Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
01
12.2010

SIDA, shtohen 41 raste të reja gjatë vitit 2010

::bud::
Me rastin e ditës botërore të luftës kundër këtij virusi, Komisioni i Shëndetësisë në Kuvend zhvilloi një seancë dëgjimore me ekspertët e Institutit të Shërbimit Publik dhe shoqërinë civile, në lidhje me situatën në Shqipëri. Kreu i ISHP-së, Enver Roshi, tha se në total në vendin tonë njihen 406 të infektuar, nga të cilët 41 raste më tepër në vitin 2010. Deputetët vijuan duke kërkuar shtimin e masave të ndërgjegjësimit të shoqërisë

për t'u ruajtur nga ky virus. Nënkryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, nga ana e tij tha se shoqëria duhet të informohet për rreziqet që ekzistojnë nga homoseksualët. Sipas tij, ata shtojnë këtë virus. "Ka ardhur momenti që popullata të jetë e ndërgjegjësuar, se homoseksualiteti është një element i cili shton HIV-AIDS-sin. Homoseksualiteti duhet trajtuar si nga ana mjekësore për çështjet hormonale, ashtu edhe nga ana psikologjike", tha Shehu. Specialistët e ISHP-së raportuan se janë bërë fushata ndërgjegjësimi, ndërsa shtuan se njëherë në tre vjet bëhen studime në lidhje më këtë virus. "Është e pamundur që të testosh të gjithë popullatën rome, apo të gjithë popullatën shqiptare. Ajo që bëjmë, është se çdo tre vjet bëjmë një testim mbi një kampion përfaqësues për përdoruesit drogave etj., i cili nxjerr prevalencën e këtyre popullatave. Prevalenca më e madhe është tek meshkujt. Do të theksoj se ndërgjegjësimi i popullatës është i rëndësishëm. Për shembull, për gratë shtatzëna është e pafalshme që të lindin fëmijë të infektuar. Kjo pasi ekzistojnë medikamentet që të lindë një fëmijë normal", tha eksperti i ISHP-së. Nga ana e saj, kryetarja e Shoqatës të të Prekurve me HIV-AIDS, deklaroi se ka një abuzim me fondet për medikamentet që përdorin të sëmurët. "Duhet të vihet në zbatim ligji për trajtimin e ligjit të miratuar në vitin 2008, pasi askush nuk na ka dhënë shpjegim për shpenzimin e fondeve për të sëmurët me AIDS. Ata kanë marrë medikamentet nga fondi botëror kundër luftës ndaj AIDS-it, por vitin tjetër nuk do të ketë më fonde. Nuk e dimë se çdo të ndodhë", tha ajo. Të dhënat nga ISHP tregojnë që deri tani ka pasur 85 vdekje të raportuara nga SIDA, ndërsa pjesa më e madhe e të prekurve janë meshkuj. Nga ana tjetër, vihet re edhe një shtim i numrit të femrave kohët e fundit. Më masën 73 për qind e të prekurve vijnë nga zonat urbane, ndërsa pjesa tjetër nga zonat rurale, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një problem urban.
Të dhënat nga ISHP

. 406 të infektuar në total me SIDA në Shqipëri

. 41 raste të reja për vitin 2010

. 283 të infektuar janë meshkuj

. 123 të infektuar janë femra

. 346 janë të rritur

. 39 nga mosha 16-24 vjeç

. 21 të infektuar janë fëmijë

. 85 vdekje të raportuara nga virusi

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
SIDA, shtohen 41 raste të reja gjatë vitit 2010, belgium 03 Dec : 13:26 Reply to this

Dikur ka pas ken mire se homosexualiteti ka ken denu me ligj deri ne 10 vjet burg .
e keshtu shqiperia ka ken e paster 100% me ket lloj semundje.
edhe mardhenje te pa kontrollume jo normale me partneren tende po ajo te denonconte ti rrezikoje burgim .
e tash sali berisha na dha lirin e kerkume per disa njerez qe dojn leverdan ...e njerezit e thjesht jan te detyrum te perballen me faturen vdekje prurese.


You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1886 sec, 0.0547 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB