Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
11
07.2010

Gjermania e treta më e mirë në Botëror

::bud::


Gjermania është kombëtarja e tretë më e mirë në Kupën e Botës, Afrika e Jugut 2010, pasi ka mposhtur Uruguain me rezultat 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në Nelson Mandela Bay Stadium në Port Elizabeth.

Mbase pa presionin e të luftuarit për titull, të dyja ekipet zhvilluan një lojë të hapur duke krijuar mjaft raste dhe nuk munguan as golat.

Gjermanët patën iniciativën të parët dhe arritën të kalojnë në epërsi falë një goli të shënuar nga i rikthyeri në ekip, Thomas Muller (19'). Pas një goditje nga largësia të Bastian Schweinsteiger, portieri Fernando Muslera largon topin, që arrin në këmbët e Muller, i cili nuk fal nga afërsia. Por pas gati dhjetë minutash lojë të zgjedhur e trajnerit Oscar Tabarez arritën të barazojnë rezultatin. Pas një harkimi në zonë të të rikthyerit te Uruguai, Luis Suarez, Edinson Cavani shënon në portën e portierit gjerman Manuel Neuer.

Pjesa e dytë filloi në favor të Uruguait, por përfundoi keq për ta. Pesë minuta në pjesë të dytë, një harkim i Egidio Arevalo u shfrytëzua nga Diego Forlan që shënoi një gol të shkëlqyeshëm për të kaluar amerikano-jugorët në epërsi.

Por pas pesë minutash tjera, gjermanët arritën të barazojnë rezultatin. Një harkim i Jerome Boateng, gjen Marcell Jansen që shënon pas një reagimi të dobët të portierit Muslera.

Share-FB
Edhe pse uruguaianët krijuan disa raste, ishin gjermanët ata të cilët tetë minuta para fundit të ndeshjes shënuan golin e fitores. Një harkim nga këndi i Mesut Ozil, shkaktoi huti në mbrojtjen uruguaiane, dhe aty më së miri u gjend Sami Khedira që vulosi fitoren e gjermanëve.

Diego Forlan pati rastin të rikthejë Uruguain në lojë, por vetëm preku vetëm shtyllën me një goditje nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit të kohës shtesë.Kjo është hera e dytë radhazi që Gjermania fiton vendin e tretë në Botëror, ndërsa po ashtu hera e dytë që fiton për këtë pozitë ndaj Uruguait. Kjo e fundit për herë të parë kishte arritur deri në këtë shkallë në një Botëror në vitin 1970, kur po ashtu ishte mposhtur nga Gjermania Perëndimore aso kohe.



Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Gjermania e treta më e mirë në Botëror, ~*Christel*~ 11 Jul : 12:55 Reply to this

Bravo,bravissimi...edhe pse e meritoshin me ken ne finale sonte!

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1844 sec, 0.0661 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB