Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
13
11.2010

Simpozium mbi jeten dhe vepren e H. Hafiz Sabri Kocit

:::ShkoderZemer
Shkodra - Pasditёn e datës 12 nёntor 2010, Myftinia Shkodёr ka organizuar njё simpozium nё pёrkujtim tё jetёs dhe veprёs sё Kryetarit tё parё tё Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё pas komunizmit Haxhi Hafiz Sabri Koçi.



Aktiviteti ka nisur me kёndimin e njё pjese kur’anore nga H. Shukri Kapllan. Mё pas, nё fjalёn e rastit, Imam Muhamed Sytari, ёshtё ndalur te disa vlera tё ixhazetit me tё cilin u diplomua Hafiz Sabri Koçi, te porositё me tё cilat u dёrgua si imam dhe te njё letёr me tё cilёn ai i drejtohet mikut tё tij, Hafiz Qamil Tresi. Nё fjalёn e tij, ai ka theksuar se po tё ishte e mundur tё pёrmblidhej jeta e kёtij Hoxhe tё nderuar nё dy fjalё, ajo do tё ishte: shёrbim i sinqertё pёr fenё islame dhe interesat kombёtare tё kёtij vendi.



Mё pas ka referuar studiuesi Smajl Bala, i cili ka bёrё njё jetёshkrim tё Hafiz Sabri Koçit, duke vёnё nё dukje momente tё rёndёsishme nga jeta e tij. Nё temёn e tij me titull: “Hafiz Sabri Koçi- i palodhur nё shёrbim tё fesё islame”, ai ka zbardhur fakte interesante mbi jetёn dhe veprёn e hoxhёs sё vjetёr shkodran, qё i priu rinisё shkodrane mё 16 nёntor 1990 nё rihapjen e xhamisё sё Plumbit..



Nё referatin e tij me titull: “Kontributi i Hafiz Sabri Koçit nё rimёkёmbjen e Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё”, Ma. Genti Kruja, Drejtor i Kulturёs dhe Dialogut Ndёrfetar nё Komunitetin Mysliman, ka folur mbi rolin e rёndёsishёm qё ka luajtur Hafiz Sabri Koçi nё ngritjen dhe zhvillimin e Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё. Nё fjalёn e tij, ai ka bёrё njё pёrshkrim tё hollёsishёm tё krejt fushave nё tё cilat H. Sabri Koçi ka dhёnё kontributin e tij nё zhvillimin sa mё normal tё Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё.



Ndёrsa imami i xhamisё “Ebu Bekёr”, teologu Idmir Plaku, ka referuar temёn me titull: “Roli i institucioneve fetare nё integrimin shpirtёror tё shoqёrisё”, ku ka sjellur nё vёmendje tё auditorit kujtime interesante qё lidhen me emrin e mirё tё Hafiz Sabri Koçit nё botёn arabe-islame. Nё fjalёn e tij ai ka theksuar se roli dhe kontributi i institucioneve fetare islame, tё ngritura pas viteve ’90, nё integrimin shpirtёror tё shoqёrisё shqiptare, ka qenё dhe vazhdon tё jetё i dukshёm dhe jetik pёrё kёtё vend.

Nё referatin e tij: “Vlerёsime rreth personalitetit tё Hafiz Sabri Koçit”, teologu Evans Drishti, ka mbledhur vlerёsime tё shumta nga personalitete tё shumta tё kёsaj kohe, rreth personalitetit tё Hafiz Sabri Koçit. Nё fjalёn e tij ai ka pёrmendur personalitete tё shumta shqiptare dhe joshqiptare, qё e kanё vlerёsuar lart kontributin e tij nё ruajtjen e vlerave islame dhe kultivimin e tyre te brezat e ardhshёm.

Nё mbyllje tё kёtij simpoziumi, ka pёrshёndetur edhe z. Hiqmet Bekteshi, i cili ka rrёfyer me shumё emocion disa momente tё marrёdhёnies sё Hafiz Sabri Koçit me mёsuesin e tij, H. Muhamed Bekteshi.

Nё kёtё aktivitet kanё prezantuar edhe prefekti i Shkodrёs, z. Maxhid Cungu, Kryetari i Kёshillit tё Qarkut Shkodёr, z. Gjovalin Kolombi, Kryetari i Kёshillit tё Bashkisё Shkodёr, z. Bardhyl Lohja, z. Agron Hoxha, anëtar i Kryesisë sё K.M.SH-së dhe Drejtor i Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, studiues, intelektualё, tё afёrm e familjarё tё Hafiz Sabri Koçit, etj.

Pas kёtij simpoziumi, tё pranishmit kanё patur mundёsinё tё kёmbejnё mendimet, kujtimet dhe pёrshtypjet e tyre nё njё koktejl tё organizuar me kёtё rast.

M. Myftija

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1559 sec, 0.0496 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB