Welcome to ShkodraOnline
Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.
A website for Shkodra and all who love this ancient city.
Lexime te Tjera
Facebook -
Twitter
| :::ShkoderZemer
Rrik Ndoci ftues i Festivalit te 45-te te Kenges ne Radio Televizion. Kenga: Balada e gurit Kendon : Frederik Ndoci Kompozitor : Ardian Hila Poet : Pandi Laco Kjo kenge do te perfaqesoje shqiperine ne Euro-Fest 2007. KETU MUND TE DEGJONI 20 secondat e para te kenges fituese Kurse ketu poshte mund te shkarkoni komplet kengen per ta shkarkuar kliko me anen e djathe te miut ktu poshte dhe shtyp "save as.." Balada e Gurit Nje balade nga veriu per Eurovizion Nje balade nga veriu per Eurovizion Nga D.B Një baladë me atmosferë krejtësisht ballkanike, tinguj muzikorë nga veriu i Shqipërisë dhe një zë potent e i veçantë. Frederik Ndoci, me këngën “Balada e gurit” është shpallur fituesi i festivalit të 45 të këngës në RTSH. Me tekst të Pandi Laços, kompozuar dhe orkestruar nga Adrian Hila, “Balada e gurit” është njëkohësisht edhe kënga e radhës, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion. Juria e evenimentit të rëndësishëm të këngës së lehtë shqiptare ka votuar hapur për 16 këngët e përzgjedhura të natës finale, ku nuk kanë munguar edhe elementë të shumtë të spektaklit. Në vendin e dytë u rendit kompozimi i Pirro Çakos, interpretuar nga Rosela Gjylbegu dhe në vend të tretë, kënga e kompozuar nga Kristi, “Ku është dashuria” dhe interpretuar nga Mariza Ikonomi. Kënga fituese “Balada e gurit”, një baladë e bazuar në motivet e veriut, me një kohëzgjatje 4 minuta e gjysmë, emocionuese dhe drithëruese e me një interpretim pasionant të Frederik Ndocit, ka ardhur tepër ngrohte edhe nga shoqërimi me zë i Aida Ndocit, bashkëshortja e këngëtarit. Rikthimi i Ndocit Ndoci, i tërhequr dhe gati kapriçoz me mediat, nuk ka deklaruar pothuajse asnjë detaj nga puna dhe bashkëpunimi që sollën si rezultat këngën fituese të festivalit të 45-të. Tërësisht i rrënjosur në emocione te garës, duke kërkuar fije të largëta që e lidhnin dikur me publikun, duke u munduar të shpërfillë gjurmët e kohës dhe largësisë, Frederik ndoci, i cili diku në muajin gusht nuk mendonte ta këndonte këtë këngë në festival, përjetoi këto ditë rikthimin pas shumë vitesh të ndjesive të skenës së festivalit. Këngëtari Frederik Ndoci , 47 vjeç , një nga interpretuesit më pikantë të muzikës së lehtë shqiptare të viteve ’80-të, u largua nga Shqipëria, ndërsa është rikthyer në skenën e festivalit mbas shumë vitesh(1989), duke sjellë për publikun një këngë ku dallohet qartë nostalgjia e një të larguari nga vendlindja për të riardhur në vendin e tij. “Jam shumë i lumtur sa edhe i emocionuar”, - ka thënë në momentin e dorëzimit të çmimit, Ndoci, i njohur nga shumëkush në Shqipëri, për zërin e tij karakteristik, tepër të ngrohtë dhe të veçantë. Në të vërtetë, rikthimi i Ndocit këtë vit në Shqipëri lidhej me një tjetër arsye. Festivali nuk bënte pjesë në planet e tij. Kishte kohë që planifikonte realizimin e një albumi të tijin në Shqipëri, dhe fillimisht ka kërkuar një këngë të fortë për albumin