Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
12
07.2010

Spanja ne catine e botes

::bud::


Injesta u fal spanjolleve Olimpin pas 120’, deshtim i holandezeve


Boterori njeh padronin. Ne çatine e botes ngjitet Spanja, fale Adre Injestes, i cili realizoi golin e vetem te kesaj finaleje spektakolare, e cila ka dhuruar vetem nje gol, por emocione dhe shume tension. Ndersa Holanda nuk thyen dot tabune ne finalen e trete te saj. Pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 0-0. Kane qene 45 minuta paksa te merzitshme, te karakterizuara nga nje nervozizem ne fushe (pese te ndeshkuara me kartonin e verdhe dhe De Jon, i cili ka rrezikuar seriozisht ndeshkimin me karton te kuq, per shkak te nje faulli me takat e ngritura ndaj Ksavi Alonso). Spanjollet kane luajtur me mire, por Holanda eshte kujdesur me shume te ngadalesoje aksionet e kundershtareve dhe te luaje ne kundersulm.

Share-FB
Gjithsesi, nga pikepamja e rasteve per gol ishte Spanja ajo qe ka pasur frenat e lojes ne dore, mbi te gjitha ne minutat e para te lojes. Ne minuten e 5-te Stekelenburg ka bere mrekulline ne goditjen me koke nga shume prane te Serxhio Ramos; pak minuta me pas ka qene radha e David Vijes, i cili ka gjuajtur nga nje pozicion shume i mire, por ka mundur te preke vetem rrjeten e jashtme. Holanda ka rrezikuar te kaloje ne avantazh ne minuten e 33-te, kur nje trajektore e çuditshme e topit Jabulani per pak sa nuk ka befasuar Kasijasin: por e veçanta ka qene ne faktin se Heitinga po i rikthente topin kapitenit iberik pas nje nderprerjeje te lojes. Ne minutat e shteses se pjeses se pare, Kasijasit i eshte dashur te grushtoje ne goditje kendi nje gjuajtje te hidhur te Robenin nga jashte zones. Edhe ne pjesen e dyte eshte Spanja ajo qe kerkon te mbaje ritmin dhe rrezikon me Puyol nga goditja e denimit.

Pedro eshte i palodhur, por nuk ka mbeshtetjen e nje Spanje, e cila me shume nga vuajtja e presioni i lojes se holandezeve, duket e shqetesuar dhe pa kuraje ne ndertimin e lojes se saj. Por Holanda eshte me agresive ne pjesen e dyte, prish çdo aksion te kundershtareve me faulle, duke i nervozuar ata. Nderkohe qe nderon kundersulme te rrezikshme: provon me Van Persin, ndersa eshte Roben qe humbet rastin me te paster, pas nje asisti te marre nga Shnajder, gjendet vetem per vetem me Kasijas, por hipnotizohet nga ky i fundit kur tenton driblimin dhe portieri ia heq topin me kembe. Minutat ne vazhdim jane me nje Spanje qe qarkullon pafund topin dhe krijon raste te pakta per shenim. Me te shumta kane qene gjuajtjet e shumta te Vijes, qe humbet edhe nje rast te arte, dhe nje goditje me koke e Serxho Ramos nga shume prane. Ndersa rivalet e tyre kane nje tjeter rast te mire me Robenin, i cili tregohet i ngathet dhe ne momentin e fundit eshte bllokuar ndoshta ne menyre paksa te parregullt nga Pujol, qe i jep mundesi Kasijasit te largoje topin.

Kohet shtese jane te pashmangshme. Ne 15 minutat e para eshte Spanja e cila dominon me aksione te shumta te rrezikshme, por ai i Fabregasit, i bllokuar me fat nga Stekelenburg, eshte me i rrezikshmi. Ne 15 minutat e dyta te shteses, Heitinga bllokon ne menyre te parregullt Injesten dhe gjyqtari i jep kartonin e dyte te verdhe, rrjedhimisht i kuq, qe le me 10 lojtare Holanden. Pas 116 minutash Injesta shenon golin me te rende te ketij Boterori (te dytin personal), i cili i ka dhuruar Spanjes Olimpin e globit. Ndersa per holandezet eshte deshtimi ne finalen e trete ne historine e tyre. Ndersa goli i Andres Injestes, perveçse e ka bere ate pretendentin kryesor per “Topin e Arte” dhe FIFA “World Player” te ketij viti, i ka hapur rrugen festes se madhe per trofeun e pare madheshtore ne futbollin nderkombetar.



Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1657 sec, 0.0459 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB