Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
26
03.2010

Topi dekoron aktorët e humorit Gjosho Vasija e Gëzim Kruja

:::ShkoderZemer
Presidenti Topi me Gjosho Vasijan e Gëzim Krujën - Tiranë, 25 mars, NOA - Presidenti i Bamir Topi dekoroi sot aktorët e humorit shkodran Gjosho Vasija dhe Gëzim Kruja me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Share-FB
Ceremonia u zhvillua në presidencë në praninë e personaliteteve të ndryshme të të fushës së artit e të humorit. Aktorit, Gjosho Vasisë, ju dha dekorata nga Presidenti me motivacionin: “Talentit dhe krijuesit të rrallë të skenës së humorit, që, falë personalitetit dhe karakterit të fuqishëm, jo vetëm diti t’i rezistojë me fisnikëri përpjekjes së egër të diktaturës komuniste, por me humorin e tij u dha gëzim, dritë dhe shpresë njerëzve të thjeshtë dhe bashkëvuajtësve të tij në të gjithë vendin”.

Me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, Presidenti i Republikës dekoroi sot dhe zotit Gëzim Kruja me motivacionin: “Për interpretim me nivel të lartë artistik dhe krijimtari të gjerë në fushën e artit të humorit shqiptar”.

“Jam shumë i gëzuar dhe i emocionuar që gjendem sot këtu pranë Presidentit dhe të marr këtë titull të lartë nga dora e Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi. Një duartrokitje për këtë President të mrekullueshëm. Vitet kalojnë shpejt. Unë kam kaluar shtatëdhjetë vite dhe po hyj tek shtatëdhjetë e njëshi. Pesëdhjetë e dy vjet në skenë. Kam luajtur shumë role dhe është fati im që kam qenë aktor, autor dhe regjizor, kam luajtur deri në pantonimë, akrobat, xhongler, parodistë”, u shpreh Kruja.

Duke përdorur shprehjen e aktorit, Tano Banushi, Kruja ka vlerësuar dhe një herë dekoratën duke thënë se “Fjalët i merr era, dokumentit i vjen era. Kjo erë është djersa ime pesëdhjetë e dy vjeçare”.

m.xh/NOA

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Topi dekoron aktorët e humorit Gjosho Vasija e Gëzim Kruja, Ultra-Shkodrane 27 Mar : 17:47 Reply to this

Kta meritojn shum ma shum, par tuj pa kushtet e shqipnise te pakten mirnjohja e rrespekti mas tju mohohet. Te dy kan kene jane e kan me kene gjithmone humorista artista e shkodrane te nderum.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1649 sec, 0.0559 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB