Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
14
02.2011

Përmbytjet e dhjetorit, apel për të ndërhyrë në Velipojë

:::ShkoderZemer
Panorama - Apeli vjen nga kreu i komunës turistike, Nikoll Marku, pasi Velipoja pësoi dëme të konsiderueshme nga përmbytjet e dhjetorit. Sipas tij, nga përmbytjet e fundvitit janë dëmtuar mjaft biznese. Por zona më e dëmtuar e Velipojës konsiderohet ajo e Rrjollit, në të cilën u shkatërrua sërish ura lidhëse, e ngritur pak muaj më parë. Marku pohon se e gjithë laguna e Vilunit, për vetë specifikën e saj,


si grykëderdhja për ujërat e zonës, është dëmtuar shumë. Prurjet e shumta të ujit, që nuk ishin parë më parë, kanë bërë që grykëderdhja e Vilunit të zgjerohet thuajse 10 herë. Plazhi privat, i njohur si plazhi Rozafa, tani nuk ekziston më. Lokale të tëra që forca e ujit i ka marrë me vete duke i spostuar disa metra, ura e Rrjollit e ndarë më dysh dhe pjesa më e madhe e dëmtuar janë pjesë të peizazhit që të afron kjo zonë tani, ndërkohë që situata e përmbytjeve ka kaluar. Jo vetëm kaq, por banorët e fshatit Rrjoll kanë mbetur të izoluar, për shkak të dëmtimit të urës. E vetmja mundësi lëvizjeje e tyre dhe lidhjeje me Komunën e Velipojës është varka. Për banorët e kësaj zone, ky lloj komunikimi është shqetësim më vete, pasi u ka krijuar vështirësi. Ata kërkojnë rregullimin e urës, pasi kjo ka qenë e vetmja mundësi lidhjeje e tyre. “Nëse ura nuk rregullohet, ne jemi të mbaruar. Në verë ne merremi me turizëm dhe me fitimet e verës jetojmë në dimër. Pa urën ne nuk do të kemi asnjë pushues në verë”, pohon një prej banorëve të zonës. Sipas tij, me anë të varkës duhet të kalohet një zonë rreth 350 metra, ndërkohë që në pjesë të caktuara të saj, thellësia është disa metra. Gjatë dimrit në lagunë fryn shumë erë, duke e bërë kështu lëvizjen me varkë tepër të rrezikshme. Sandër Viluni, kryeplaku i fshatit Rrjoll, tregon vështirësitë që kanë kur bëhet fjalë për të sëmurë në fshat. Transporti i tyre me varkë, madje dhe natën, u ka sjellë shumë peripeci. “Për ne ura është gjithçka, ndaj kërkojmë me të madhe rindërtimin e urës”, ka pohuar Sandër Viluni. Për situatën e krijuar në këtë zonë, kryetari i Komunës së Velipojës, Nikoll Marku, sqaron se fshati Rrjoll u izolua sërish, këtë herë për shkak të përmbytjeve të dhjetorit. “Madje, pati dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Tashmë është bërë e mundur që të bëhet riparimi i nevojshëm dhe furnizimi me energji elektrike është normalizuar. Ura ka mbetur problemi kryesor. Jemi duke bërë të gjitha përpjekjet që ajo të riparohet. Shtabi i Emergjencës, pasi u njoh me situatën, është shprehur i gatshëm të ndikojë në kthimin në normalitet të urës së Rrjollit. Kemi dorëzuar edhe projektin përkatës”.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1506 sec, 0.0437 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB