Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
30
06.2006

Inva Mula, nje borxh i shlyer ndaj kenges qytetare

:::ShkoderZemer
Ne daten dy korrik sopranoja Inva Mula prezanton albumin e saj me 13 kenge popullore qytetare, kryesisht jare shkodrane, por edhe korçare




Alma Mile

Nga skenat boterore zbret ne Teatrin “Migjeni” te Shkodres. Pas nje pune nje vjeçare me kuartetin e harqeve “Gaudi” e veçuar ne nje manastir francez, Inva Mula promovon albumin e saj me kenge popullore qytetare. Jane 13 kenge, kryesisht jare shkodrane, si “Per mue paska kenun kismet”, “Njat’zaman t’asaj furie”, “Tash sa dit e mot”, etj, qe vijne nen interpretimin e sopranos se madhe dhe kuartetit francez. Per te prezantuar albumin e saj, Mula zgjodhi pikerisht Shkodren, me te cilen e lidhin kujtime te hershme feminije, por edhe nga buron pjesa me e madhe e kengeve te permbledhjes. Koncerti zhvillohet ne daten 2 korrik ne Teatrin “Migjeni”, ndersa albumi hidhet ne treg nje dite me vone prej shtepise diskografike “Eurostar”.Per Mulen e rendesishme eshte qe keto kenge te mos humbasin, te mbeten ne fonoteken shqiptare dhe te dalin prej anonimatit. Kete hap ne karrieren e saj ajo nuk e quan nje “hedhje” ne muziken popullore, por nje borxh qe duhet shlyer karshi kenges qytetare dhe kompozitoreve te saj. Koncerti zhvillohet nen kujdesin e kryetares se Parlamentit, znj. Jozefina Topalli dhe mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Inva Mula vjen ne Shqiperi pas nje suksesi ne Operen e Triestes, ku interpretoi rolin e Violetes ne operen “Traviata” dhe javes tjeter do jape dy koncerte ne Kroaci e Sarajeve me tenorin e madh Hoze Karreras.

Albumi
Pirro nuk mbetet pas
Duket si nja gare brenda familjes. Pas Inves edhe kantautori Pirro Çako promovon albumin e tij te ri. Tashme çdo gje ka mbaruar, pritet vetem konferenca per shtyp dhe dalja ne treg e albumit. Pas “Heret a vone”, Çako vjen me albumin “Mos me krahaso”. Jane rreth 10 kenge te reja me tekste te Timo Fllokos, Teodor Kekos, etj. Ashtu si edhe Inva, hedhjen ne treg te albumit ia ka besuar shtepise diskografike “Eurostar”.

Si ju lindi ideja per realizimin e ketij albumi, eshte ky nje moment “arratie” nga muzika operistike?
Sado qe rruget te çojne larg, si ne rastin tim qe nuk jetoj ne Shqiperi, ndodh gjithnje kthimi ne origjine. Kthimi ne muziken shqiptare, ne Shqiperi, prane njerezve qe i dua eshte nje ushqim i jashtezakonshem. Regjistrimi i ketij albumi ishte nje enderr e dashur, deshire qe e kam pasur prej kohesh, aq me teper me nje kuartet harqesh, gje qe nuk eshte bere me pare. Asnjehere keto kenge nuk jane interpretuar ne menyre profesionale, nderkohe qe kane nje muzike dhe nje shtrirje shume te gjere qe mund te realizohet vetem nga kengetare qe kane pergatitje te mire teknike. Por nuk mund te thuhet qe ky album eshte nje kalim i imi nga opera ne muziken popullore, por eshte nje domosdoshmeri per kete muzike te shkelqyer qe ne kemi, per ta lene ate pas nesh ne menyre profesionale, per t’ia dhuruar publikut shqiptar, por edhe atij boteror.
Ç’mund te na thoni per perzgjedhjen e kengeve?
Rreth 80% e kengeve jane arie shkodrane, kurse pjesa tjeter jane kenge te njohura per publikun shqiptar, si “Kroi i fshatit tone”, qe vjen nga Korça, apo “Fryn veriu”, nje kenge e mrekullueshme pogradecare me tekst te Lazgush Poradecit, apo “Kur me vjen burri nga stani”. Disa syresh jane kenduar edhe nga e madhja Tefta Tashko Koço. Muzika e tyre eshte e mrekullueshme, por sa i perket teksteve, mendoj se jane pika me e dobet e tyre. Shumica jane kenge dashurie, si duket shqiptari ne kete pike ka qene me i ndjeshem dhe shumica jane sentimentale. Disa prej tyre jane deri diku me nje shqipe te vjeter qe ne nuk e perdorim, por pasuria melodike e ketyre kengeve eshte aq e madhe, saqe tekstet dalin ne vend te dyte.
Sa e veshtire ishte per kuartetin francez “Gaudi” te pershtatej me muziken shqiptare?
Qellimi ishte te realizonim diçka profesionale, qe te mbetet ne fonoteken shqiptare. Kur pame se sa bukur tingellonte muzika shqiptare, luajtur nga ky kuartet klasik, kuptuam se kjo ishte ajo qe duhej. Perveç violinçelistit, Arben Skenderi, i cili i njeh kenget, per anetaret e tjere te kuartetit “Gaudi” ishin teresisht te reja, por ata menjehere e thithen muziken tone. Aq sa kur degjova violinen mendova: vertete violinisti nuk eshte shqiptar? Kjo sepse keto arie kane nje muzike sa origjinale, aq edhe te nje niveli nderkombetar. Ishte nje pune e veshtire, por e bukur dhe e suksesshme. Proven tone te pare e beme gjate nje udhetimi me anije ne Fjordet Norvegjeze, para nje publiku kryesisht francez, dashamires dhe njohes shume te mire te muzikes klasike. Reagimi i tyre ishte i mrekullueshem dhe na dha garancine se do pritemi mire jo vetem ne Shkoder, por edhe ne te gjitha koncertete qe kemi parashikuar te organizojme me kete repertor.
Perse zgjodhet pikerisht Shkodren per koncertin tuaj?
Ishin te forta arsyet pse zgjodhem Shkodren dhe Teatrin “Migjeni”. Rreth 80 % e kengeve jane shkodrane, qe jane kenduar prej brezash ne Shkoder. Jane quajtur anonime, pasi keshtu ndodh ato here kur ato kendohen aq shume ne popull, por ne te vertete jane krijuar nga kompozitore te mirefillte, qe u shkolluan ne Akademite e huaja. Mjafton te permendim kengen e famshme “Lulebore” e cila u kompozua nga Simon Gjoni. Keshtu qe ne nje fare menyre koncerti eshte edhe nje homazh per keta artsiste qe dhane kaq shume per kulturen. Por jo vetem kaq. Lidhja ime me Shkodren eshte shume e hershme, kur kendoja ne Festivalin e Femijeve. Dhe eshte bukur dhe shume e rendesishme per nje femije qe te mesohet me skenen, kur ajo eshte ende nje loje per te. Dhe ky eshte nje kthim pas shume vjetesh per mua me shume nostalgji. Por gjithashtu eshte edhe nje shtyse per Shkodren, per te arritur nivelet dhe vendin qe i takon, si djep i kultures.
Gjithashtu keni realizuar nje Kalendar, ku pozoni me veshje te stilizuara popullore, sa lidhet kjo gjetje me albumin?
Kalendari eshte nje tjeter forme per te promovuar kulturen shqiptare. Fotografite jane realizuar nga fotografi Fadil Berisha, i cili dha edhe idene, ndersa veshjet u stilizuan nga stilisti Joni Peçi, i cili ka bere nje pune te mrekullueshme, duke u nisur nga elemente te veshjeve popullore te nxjerra nga muzete dhe sendyqet, ku ruheshin ato. Diku ka nje brez, diku tjeter nje gjerdan, nje jelek, kompozuar dhe stiluar me veshjet moderne. Çdo veshje eshte fryt i monmentit, nje frymezim i çastit dhe asnjera prej veshjeve nuk eshte e qepur, por e stilizuar dhe e fiksuar sipas trupit tim. Fotografite u realizuan ne Kalane e Butrintit, keshtu qe eshte promovim i shume pasurive njeheresh.
Ktheheni nga nje sukses i rradhes ne Operen e Triestes, ku interpretuar Violeten…
Ishte nje produksion teper interesant i Massimo Ranierit, kengetar dhe regjisor, i cili i kthehet pasionit te vjeter per operen. Ishte pikerisht opera verdiane “Traviata”, e cila korri nje sukses te jashtezkonshem. Kjo eshte nje nga operat me te ngjitura ne skenen italiane dhe gjithe perpjekja e regjisoreve perqendrohet ne gjetjen e nje versioni te ri dhe ky ishte nje syresh. Por surpriza e kesaj rivenieje ishin Violetat, te dyja shqipetare. Nese me pare publiku eshte çuditur prej faktit qe prej nje vendi te vogel dalin kengetare shume te mire, qe shfaqen ne skenat boterore, kete here çudia ishte me e madhe, pasi ne te njejten veper protagonistet ishin shqiptare. Edhe Violeta tjeter, Ermonela Jaho, eshte nje soprano e shkelqyer dhe te dyja u ndiem shume mire ne skenen e Triestes.
Cili eshte stacioni juaj pas Shkodres?
Javen qe vjen nisem ne Kroaci, ku kam dy koncerte shume te rendesishme me tenorin e madh Hoze Karreras. Njeri eshte ne Amfiteatrin e Polas me orkestren e Operes se Zagrebit, kurse tjetri eshte ne Sarajeve. Jam shume e lumtur qe do jap koncerte ne dy vende fqinje per nje publik shume te gjere. Repertori i eshte pershtatur atij te Hoze Karreras, do kete duete dhe arie te njohura, shkeputur nga vepra te medha boterore.




30/06/2006

[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2808 sec, 0.0894 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,243kB