Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
03
02.2011

Shkodër, miratohet projekti me 132 mijë euro për Zogajn

:::ShkoderZemer
Panorama - Ritvan Dibra - Vendimi u mor dje nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, i cili në mbledhjen e djeshme miratoi dhe shumën prej 15 mijë eurosh, që vetë bashkia do të bashkëfinancojë në Zogaj. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Ridvan Troshani,


u shpreh se projekte të tilla janë në përputhje me prioritetet e bashkisë, të cilat synojnë dhe nxisin zhvillimin ekonomik dhe turistik kryesisht të zonës së Zogajve. Kjo shumë do të financojë ndërhyrjen sipas një projekti të hartuar më parë, i cili ka të bëjë me: përmirësimin e infrastrukturës së Zogajve, rikonstruksionin e 2 shesheve të kësaj lagjeje, ndërhyrjen për ndriçimin e zonës, ndërtimin e një pontili në liqenin e Shkodrës, si dhe rikonstruksionin e mureve dhe të shkallëve prej guri, të cilat janë tipike dhe tradicionale në këtë zonë. "Bashkia e Shkodrës prej kohësh aderon në rrjetin translokal SEENET 2, ku bëjnë pjesë rreth 47 njësi vendore nga Italia dhe vende tjera të Europës Juglindore. Ky organizëm ka marrë përsipër financimin e projekteve në dy fusha: atë sociale dhe në sektorin e turizmit. Së bashku me njësitë e tjera vendore të Pejës, Nishit, Nikçit dhe të Kraljevos, Bashkia Shkodër ka qenë përfituese e projektit të turizmit, e konkretisht për rehabilitimin e zonës së Zogajve", pohoi Troshani. Lagjja Zogaj ndodhet rrëzë malit të Taraboshit, rreth 15 km larg qytetit të Shkodrës, në pjesën perëndimore të tij. Ajo është pjesa fundore e qytetit që kufizohet me Malin e Zi, në brigjet e liqenit të Shkodrës. Deri në vitin 1991, në këtë fshat nuk lejohej të shkohej pa një leje të posaçme nga Dega e Punëve të Brendshme të asaj kohe, përveç banorëve të tij. Kjo zonë përmendet për ajrin e pastër, si dhe numrin e madh të bimëve medicinale që ka mali i Taraboshit, rrëzë të cilit ndodhet kjo zonë, sot pjesë e qytetit të Shkodrës. Zogaj ka një plazh të mrekullueshëm që laget nga uji i liqenit të Shkodrës. Relievi i ulët kodrinor, prania e mjaft gjireve të vegjël shkëmborë, plazhet me zhavorr e gjelbërim, klima shumë e shëndetshme e ndikuar nga prania e liqenit dhe malit, e bëjnë Zogajn një plazh të pëlqyeshëm. Në dispozicion të pushuesve janë shtëpitë e banorëve, që janë banesa tipike me shkallë të gurta, oborr të rrethuar dhe kryesisht me dy kate.



SHKODER/ RITVAN DIBRA

Vazhdo Leximin...
Komenti 3printer friendly
Comments
Shkodër, miratohet projekti me 132 mijë euro për Zogajn, jimm 03 Feb : 01:01 Reply to this

ishalla nuk perfundojn ne xhep te krerve te bashkis apo te ndonje politikani tjeter
Shkodër, miratohet projekti me 132 mijë euro për Zogajn, menelau 03 Feb : 18:50 Reply to this

Uroj qe ky projekt te zbatohet me seriozitet dhe ndershmeni. Pa dyshim qe do jete dicka pozitive per Zogajn.
Shkodër, miratohet projekti me 132 mijë euro për Zogajn, L - N 04 Feb : 16:15 Reply to this

Me bahet qefi shum, qi t’pakten po i bjen ndermend dikuj per Zogajt, gjithsesi s’po mundem me kuptue se si dashkan me ndertue tane kto gjana vec me 132 000 Euro ???


You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1836 sec, 0.0485 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,234kB