e tij. Por ka qenë këmbëngulja e mirë e kompozitorit Adrian Hila, që e ka risjellë në skenën e festivalit, duke i dhuruar njëkohësisht edhe mundësinë për të çuar këngën shqiptare në tribunën më të madhe të këngës europiane. Triumfi i një kompozitori Kjo është hera e dytë që kompozitori Hila merr pjesë në Eurovizion, kur dy vjet më parë ai prezantoi Shqipërinë me këngën “Nesër shkoj”, kënduar nga Ledina Çelo. Por ndërkohë, Hila është edhe kompozitori i vetëm shqiptar, i cili në CV-në e tij artistike është nderuar me katër çmime të para në Festivalet e Këngës në Radio-Televizion. Kompozitori Adrian Hila tha dje se “bashkëpunimi më Frederik Ndocin ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ndoci është një këngëtar që të çudit me emocionin dhe zërin që sjell”. Adrian Hila prej 13 vitesh, ka marrë pjesë si kompozitor në Festivalin e Këngës në Radio Televizion, ndërsa veçohet prezantimi i tij i parë i suksesshëm i vitit 1995, me këngën “Nata”, kënduar nga Aurela Gaçe. Ndërsa CV-ja e tij artistike numëron çmim të tretë me këngën “E pafajshme jam” në 1998, çmim të parë me “S’jam tribu” në 1999, çmim të parë me “Jetoj” në 2001, çmim të parë dy vjet më parë me këngëtaren Ledina Çelo me këngën “Nesër shkoj”. Shumë melodi, herë melankolike dhe herë e fortë, vendosur në rrymat etno, etno-folk, janë boshti i muzikës së Adrian Hilës, për të cilën pohon ,”muzika shqiptare është një pasuri e pafund”. (Balkanweb) Vazhdo Leximin...
Comments
Brravo i kjoft se eshte taman bilbil. Krenaria Shkodrane |
Jam dakord por bilbil qe nuk di as tekstet e kengeve te mirenjohura Shkodrane. E kam degjuar neper dasma ne Amerike por te them te drejten se bashku me Elton Deden turperuan te zotin e shtepise para 400 veteve qe ishin ftuar ne dasem. Ai ndoshta di te kendoje mire serenatat Italiane por jo muziken shqiptare e aq me teper ate Shkodrane. Po habitem kush ua ka akorduar ate cmim atyre qe te perfaqesojne Shqiperine ne Euro Fest? Per te shoqen kini kujdes te mos pihet duhan kur ajo te kendoje se i ngjizet zeri shpejt. Uroj te kene fat dhe ta nderojne Shqiperine ndoshta ne Europe se per ne Amerike s'besoj ti kete ecur falli.
Pershendetje nga nje grup studentesh shkodrane ne Amerike.Duhet mund dhe pune qe te jesh i suksesshem e jo fjale e tangardhek se nuk te pyet kush ketu se kush je dhe prej nga ke ardhur. Pershendetje te perzemerta per Shkoder locen qe e duam dhe na mungon shume.
|
Ku mund te gjehet kenga????
Lumi, ne cil dasem bahet fjale?? a ke mundesi me na thane si e tuperuan te zotin e shtepise??? Dmth ca ndodhi me Eltonin, Rrikun dhe grupi muzikore?? |
Sa here qe nje njeri shqiptar , e qe ne kete rast shkodran, nderohet , populli shqiptar gjen fjalet me te ulta qe te thoteper ate figure ne menyre qe ta uli sa me poshte.
Pse ndodh nje gje e tille???!!!
Me duket se pikerisht prej ketyreve njerezve te tille Shqiperia nuk ecen perpara edhe qe as do te eci perderisa ne gjirin e saj do vazhdojne te jetojne njerez te tille.
Krenohuni per qytetin tuaj edhe per qytetaret tuaj pasi jeni pjese e saj e lini menjeane komentet e kota e te pavlera.
Krenohem qe cmimi i pare i Festivalit te 45 eshte ne qytetin me te bukur ne bote: Shkoder
|
Kengen fituese mund ta shkarkoni/degjoni ne lidhjen qe ndodhet ne permbatjen e mesazhin me siper. |
E dua shume Shkodren dhe artistet e saj.E dua Shkodren se aty jam lindur,por te them te drejten kur pashe Frederikun tek "Paradise restaurant" in Brooklyn, NY, ku u organizua dasma e djalit te familjes Zhabjaku nga Rusi i Shkodres qe jeton ne Amerike me gjithe mend te te vije keq.NQS nuk je i afte te kendosh ne dasem eshte tjeter ceshtje hiq dore atehere. Gjithashtu e kam degjuar dhe tek "Angelina's Restaurant" Staten Island NY eshte tamam per te te ardhur keq se si ai nuk di te respektoje as kodin e veshjes. Te shkosh me xhinse te shkyera ne nje vend ku respektohet kodi i veshjes dhe te kendosh ato dy kenge shkodrane qe di ne menyre me te padenje se ai eshte tamam sjellje e pa denje per nje artist te madh sic thoni ju. Te pakten te ngrihu ne kembe kur kendon ne shenje respekti per kengen shkodrane qe te tregosh tamam se e respekton ate. Kam degjuar gjithashtu Bujarin, kam pare Zylin dhe Sandrin tamam eshte te krenohesh me to, nje mori e tere njerezish qe i admironin. Gjithashtu Aurelen qe zor se i vjen vendit nje si ajo e respektuar nga te gjithe. Kendoi per 28 Nentorin ne Brooklyn te te kenaqet shpirti, njeri i thjeshte dhe e komunikueshme me te gjithe, plak e te ri, kenge te te gjitha trevave e jo si Frederiku qe nuk dinte kengen e Gjyles qe besoj ne Shkoder e kendojne qe ne djep. Besoj ta dhashe informacionin e duhur qe te gjesh kenget shkodrane kenduar ne nje version te ri perpunuar nga Federiku dhe Aida, qe u thote te ftuarve mos pini duhan se ka problem me zerin edhe mgjth i zoti i shtepise mund tu kete dhene mijera dollare per ate mbremje. Amerika te paguan po punove, ketu njihet me te vertete gjithesekushi. Naten e mire e bash Shkoder loce dhe uroj mbaresi per te gjithe vitin qe vjen.
|
Nuk dua te shkruaj shume por bashkohem me mendimin e mesiperm. Por kur kam lexu disa intervista te Frederikut me ke ardh me qesh sa elozhe i ban vedit. Po te kishte qene aq i sukseshem sa thote ne intervistat e tij kishte mujt me ba documentat si i kan ba Artistat e tjere si psh. Merita Halili, Eli Fara, Aurela Gace etj. qe kontribuojne per popullin e tyre. Ashtu dhe komuniteti shqiptar ne Amerike i ka shperblyer keto artiste qe kan pasur te ftuar ne shfaqjet e tyre Kongresman dhe Senatore. Ok pra Frederik let te kthehet ne Shkoder dhe te veshin ate "Pardesyne Blue" qe jam mesu me e pa gjithmone se i shkon ma shume.
Ta ndisha zanin e mire Shkoder Loce e ma bash naten e mire |
Urime Frederikut. Pavaresisht nga para shkruesit, mendoj se eshte nje kengetar i madh shqiptar. Mos harroni se muzika popullore asht vetem nje pjese e muzikes. Jam dakord se i madh eshte ai qe i ban te tana, por mos harroni se jo te tana mund te behen mire njelloj. Bani Eli Faren apo Merita Halilin te kendojne kenge te muzikes se lehte apo ritmike dhe do shihni. Mendoj se ne koncertet ne NY organizatoret apo pronaret e lokaleve kane bere zgjedhje te gabuar konsideruar publikun pjesemarres. Urime Rikut nga Toronto, Vlaznia (Shkodra) perendia Gezuar 2007. |
Ju pershnes te gjithve, me ket rast urime Rrikut e Shkodres qe biri i saj ja shnriti faqen ( e ka meritu nji cmim te par ,s`ja dhan ne rini,se ishte Shkodran ,te pakten tesh e mori) Ju tham vec dy fjal ju qe gjeni te metat e kangtarve.Te gjith kan te metat e veta si tetan njerzt ne bot.Ju iher thoni shyqyr qe ju mush menja me na vu ne ven te par ne Shkodranve e mos rrini tuj qit bishta kot. Edhe un ne Amerik jam e kam jetu shum vite ne Europ e i kam pa Shkodranet ne Europ e ketu .Dujeni ma fort njeni tjetrin e mos rrini tuj ja shikju qimet e kres a i ka ne ven e jo te tujit e te hujit i lavderoni edhe zhelet. Edhe iher u gazova shum kur e mora vesht per Rrikun. Zoti e nimoft Shkodren e Shkodranet
|
