:IROLF:
Panorama - Ka kaluar vetëm një javë nga e diela e kaluar, kur e pamë këngëtaren Rita Ndoci në skenën e “E Diell”, në Top Channel. Përherë energjike, përherë e shkathët, shkodranes nuk i shpëtonte asnjë moment pa bërë batutat e saj. Ka ndodhur e njëjta gjë kudo ku ka qenë e ftuar në ardhjen e saj të fundit në Shqipëri,
përfshi këtu edhe programet radiofonike, ku ka mundur të lidhet drejtpërdrejt me disa prej bashkëqytetarëve të saj, që i sillnin kujtime të viteve të shkuara. Me humorin e saj, Rita nuk e kursente asnjëherë batutën, ashtu siç e kemi parë nga televizioni, që nuk e ka kursyer në asnjë rast. Përveç se për të kënduar, Rita Ndocin, në skenë e njohin kryesisht si aktore
humori. Nga Rita Ndoci, e gjejmë të transformuar menjëherë në Shegushe Ligorin, Çiljeta Xhilagën, Aurela Gaçen e gjithëfarë artistësh a politikanësh që e frymëzojnë. Të duket kështu, meqenëse sjell në ekran personazhe që nuk kanë shumë kohë që janë shfaqur në skenë, së paku nuk janë të periudhës, kur Rita ishte në kohërat e saj. Në kohërat kur iu desh të linte Shqipërinë bashkë me të vëllain, Frederik Ndocin, drejt një rruge ndonëse të padëshiruar, të nevojshme për lirinë e tyre. Ashtu si në rastin e Alidës, as Rita nuk ka qenë pjesmarëse frekuente e skenës shqiptare, deri në kohët e fundit, kur “Këngët e Shekullit” bënë sërish tok emrat më të njohur të këngës së lehtë e asaj popullore shqiptare. Qëndrimin dhe historitë e këngëtarëve të sipërpërmendura, kemi mundur t’i mëosjmë ditë pas dite, ashtu siç të shtunave kemi dëgjuar zërin e tyre. Por kaq, si duket ka qenë tepër për Ema Ndojën.
Vazhdo Leximin... You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|