Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
09
12.2010

Semundjet e melçise, ushqimet qe i shkaktojne dhe si kurohen

::bud::
Mëlçia është një organ solid, ngjyrë kafe të errët dhe gjendra më e madhe e trupit. Ka disa funksione, sekretues-rezervues, etj.

Forma e mëlçisë

Ajo përngjan me një prizëm triangular kënddrejtë, pa këndin e djathtë. Ka 5 sipërfaqe: të sipërme, të poshtme, të përparme, të pasme e të djathtë (anësore). Këto ndahen nga njëra-tjetra nga “buzë” të lëmuara (përveç të poshtmes). Gjithashtu mëlçia ka 5 lobe, ku më i madhi është lobi i djathtë e më i vogli është lobi i majtë. Në mes të sipërfaqes së saj (nga poshtë) është një fisurë (e çarë) ku kalon arteria hepatike e vena portale, ku kalon gjaku nëpër mëlçi, po ashtu aty ndodhen tubi i djathtë dhe i majtë i mëlçisë që mbajnë bilen që prodhohet në mëlçi. Fshikëza e tëmthit është e ngjitur nën lobin e djathtë, lidhja e tij me mëlçinë është pak si komplekse për ju.

Pozicioni i mëlçisë

Ajo zë pjesën e djathtë/të sipërme të kavitetit të barkut. Nga lart takon diafragmën, rreth 4/5 e mëlçisë shtrihet në linjën e mesme të barkut, nga sipër mushkëria e majtë ja ka “hapur” pak vendin këtij organi mjaft të rëndësishëm. Qëndron mbi veshkën e djathtë e gjendrën suprarenale, zorrën e trashë, duodenin e stomakun - e të gjitha këto “e mbajnë” - suportojnë mëlçinë (peshën e saj). Për ta mbajtur mëlçinë përdoren dhe 5 ligamente (në formë fije - a litari).

Funksionet e mëlçisë

Mëlçia është një fabrike gjigande e trupit, nxehtësia e prodhuar nga reaksionet e ndryshme kimike kontribuon në ngrohjen e përgjithshme të trupit.Mëlçia sekreton (prodhon) BILEN (lëngu i tëmthit) që përbëhet, kryesisht, nga kripërat biliare ( glikolati i natriumit e taurokolati), pigmentet biliare (bilirubina e biliverdina), kolesterolin e lecitinën. Përveç prodhimit të lëngut biliar këtu po jap shkurt funksionet e tjera të mëlçisë :I. Funksion hemopoetik (“prodhon gjak”). Në embrion, formon rruazat e kuqe të gjakut, në të rriturit “rezervon” një substancë të domosdoshme për funksionimin e palcës së kockave në prodhimin e rruazave të kuqe.

II. Prodhon fibrinogjenin e gjakut, ndoshta dhe albuminën e globulinën.
III. Mban rezerva hekuri (Fe) e bakri (Cu), të domosdoshme për prodhimin e eritrociteve (rruazat e kuqe).
IV. Prodhon heparinë (substancë-që mban gjakun “të holluar”) e me ndihmën e vitaminës K-prodhon protrombinën.
V. Qelizat e Kupffer-it në sinusoidet e gjakut të mëlçisë kanë rëndësi në sistemin retikulo-endotelial, i cili shkatërron rruazat e kuqe të vdekura, e ndoshta manifakturizon antitrupa.
VI. Funksion detoksikues, pra neutralizon helmet e prodhuar në zorrë që absorbohen nga gjaku.
VII. Funksion rezervues - DEPO. Mban rezervat karbohidrateve (sheqernave) në formë glikogjeni duke mbajtur një proces (me dy kalime):
a - shndërron glukozën - në glikogjen.
b - kthen glikogjenin në glukozë.
VIII. Formon Vitaminën A nga karoteni e krijon rezerva të vitaminave të grupit B.
IX. Proceson aminoacidet e prodhon urenë dhe acidin urik.
X. Ka rol themelor në rezervat e metabolizmin e yndyrnave.

Yndyra në mëlci

1-Në pjesën më të madhe të rasteve steatoza (yndyra në mëlçi) vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit.
2-Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obezë, mbipeshë.
3-Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave.
4-Shkaktarët e sëmundjes lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë - në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit.
5-Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.
6-Shihet e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë.
7- Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj.
8-Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatoze, si psh. helmimi me DDT, me tetraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë).
9-Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute.
10-Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.

Çfarë është mëlçia Yndyrore

Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Në pjesën më të madhe të rasteve shohim që steatoza vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit, pra në alkoolistet, por jo gjithmonë. Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obeze, mbipeshë. Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave. Pra shkaktarët lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë - në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit. Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh, nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.

Mëlçia dhe sëmundjet e tjera

Sëmundja e mëlçisë është parë gjithmonë e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatozë, si psh helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.

Pse yndyrnat dëmtojnë

Yndyrnat që depozitohen në mëlçi përbëhen kryesisht nga trigliceridet, kolesteroli e lipidet. Këto depozitime duken si vakuola (xhepa të vegjël) që vendosen në qelizat e mëlçisë, në citoplazmën e tyre. Kur yndyra është tepër e theksuar atëherë preken të gjitha qelizat e mëlçisë dhe dhjami arrin të pushtojë mbi 40%-50% të mëlçisë. Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Steatoza, është vënë re në të sëmurët me infeksione masive, të cilët kërkojnë një terapi agresive e voluminoze me antibiotikë, mëlçia duke qenë një nga organet bazë ku shpërbashkohen ilaçet - si pasojë dëmtohet e për rrjedhim kemi steatozë yndyrore.

Si duhet të mjekoheni

Duhet kontaktuar një dietolog, i cili sqaron pacientin për llojin, mënyrën e sasinë e ushqimeve që duhet të marrë.Duhet bërë rënie në peshë, pasi kjo e lehtëson gjendjen e të sëmurit. Duhet ndaluar alkooli - kategorikisht, qoftë dhe te ata që e pinë me raste, të paktën sa të vihet sëmundja në ecuri të kënaqshme, pra drejt shërimit. Duhet, së fundi, të mbahet kontakt i ngushtë me mjekun hepatolog (doktori i mëlçisë), i cili mund të japë mjekim apo jo për të sëmurin, në varësi të stadit të asteatozës, i cili ndjek mënyrën e menaxhimit të saj. Kuptojmë këtu me ekzaminimet, analizat e testet që ka në dispozicion, përfshirë dhe biopsinë e mëlçisë.




Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1978 sec, 0.0589 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,245kB