ma vi rendete conto ke skifo di canzone ci rappresenterà al eurosong.....i signori giurati si dovrebbero vergognare e basta della pexima scelta ke hanno fatto!!!!ke skifo....e lui (fred.ndozi) dovrebbe cedere il titolo a Mariza Ikono mi, l'unica ke meritava di vincere......spero solo ke al festival di eurosong sarà ultimo così ancora 1 volta capirete la pexima scelta come quella dell'anno scorso(luiz) ke disgusto111nn ho parola!!!skifo e basta!!!W Mariza Ikonomi...l'unica vera cantante............ |
hai ragione fede fa proprio skifo e ank'io penso ke mariza meritava di vincere!!!!!!!vergogna!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!in albania i giurati nn capiscono 1 minkia della musica..... |
meno male ke qualcuno lo pensa cm me.....doveva vincere Mariza!!!!!cancellata qsta foto e quella canzone da qsto sito!!1è una vergogna!!!!!!!1111 |
this song is a rubbish!!!!mariza is great...... |
cancellate qsta canzone da qui, fa pena!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! |
Urme Frederikut per vendin e pare dhe pamvaresisht nqs e ka meritu apo jo kjo asht nje gja e mire per Shkodren se per 50 vjet diktature talentat shkodrane jane snobu dhe injoru.Por une e kam ma shume me ata qe shkrujne komentet e tyne ne italisht dhe anglisht apo ne ndonje gjuhe tjeter te huaj ( per ne ).Une kam 13 vjet ne Itali dhe dy femije me kan lindur ketu flasin korrektsisht dialektin shkodran.Ne qofte se s'jeni ne gjendje me fol as shqip per mendimin tem nuk keni te drejte me diskutu per gjana qe i perkasin Shkodres dhe Shqipnis!!!!Per shume vjet festat te gjithve |
esht nje keng qe te jep shum ndnjenja. ata qe nuk e kuptojn, le te degjojn kenge te perziera me muzik te huaj .por , ai e meritoi vendin e pare .kush ja ka inatin le te plasin . |
SI do qe te jete tesh qmimi asht dhane dhe e ka fitu nje shkodran , i mire i keq , i bardhe i zi problemi asht se e ka fitu Federik e Aida Ndoci qfare problemi keni nuk jeni kurr te kenaqur llapazanlleku ne mase prite zot rrezikun njifen njerzit injoranta , ai ka kendu shqip e komentet ne italisht shifni vedin perpara se me sha tjeret pa me ka kene aq kengetar kot nuk e kishin thirr ne dasem ku qendron problemi i xhinsave a ka kene me pantallona s ka kene me breke .NATEN |
quello ke mi spinge a scrivere quelle cose nn è axolutamente invidia ma un profondo senso di giustizia ke in albania nn esiste, e tantomeno in qsto contesto........poi l'italiano ti xmette di esprimere meglio una tua opinione senza cadere nel ridicolo ciò ke l'albanese nn poxiede purtroppo!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! e per una volta siate obiettivi, la canzone nn meritava axolutamente di vincere e spero ke l'ipotesi di corruzione dei giurati nn sia vero!!!!!!!!!!!!!!!meritava di vincere Mariza e anke Alban( anke se io nn lo preferisco ma la canzane era bella e io sono obiettivo). |
non si può dire l'ha vinto e basta ma dite la verità se avete il coraggio, dite ke lui nn lo meritava xkè quella era una canzone ke andava bene 20 anni fa qndo lui era un pò il genere ke qualcuno preferiva...poi se dite ke Mariza usa musica "prestata" mi spiace ma nn capite una mazza di musica e di ki sia un vero cantante....sareste più veri se diceste ke in albania è un abitudine ke quasi sempre( in ogni ambito quasi) vinca uno ke nn se lo merita e questa volta è stato il suo turno......poi al signore ke dice di scrivere in albanese dico ke ha ragione ma ognuno è libero di fare ciò ke vuole......buone feste!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! |
Urime Frederikut dhe Aides ,teksti idhe muzika me pelqyen shume.mendoj se e meritonin vendin e pare. |
brava Elvira almeno tu 6 giusta nello scrivere "penso".....è una tua opinione e va bene, così cm io dico ke secondo moltissimi NON meritava axolutamete di vincere!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! |
Ore ju, qe na flisni ne italisht. ca dreqin jeni pashe Zotin e madh. Nese nuk dini me e shpreh vedin ne shqip, lenie krejt e mos shkruni hic. turp te keni, edhe dashkeni me ba komente per festivalin shqiptar. nese doni me ba komente italisht shkoni e bani per sanremon, se po e shofim a po jua a ven veshin kush. Gjergj Fishta poeti jone i madh ka thane :
Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore.
Ma bukur se e ka shpreh Gjergj Fishta sma merr mendja se shprehet kushdo person qe viziton kete website. Dihet mandej persona qe e kane per turp me fole gjuhen e vet, se sa ndiejne per vendin e vet, per kulturen e vet. dihet qe keta jane njerezit e pare qe per dy leke e shesin kete vend.
Per tan admiruesit e gjuhes shqipe po ve edhe poezine e plote kushtuar gjuhes shqipe nga Gjergj Fishta. I lutem administratorit ti fshijne mesazhet e perbuzesve te gjuhes shqipe.
Gjuha Shqipe
Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â' e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhè ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona qi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mâ para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kênë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
|
penso ognuno sia libero di fare ciò ke vuole...cmq dico ke tu "shkodrani" hai ragione ma forse c'è anke qualcuno ke nn ha fatto le scuole in albania e forse nn sa scrivere l'albanese nonostante lo capisca o no??????????????io ad esempio riesco cn grande difficoltà a capire ciò ke scrivete xkè nn so scrivere e leggere l'albanese....ribadisco comunque il mio dissenso riguarda la vittoria di frederik...NON se lo MERITAVA AFFATTO...la canzone nn è quella adatta a eurosong.. |
Mor vizitor, e kushdo tjeter(megjithese mendoj se je i njejti person me te nickname te ndryshem) Gjaja e pare ban mire me kape e me mesu shqip, me e shkru e me e lexu, nese asht e vertet se e merrke vesh po sdike me e lexu e me e shkru, se nuk asht pune e madhe asht shume ma e kollajte se italishtja. Se gjithca shkruhet e lexohet njesoj, pa ndryshu hic kur kombinohet me cfaredo shkronjet tjeter. plus qe kur merrke vesh kanget, dmth qe merrke vesh shume mire shqip, kshuqe mos e len per pertese me e mesu gjuhen e prindve tuj.
mandej persa i perket kanges, kjo asht nje kange me te vertete prekese sidomos per emigrantat qe jetojne larg Shqipnise, larg Shkodres tone te dashur. Une per vedi jam larg Shkodres teme dhe kur e ndigjova kete kange mu ba mishi kokerr, dhe me lotuan syte se gjeja veten te kjo kange. e nese asht se dhe ti sdike shqip se je ne itali, ngaqe prinderit e tu kan emigru atje, atehere dhe ty duhet te te preke kjo kange, biles me shume sesa te tjeret. se kjo kange te kushtohet ty dhe njerezve si une e ti. une sdi ca me te thane per ate kangen e marizes ose kujt tjeter se nuk e kam ndigju po di qe kjo kange me ka prek jashtzakonisht se me prek direkt ne ne tel mua si person, aq ma shume qe ka fut edhe elemente te folklorit shqiptar. kshuqe asht kange qe nuk mund te perbaltet kollaj. shnet |
Mirembrema ky mire qe sdika shqip as italisht sdika me shkru shko mor vizitor e meso shqip e italisht se asht gjaja ma e mire te lumte shkodrani patriot i vertete keke edhe une jam i mendimit me ty ata poezite kisha nevoje me i lexu NATEN ORJETA SHKODRANE ME RRENJE |
cmq vi ripeto ke io sono uno solo e ke nn vi rispondo + riguarda il fatto dell'italiano e ribadisco ke io ho detto ke la canzone nn è adatta al festival europeo(eurosong) e nn ho detto ke nn sia bella...poi a me nn piace axolutamente...lo poxo dire??????????io preferisco Mariza , lo poxo dire pure questo????grazie....notte.....poi siccome voi siete csì patrioti tornate nel vostro paese( mi riferisco ai rikki es: fred. ndozi nn penso avesse bisogno di andare in America, viveva bene anke a scutari o no?????????????? |
TI KEKE DJALE MAMAJE AS QE MERKE ERE NGA DYNJAJA PYTE NANEN E BABEN PSE KANE IK NGA SHQIPERIA POR AI ASHT KTHY ME KENDU PO TI PSE HIN NE SIT TE SHKODRES.ME KENE PATRIOT NUK DON ME THANE ME NDENJE NE VEND TAND-- ME KENE PATRIOT DON ME THANE ME KENE KRENAR PER VENDIN TAND SHKO STUDIO MOR NJERI |
Kënga e Frederikut dhe e Aidës e ka merituar vendin e parë dhe iu uroj sukses në Eurovzion.
Përshendetja nga Kosova! |
Kenga e bukur po Aida mu duk si teper. Frederiku s'ka nevoje per shoqerues qofte edhe e shoqja. Mu cu mishi kokerr prej tekstit te bukur dhe prekes. Ne qe jemi jashte e ndiejme me shume dhe me thelle mesazhin e asja kange. Urime ne Eurovison dhe te kaloje ne naten finale.
Jam shume dakort me Shkodranin per subjektin e perdorjes se gjuhes tone. Te tane e dime se kur je jashte Shqipnise, te duhet me e fole gjuhen e vendit ku jeton per me mujte me komuniku e mbijetu ne jeten e perditshme. Mos t'ju duket se asht naj gja e madhe me fole nji gjuhe tjeter. Gjuha jone asht e bukur, e vjeter dhe e vecante e te ban me kthy kryt ne c'do vend te Botes nqse asht tu e fole dikush. Fjalet ma te bukura dhe ma te dashtuna ne Bote, nuk e kane te njejten amelsi e nuk te japin te njejten ndjenje si ato te shprehuna ne shqip e sidomos ne dialektin Shkodran.
Te tana te mirat dhe suksese te tane Shkodraneve kudo qe jane.
|
...................................................................................... |
sa bukur sa mir sa e bukur ishte ajo lule si lule bor. E kam fjalen per Rosela Gjylbegunme zanin e saj asht njishe ajo te pakten perfaqsoi shkodren si shkodrane e jo si federiku tu fol anglisht te zon e lir tu ba si legen haj haj haj haj haj haj. 100 her e ka than at fjal. ai ka ardh ne shqipni mu hap ja me knu |
i love you guys dearly im so proud to represent you as my dads best friends and i always will and always have been all your hard work payed off into very good sucsess in your lives always remember your in our hearts we love you and cant wait to see you |
U bana gati edhe une me shkru dicka per ata qi kishin shkru ne italisht e anglisht,po mbasi lexova komentin e SHKODRANIT per ta nuk pata cka me shkru ma.Meghithate mendoj se fajin e kane prindet e tyne.Nuk kam ndonji konsiderate te madhe per RRikun si person po persa i perket artistit ,asht i madh.Kam ken edhe un ne dasma te RRikut e me ka pelqy(mvaret prej ambientit ku asht e gustove te dasmorve),ka mundesi qi RRiku te kene gabu dasem. |
Si kenge s'kishte te share dhe ai qe eshte emigrant e kupton.Dhe ma ha mendja pjesa me e madhe emigrant jane.Dhe me te verte qe megjithese ne emigranteve na jane thare lotet aq shume sa nuk ka me megjithate kur degjuam kete kenge syri filloj te lotoj.Nuk haren kurre ato vite qe jetuam ne token tone dhe nuk mund te harohet kurre ajo gjuhe qe eshte e bekuar.Femija im eshte vetem 3 vjec dhe megjithese lindur dhe rritur ne dhe te huaj dhe shkon cdp dite ne kopesht prape shqipen e flet shume qarte dhe kur e pyesin cfare je thote qe jam shqiptare.Prandaj me vjen keq per ato qe kane shkruajtur me siper ne gjuhen italiane nuk eshte krenari te shkruash ne nje gjuhe te huaj po ne ate te tenden.Sa per Frederikun si kengetare e kam apre dhe une ketu ne usa ne festen e flamurit mire kendoje shkodra gjithmone ka nxjerre kengetare te medhenj po eshte dhe nje vend me tradita dhe shume te qejfit.Po mos harojme qe te gjithe kengetaret ketu ne usa si Merita<Aurela e te tjere kane kenduar dhe i kane dhene ketyre emigranteve ne dhe te huaj caste lumturie ZOTI I BEKOFTE SHQIPTARET KUDO QE JANE |
Frederik Ndoci pa dyshim që është një artist i madh dhe i a pakrahasueshëm...Ai këngës i jep shpirtë dhe jetë.. Të bënë të ndjehesh përsonazh kryesor në këngët që këndon... Do doja shumë ta dëgjoja këngën "Sytë e tu" ..po edhe hite tjera të Rrikut nga repertuari i vjetër i tij..nëse mundeni t'i vendosni në këtë faqe për shkarkim do ju falenderoja shumë, shumë, shumë. |
Suksese Rrikut në EUROVIZION 2007... Pa dyshim që do të vlerësohet me një çmim të mirë... |
Kanget e e vjetra te Rrikut do vendosen se shpejti ne kete faqe |
Ju falenderoj shumë nëse do të kem mundësinë t'i shkarkoj këngët e vjetra të Rrikut...Suksese në punën tuaj! |
Fredriku eshte nje artist i madh, nje njeri human, nje njeri plot vizion. Natyrisht si ne cdo fushe edhe ketu ai ka konkurence por ai eshte nje artist qe me plot goje e them qe meriton respekt nuk ka rendesi nese renditet i pari apo i dyti. Ja ku na ka lene egoizmi, intoleranca dhe xhelozia. Eshte shume e veshtire per ne te pranojme suksesin e nje njeriut tjeter. Eshte vetem faji i kohes dhe i tranzicionit qe dhe keta njerez te medhenj vuajn sot dhe te trajtohen si ordinere. Une jam Shkodran qe banoj ne UK dhe si ketu ne UK (kur ato vijne per spektakle) dhe ne Shkoder eshte fare e lehte te takosh artiste shqiptare si Bujar Qamili ose Frederik Ndoci nese neser rikthehet dhe shume e shume te tjere, por a ndodh ketshtu ne UK dhe a kane mundesi anglezet te takojne Elton John, pra absolutisht jo, ndersa ne ne Shkoder fare thjesht mund ti takojme dhe te ndajme biseda me Elton John-et e Shkodres. Pra doja t'i drejtohesha kritikeve te mesiperme qe mbase enigma dhe mos afrimiteti me nje artist e ben artistin te madh, por fakti qe artistet tone jane shume te thjeshte per ate kjo shkakton ulje pikesh. Frederik Ndoci je njeri i madh qe koha nuk te ka mposhtur. Vertem suksese ne jete. |
Fredriku eshte nje artist i madh, nje njeri human, nje njeri plot vizion. Natyrisht si ne cdo fushe edhe ketu ai ka konkurence por ai eshte nje artist qe me plot goje e them qe meriton respekt nuk ka rendesi nese renditet i pari apo i dyti. Ja ku na ka lene egoizmi, intoleranca dhe xhelozia. Eshte shume e veshtire per ne te pranojme suksesin e nje njeriut tjeter. Eshte vetem faji i kohes dhe i tranzicionit qe dhe keta njerez te medhenj vuajn sot dhe te trajtohen si ordinere. Une jam Shkodran qe banoj ne UK dhe si ketu ne UK (kur ato vijne per spektakle) dhe ne Shkoder eshte fare e lehte te takosh artiste shqiptare si Bujar Qamili ose Frederik Ndoci nese neser rikthehet dhe shume e shume te tjere, por a ndodh ketshtu ne UK dhe a kane mundesi anglezet te takojne Elton John, pra absolutisht jo, ndersa ne ne Shkoder fare thjesht mund ti takojme dhe te ndajme biseda me Elton John-et e Shkodres. Pra doja t'i drejtohesha kritikeve te mesiperme qe mbase enigma dhe mos afrimiteti me nje artist e ben artistin te madh, por fakti qe artistet tone jane shume te thjeshte per ato kjo shkakton ulje pikesh. Frederik Ndoci je njeri i madh qe koha nuk te ka mposhtur. Vetem suksese ne jete. |
Suksese Frederikut ne Eurovizion. Eshte vertet nje nder artistet me te medhenj ne Shqiperi. Si kenge eshte shume e bukur dhe s'keni pse ta shani.Kush eshte emigrant e ndjen. Jena duku degju gjithqfare halabakesh qe kendojne e spo thojme gja. Te pakten kur kendon Frederik Ndoci skena pse flasim se eshte "ARTIST" qe na nderon... Faleminderit SHKODRAONLINE qe na e dhe mundesine per ta shkarkuar. |
i love you guys cant wait to see you |
kam lene nje koment para pak ditesh por nuk po e shof siduket edhe ktu paska hile. |
Me ne fund shqiperija do perfaqsohet denjesisht ne eurovision me ne fund kemi filluar te duam veten, megjithate kemi shume per te bere. Frederikut e Aides i uroj suksese dhe jam i sigurt qe do na nderojne, e sa per ziliqaret le te harxhojne kohe duke nxjere mllefin dhe pakenaqesine qe kane nga jeta. '' Qente le te lehin kar vani te hece perpara'' ISHIN TE MREKULLUESHEM . |
Jam duke pritur me padurim mundësinë për të shkarkuar këngët e vjetra të Rrikut..."Sytë e tu" etj.etj.etj......
Falëminderit për mirëkuptim |
Duhet te regjistrohesh, Kenget syte e tu mund ta degjosh dhe shkarkosh nga Menu majtas "Degjo Kange Shkodrane". Aty eshte edhe kengetari Frederik Ndoci dhe kenga e fundit e albumit qe ka , permban kengen "Syte e tu". Aty mund ta degjosh dhe ta shkarkosh, por mos harro duhet te behesh antare me perpara. |
NJE KENGE E MREKULLUESHME, E NDJERE DHE INERPRETUAR ME SHUME PASION , AIDA ME ATE ZERIN E SAJ TE NGROHTE SHUME TE VECANTE E MELODIOZ E BEN KETE KENGE SHUME TE VECANTE . FREDERIKU I PADISKUTUSHEM NJE ARTIST I KOMPLETUAR . PA DYSHIM QE JANE TE MREKULLUESHEM , SUKSESE , FAME DHE ME GJITHE SHPIRT JU UROJ SA ME AFER CMIMIT NE HELSINKI, TE KRENOHEMI EDHE NE. SA ME SHUME BASHKPUNIME TE TILLA . |
Nje kenge e mrekulleshme. Kush e shan kete nuk din me i dhane gomarit uje! |
kange e ambel e ma teper kur e kndojn moter e vlla.sa her frederik ndoci ka dal ne sken te festivalit,e ka gjallnu atmosferen e kangeve,bravo aida e frederik ndoci. |
kenge vari k... qe flliq gjith ca dreqin flisni aty ju lexoni njer forumet e huaja:forume gjermane,forume franceze,forume zwiceriane dhe shum shum te tjer ku anetaret thon qe ta shpif kenga dhe nuk degjohet dot dhe kan te drejt dhe zdo ishte keq te rregullojn kualitetin e muzikes se na flliqen... |
Nji her e nji kohe ma par nji plak me tha se zoti kur e krijoj njeriun mbrapa shpinet i vuni te metat e sejcilit. Tash edhe na nuk shofim te metat tona por te tjereve. Rriku ka kene ne dasmen tone ketu ne amerike(New York) e te gjithe njerzit kane mete jashzakonisht te kenaqur. Rriku nuk duhet me shku me kendu ne dasem te gjithkuj se prish reputacionin e vet. URIME E ZOTI JA PRIFTE MBARE FREDERIK NDOCIT E TE GJITHE KENGETAREVE SHQIPETARE KUDO QE TE JENE. RRIKU ESHTE ALBANO CARRISI I SHQIPNISE. E sa per si njiri Rriku eshte thjeshte njerzor si te tane ne qe po japim opinionet tona. Na shkodranet kudo qe jena njifena per pak tangardhek e imagjino me kene kengetar e me za si ai. CONGRATULATIONS AND BEST OF LUCK TO RRIK AND AIDA |
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
| |