Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
20
01.2010

Salla e ish-Byrosë merr emrin “Pjetër Arbnori”

:::ShkoderZemer
Panorama - Salla e Byrosë parlamentare të Kuvendit merr emrin e Pjetër Arbnorit, ish-kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë. Emri i simbolit të rezistencës antikomuniste shqiptare, shkrimtarit, politikanit dhe humanistit të


Share
njohur Pjetër Arbnori u përjetësua dje në Parlamentin e Shqipërisë, me emërtimin e sallës kryesore të mbledhjeve parlamentare, atë të Byrosë dhe Konferencës së Kryetarëve. Pikërisht emri i të ashtuquajturit "Mandela" i Shqipërisë është vendosur në sallën kur 20 vit më parë, ishte zyra e Byrosë Politike të PPSH-së, ku merreshin vendime për pushkatimin dhe burgimin e njerëzve që ishin kundër atij regjimi gjakatar. Një vendim i tillë u mor në përkujtim të 75-vjetorit të lindjes së Arbnorit. Në këta takim ishin prezent bashkëshortja Suzana Arbnori, dy fëmijët Justina e Filipi, miq, bashkëvuajtës të burgjeve komuniste, deputetë, intelektualë dhe studiues, të cilët morën pjesë në ceremoninë zyrtare të emërtimit të sallës "Pjetër Arbnori". Kryeparlamentarja Topalli theksoi se "ju e dini që kjo sallë ka qenë Byroja e Komitetit Qendror. Pjetër Arbnori ka qenë legjendë e rezistencës dhe anti-komunizmit ndaj dhe simbolika është jashtëzakonisht e fortë". "Kjo sallë, ku dikur merreshin vendime kundër Pjetër Arbnorit dhe të gjithë atyre që s'pranuan kurrë komunizmin, sot ka emrin Pjetër Arbnori. Ai ishte një luftëtar i fjalës së lirë. Ishte një njeri me zemër të madhe dhe unë kam qenë jashtëzakonisht me fat që kam pasur mundësinë për ta njohur dhe për të punuar për tri legjislatura së bashku me zotin Arbnori, fillimisht si Kryetar Parlamenti dhe pastaj kemi punuar bashkë në ditë të vështira në kohën e opozitës", tha Topalli. I pranishëm në këtë takim, politikani Sabri Godo tha se "politikanë si Pjetër Arbnori i duhen sot Shqipërisë". Ai vlerësoi veçanërisht tolerancën, qetësinë dhe humanizmin e figurës Arbnori, i cili diti të falte persekutorët dhe në momentet më kritike të jetës së tij dhe të historisë së Shqipërisë. Duke analizuar kalvarin e pakrahasueshëm të vuajtjeve dhe të persekutimit afro 30-vjeçar nga diktatura komuniste e intelektualit Arbnori, profesori i historisë Emin Riza sugjeroi për të pranishmit se figura e njohur botërore ndaj rezistencës së dhunës raciste, Mandela duhet të cilësohet pikërisht si "Pjetër Arbnori i Afrikës së Jugut". Deputetët Fatos Beja, Mark Marku, Rajmonda Bulku, Adriana Gjoni, Leonard Demi kujtuan momente të paharrueshme të karrierës së Pjetër Arbnorit si deputet, si politikan, si simboli i atësisë së legjislativit të parë pluralist të Shqipërisë, ku Arbnori u zgjodh dhe Kryetari i parë i këtij Parlamenti.


“Jam e kënaqur për vlerësimin, por Pjetri  nuk kishte urrejtje”

Ferdinand Dervishi

Mbledhur me dy bijtë, ende fëmijë, në shtëpinë e saj diku pranë stadiumit "Dinamo", Suzana Arbnori, gruaja e politikanit të mirënjohur Pjetër Arbnori, përsërit shumë nga figura e të shoqit. Që nga kujdesi njerëzor i mikpritjes, kaluar te mosngutshmëria në gjithçka, shkuar deri te fjalët e ëmbla e gjithë qytetari në dialektin e ngrohtë shkodran. Edhe pse dita ka qenë e mbushur me ngjarje, edhe pse vizitat e telefonatat në shtëpi kanë qenë të shumta, "Ndihem mirë, jam e kënaqur që Pjetrit i bëjnë një vlerësim të tillë. E nderuar, por edhe e surprizuar, sepse vetëm kur shkuam në ambientet e Parlamentit mësova se salla që mori emrin e tij, dikur kishte qenë vendi ku mblidhej Byroja famëkeqe Politike e regjimit të shkuar", nis të rrëfejë ajo përshtypjet e një dite të pazakontë.
Zonja Suzana, kur e mësuat dhe si e pritët vendimin e Kryesisë së Parlamentit, që salla ku dikur bënte mbledhjet Byroja Politike e Partisë së Punës, të quhet "Salla Pjetër Arbnori"?
Jam e surprizuar edhe vetë. Nuk e dija se në atë sallë dikur ishte mbledhur Byroja Politike. Vetëm një ditë më parë, më mori në telefon një sekretare e zonjës Jozefina Topalli duke më thënë se sot, të martën, në orën 12:00 do të organizohet ceremonia e dhënies së emrit të Pjetër Arbnorit një salle në ambientet e Kuvendit. E njëjta më sqaroi se ceremonia ishte shtyrë për shkak të përmbytjeve, por nuk më tha se në të atë sallë dikur bënte mbledhje Byroja. Vetëm kur shkova, bashkë me dy fëmijët, e mësova këtë kuriozitet. Të them të drejtën u surprizova dhe më bëri shumë përshtypje që salla ku dikur mblidhej Byroja Politike do të mbante emrin e një njeriu që bëri përmbi 28 vjet burg politik. Unë e vlerësoj gjithçka që bëhet për të nderuar figurën e tim shoqi. Nuk kam paragjykime. Kështu që m'u bë shumë qejfi për këtë vlerësim. Jam shumë e gëzuar dhe njëkohësisht ndihem e nderuar. Të njëjtin gëzim pata edhe më 2006, kur menjëherë pas vdekjes, Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës iu dha emri "Pjetër Arbnori".
Duke kërkuar paraprakisht ndjesë për pyetjen, si mendoni se do e kishte pritur këtë vlerësim Pjetri, po të ishte gjallë?
Me siguri do të ishte kënaqur. Unë kështu e mendoj, edhe pse ai nuk ishte për kultivim të urrejtjes, sidomos te fëmijët.
Mund të na e sqaroni më hollësisht këtë moment?
Po ja, nëse na dëgjonte, mua për shembull, që të prishja gojën, apo të lëshoja ndonjë fjalë të pahijshme në drejtim të një ish-funksionari apo në drejtim të vetë ish-regjimit komunist, ai menjëherë ndërhynte dhe më ndërpriste. Më drejtohej: "Ndigjo gru! Mos fol kështu. Të mos ndigjojnë fëmija kur flet me urrejtje për një person, se ndikohet në personalitet dhe rritet me urrejtje".
Po ju e kishit dëgjuar ndonjëherë Pjetrin të humbiste qetësinë dhe të lëshonte akuza, apo sharje në drejtim të ish-regjimit komunist, apo personaliteteve të veçanta të tij?
Kurrë nuk e kam dëgjuar. Ai ishte shumë njerëzor. Kujtoj një rast kur ishte Kryetar Kuvendi dhe priti një burrë të panjohur në shtëpi. Tjetri kishte një problem me shtëpinë. Ishte problem pronësie, mos gaboj. Dëgjova Pjetrin t'i thoshte se nëse kishte të drejtë, patjetër që prona do i takonte atij. Pra e ndihmoi tjetrin, siç zakonisht i ndihmonte të gjithë ata që na trokisnin në derë. Pasi tjetri iku, Pjetri më shokoi kur më tha se ai kishte qenë një nga hetuesit e tij që e kishin keqtrajtuar. Ky ishte Pjetër Arbnori.
A ju tregonte Pjetri për vuajtjet në burg?
Mua nuk më ka treguar asgjë edhe kur binte fjala, pra kur bisedat e zakonshme shkonin pas në vite. Por edhe kur e pyesja, kur i kërkoja të më rrëfente për ndonjë ngjarje të dhimbshme në burg, ai nuk e hapte gojën. Më thoshte vetëm: "Gru, pse sillesh mbrapa, sillu para". Vuajtjet e torturat që i kanë bërë burgjeve, më shumë i kam mësuar nga bashkëvuajtësit e tij.   
Pas vdekjes së Pjetër Arbnorit, si është trajtuar familja e tij?
Mirë, po të më pyesësh mua. Unë vetë që kur ishte Alfred Moisiu President, edhe tani që është Bamir Topi, kam punuar në bibliotekën e Presidencës. Fëmijët vazhdojnë shkollimin rregullisht, respekti nuk ka munguar. Gjynah të them fjalën e keqe.
Dëgjoj që ju nuk e përmendni Pjetrin me këtë emër, por përdorni emrin "Pjerin", apo unë e kam gabim?
Jo nuk e dëgjoni gabim. Në familje ne të gjithë e kemi thirrur Pjerin, edhe tani kështu e thërrasim. Sepse me këtë emër e thërriste e ëma, Gjystina, me të cilën ai ishte shumë i lidhur. E thërriste Pjerin pasi i dukej më i afërt me këtë emër, i tingëllonte më përkëdhelës.

Vazhdo Leximin...
Komenti 2printer friendly
Comments
Salla e ish-Byrosë merr emrin “Pjetër Arbnori”, L - N 20 Jan : 15:37 Reply to this

Po me bahet qefi shum per kyt lajm, sepse e kam njoft zotnin teper te nerum Pjeter Arbnorin.

Uroj e shpresoj qi edhe bashkia Shkodrane te ket noj plan ne shej kujtese per figuren e zotnis teper te nerum Pjeter Arbnori, sepse e verteta asht se ky zotni Shkodret ka ken nji ner te pakt Mandela te komunizmit Hoxhjan ne Shqipni.

Salla e ish-Byrosë merr emrin “Pjetër Arbnori”, ALBERTSA 20 Jan : 20:55 Reply to this

KUSH ESHT PER HAKMARRJE TA LEXOJN KYT INTERVIST DHE KUR FAL PJETRI QE KA BA 28 VJET BURG TJERT DUHET ME KEN MA TE GATSHEM,KA PREJ ATYNE QE KAN BA BURG PER HAJNI DHE BERTASIN HAKMARRJE...ME QESH TE VJEN.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1591 sec, 0.0576 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,238kB