Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
05
10.2010

Rruga e “Zogajve”, si një shteg fshati

:::ShkoderZemer
 Metropol -  Zona turistike e braktisur nga qeveritë. Banorët: Makinat nuk mund të shkëmbehen . Banorët e lagjes turistike “Zogaj” kërkojnë nga pushteti vendor dhe qeveria që të mbahen premtimet e bëra për zgjerimin e rrugës që i lidh ata me pjesën tjetër të qytetit të Shkodrës. Ngushtësia e kësaj rruge është kthyer


prej vitesh në një problem serioz për qarkullimin e automjeteve dhe pengesë për zhvillimin e turizmit.

Rruga

Sipas banorëve të lagjes “Zogaj”, e ndodhur buzë liqenit të Shkodrës dhe rrëzë malit të Taraboshit, në kufi me Malin e Zi, zgjedhjet e fundit vendore i dhanë shpresa të mëdha për zgjidhjen e këtij problemi. Në ato zgjedhje u ndërmor hapi i parë për të shkuar drejt zgjidhjes së këtij problemi, duke e kaluar fshatin turistik “Zogaj” në lagje të qytetit. Kalimi nën territorin administrativ të Bashkisë u shoqërua dhe me premtimin se rruga e tyre do të zgjerohej, por që atëherë nuk u ndërmor asnjë investim në këtë drejtim. Tashmë po afrojnë zgjedhjet tjera vendore dhe lagja “Zogaj”, ndonëse vetëm 7 kilometra larg Shkodrës ka si lidhje me pjesën tjetër të qytetit vetëm një rrugë krejt të ngushtë, gjarpëruese, që nuk mundëson shkëmbimin e dy makinave, me përjashtim të “xhepave” të rrugës rrëzë malit, ku drejtuesit e mjeteve duhet të ndalen për t’i hapur rrugë njëri-tjetrit. Por shpeshherë edhe “xhepat” e rrugëve, nuk mjaftojnë për një shkëmbim mjetesh përballë njëri-tjetrit, pasi ka vende që njëri nga mjetet duhet të ecë mbrapsht, derisa të arrijnë tek vendi më i afërt që krijon mundësinë e kalimit të dy mjeteve. Deri në fillim të viteve ‘90-të,kjo lagje është njohur si fshati turistik i “Zogajve”. Me ndryshimet demokratike, fshati Zogaj së bashku me Shirokën u bënë pjesë administrative e komunës Rrethina. Më pas, në zgjedhjet vendore të vitit 2007, si Zogaj, ashtu dhe Shiroka u bënë lagje të qytetit të Shkodrës, por trajtimi si e tillë për Zogajn mbeti vetëm në letër. Mungesa e një rruge normale ka bërë që banorët e lagjes “Zogaj” ta ndiejnë veten të shkëputur nga qyteti i Shkodrës, për të mos thënë të harruar. Rruga e ngushtë njëkalimëshe krijon një problem akoma më të madh sidomos për lëvizjen e autobusëve me turistë, të cilët mbërrijnë deri në Shirokë dhe nuk lëvizin më tej drejt Zogajve vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur. Sipas banorëve, mungesa e investimeve në lagjen e tyre turistike është e pakuptimtë, kur dihet përparësia që i duhet dhënë, sipas vetë udhëzimeve të qeverisë. Ndërkohë ata shprehen se rruga pengon zhvillimin e turizmit në një zonë që përveç bukurive natyrore dhe atyre arkitekturore, ofron dhe ajër të pastër nga vetë vendndodhja mes liqenit dhe malit. Në fushatën e zgjedhjeve të kaluara vendore i është premtuar për zgjerimin e rrugës dhe banorët e Zogajve janë të bindur se dhe në fushatën e zgjedhjeve vendore që po afrojnë do të përsëriten të njëjtat premtime. Për të mos mbetur më të zhgënjyer nga premtimet, banorët e Zogajve kërkojnë që rruga e tyre të zgjerohet para zgjedhjeve, pasi janë të sigurt se përsëri nuk do bëhet investimi i kërkuar dhe i pritur për vite të tëra.

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Rruga e “Zogajve”, si një shteg fshati, Al Bundy 05 Oct : 19:39 Reply to this

Me vjen keq per banoret po tham kaiher ma mire mos me hap rruge. Se bani e u hap ne e kena tregu se sa turizem veteshkaterrus e debil dina me ba. Shikoni Velipojen.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1303 sec, 0.0358 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB