji, ALBERTSA 26 Mar : 15:28 Reply to this

Perla malore pa uj, pa drita, pa rruge,do te jen rradh e madhe neper agjenci kush me shku ma par....

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1768 sec, 0.0310 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB