:::ShkoderZemer
GAZETA E SHKODRES
Qershor 30, 2006
Shkodra zgjidhet zone pilot. Projekti i Organizates Nderkombetare te Punes dhe ne qytete te tjera
Varferia rikthen prodhimet artizanale
Zanatçinjte: Duam kredi afatgjata per nxitjen e biznesit
Brikena Shllaku
SHKODER
Varferia e skajshme si dhe papunesia e madhe, te cilat e renditin Shkodren nder zonat e para ne shkalle vendi, si dhe mungesa e investimeve ka nxitur rikthimin e tradites se shekujve te shkuar, ate prodhimeve artizanale. Gjate viteve te fundit eshte rritur ndjeshem numri i mjeshtrave te punimeve artizanale, gje e cila ka ndikuar ne menyre direkte per zbutjen e varferise dhe ne zhvillimin e biznesit te vogel. Aktivitetet artizanale qe po zhvillohen jane punimet me kashte, pelhurat, punimet me dru, baker, argjend si dhe qendistaria. Artizane te ndryshem ne qytetin e Shkodres por edhe ne rrethinat e saj, pohojne se punimet e tyre me dore jane burim fitimi dhe se ne te ardhmen pritet qe prodhimet artizanale te kene nje vlere me te madhe ne tregun e gjere. Nderkohe, Organizata Nderkombetare e Punes (ILO), ne bashkepunim me Organizaten per Zhvillim (OCED) kane bere nje studim per aktivitetin artizanal ne Shkoder. Alfred Opi, perfaqesues i Organizates Nderkombetare te Punesimit ne Shqiperi, shprehet se ky aktivitet po ndikon ne rritjen e vetepunesimit ne Shkoder, zone kjo e cila njihet per nivelin e larte te papunesise. Projekti i ILO-s dhe OECD-it, i mbeshtetur dhe nga Ministria e Punes, ka percaktuar qytetin e Shkodres si qytet pilot, per nxitjen e prodhimeve artizanale. Synohet qe ky projekt te shtrihet vitet e ardhshme edhe ne qytete te tjera te vendit.
Punimet artizanale ne zonen e Shkodres i paten fillimet e veta ne gjysmen e shekullit XVIII. Motivet dhe teknikat e aplikuara,u trasheguan brez pa brezi deri ne ditet e sotme. “Ne fillim kemi punuar vetem me modelet e vjetra te ish-nderrmarrjes artistike, me rritjen e klienteles ato sillnin vete modelet, te cilat i hedhim ne nje fletore me katrore. Tashme kemi shumllojshmeri disenjosh dhe ngjyrash”, thote Nebija, nje nga artizanet e qytetit te Shkodres. Cilesia e larte e punimeve si dhe çmimet e leverdisshme kane bere qe bleres te shumte nga Tirana, Lezha, Durresi dhe Kavaja te shkojne per te blere qylyma ne Shkoder. Zona e Zogajve njihet ne gjithe vendin per cilesine e larte te qylymave. Nderkaq, artizane te tjere ne Shkoder pohojne se jane te shqetesuar per qirate e larta neper panairet e ndryshme qe zhvillohen ne kete qytet. Ata thone se shteti dhe donatoret e ndryshem duhet te shikojne mundesine e uljes se qirave te panaireve, e cila do te ndihmonte artizanet e vegjel.
[
Submitted by ShkodraOnline]
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|