Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
26
03.2011

PS e Shkodrës: Do t’i bojkotojmë zgjedhjet

:::ShkoderZemer
Panorama - Partia Socialiste e qytetit të Shkodrës reagoi dje duke paralajmëruar rrezikimin e procesit elektoral në këtë qytet. Sipas PS-së, nga 87 500 votues që ka Shkodra, 30 mijë votues në qytet nuk kanë kod banese dhe, sipas tyre, lë hapësira për abuzime duke krijuar mundësinë që një person të votojë në disa qendra votimi.


Gjithashtu, shqetësues për PS-në e Shkodrës është fakti rreth 9 mijë votuesve nuk u figuron emri në qendrat e tyre zgjedhore. Kryetarja e PS-së së qytetit Shkodër, Keti Bazhdari, tha se kjo situatë është në shkelje të Kodit Zgjedhor, përkatësisht me nenin 47, pika 3, i cili vendos detyrimin e pasqyrimit të këtij treguesi në listat e zgjedhësve. Në këtë mënyrë, ky veprim sjell si pasojë pamundësinë e subjektit politik për verifikimin e saktësisë dhe vërtetësisë së këtyre listave. Një veprim i tillë, sipas Bazhdarit, dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe selektiv, pasi është një numër i konsiderueshëm personash që neve na rezultojnë që nuk u del emri në qendrat e tyre të votimit. “Nëse problemi nuk do të zgjidhet PS e këtij qyteti do të bojkotojë zgjedhjet në qendrat problematike”, tha Bazhdari. Duke folur më tej në lidhje më problemet që po hasen me listat e zgjedhësve në Bashkinë e Shkodrës, që është dhe bashkia më e madhe në Veri të Shqipërisë, kryetarja e Partisë Socialiste në Shkodër ka folur dhe për një sërë problemesh serioze që kjo forcë politike ka hasur në listat dhe procesin e përgatitjes së procesit zgjedhor. Ajo tha se në qytet janë caktuar 6 qendra votimi në lokale private të zgjedhura në mënyrë të njëanshme. Ndërkohë, në kundërshtim me kërkesat e pikës 2, germa “A” të nenit 62 të Kodit, në listat paraprake, për 36 qendra votimi janë regjistruar mbi 1000 mijë zgjedhës, çka do të thotë që për bashkinë Shkodër duhet të kishim edhe 36 qendra të reja votimi.

Vazhdo Leximin...
Komenti 2printer friendly
Comments
PS e Shkodrës: Do t’i bojkotojmë zgjedhjet, Tirana 27 Mar : 02:59 Reply to this

Popülli Gjerman ka nji Fjal, Kush nuk Voton nuk ka te drejt ma von, me pretendu per me perfitu dicka nga Qeverija, qe vjen ne
fuqi.me nji fjal shkurt me e than, ma von mos u anko per kurgja por, Halt deine Klape und weiter machen,dmth mylle gojen e nepi vedit, me e pershtat Shkodranshe.
PS e Shkodrës: Do t’i bojkotojmë zgjedhjet, WENZO 27 Mar : 08:37 Reply to this

Ah,,,scheisse,immer ein wenig Platz für Korruption,sespse pa korroption nuk kalohet jeta.Paradoks flagrant ky pasi që mendoj jo vetëm me letërnjoftime e pasaporta të sofistikuara e të modelit kontemporen/(bioemetrik) ect, Shqiptari gjen gjithmonë mundësinë të abuzojë e të korruptojë në çfarë do lloj situate.Uroj që kësaj rradhe elektorët Shkodranë e Shqiptarë të bëjnë zgjedhjen më të mirë e të propzojnë për qeverisje Extraterrestë,Oufot e Ovnit,se edhe vetë Perëndia të jetë në fuqi do ti gjejnë edhe asajë një cen një faj....

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3011 sec, 0.0401 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB