Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
02
12.2009

Fëmijëria ime në Shkodër… me babanë në burg

:::ShkoderZemer
Gazeta - Balkanewb - Mirush Kabashi, aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë, është me origjinë nga Gjakova, i lindur në Shkodër, ku edhe ka kaluar vitet e fëmijërisë deri kur u bë gjashtë vjeç. Është bërë shkas monodrama e tij e re, e shfaqur këtë fundjave në Shkodër, që Kabashi të rrëfejë rrënjët e tij dhe histori krejt të panjohura nga fëmijëria e tij e hershme.


Ajo ç'ka përjetuar mbrëmjen e së shtunës në skenën e Teatrit "Migjeni" ndërsa interpretonte monodramën "Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit", ka qenë për të një emocion tepër i veçantë. E kjo për faktin se artisti i madh i skenës këtë radhë ka qenë përpara spektatorit shkodran, në qytetin e tij të lindjes. Një fakt, që ndoshta jo shumë vetë e dinë, pasi aktori me origjinë nga Gjakova, që është rritur në Durrës dhe jetën artistike e ka shtrirë suksesshëm edhe në Tiranë, vendlindjen e ka pikërisht në këtë qytet. Rrëfimin e tij për këto vite dhe nostalgjinë për këtë qytet ia ka rrëfyer gazetarit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Shkodër Gac Marku, menjëherë pas shfaqjes. "Në një periudhë shumë të vështirë të sajën, familja ime pati fatin me qenë në Shkodër, sepse im atë, Musaja, edhe pse gjakovar, që kishte mbaruar shkollën e Fulcit në Tiranë, e caktojnë si drejtor teknik në centralin e Shkodrës, por më pas, si të gjithë ish-nxënësit e Fulcit pati fatin e keq që ta arrestojnë". Kujtimet rreth Shkodrës, siç thotë Mirush Kabashi, janë të vyera për të. Ajo që i ka lënë mbresa të veçanta nga ky qytet dhe populli shkodran, për Mirushin është ana njerëzore e këtij qyteti të lashtë, mikpritja dhe dashamirësia e madhe që ata tregonin për familjen e tij. "E kam përjetuar vetë, por shumë herë na e kujton edhe nëna jonë atë periudhë që kemi qenë në Shkodër", - thotë Mirushi, duke u ndalur në një rast me të vërtetë shumë interesant, kur mes atyre që i kanë dhënë një ndihmesë shumë të madhe ka qenë edhe një grua hebreje që jetonte asokohe në Shkodër. "Quhej Stela Ardit, një hebreje që jetonte aty pranë nesh, e cila kalonte murin rrethues pranë shtëpisë sonë për t'i dhënës nënës sime latat e ushqimit të familjes së saj, për të na ushqyer ne, pasi im atë ishte futur në burg dhe gjendja jonë ishte shumë e vështirë. Kjo është shumë e rëndësishme për t'u theksuar, që një grua herreje, e cila asokohe jetonte në Shkodër dhe ishte komshije ngjitur me ne, duke parë gjendjen tonë i është gjetur shumë afër nënës sonë, por në të njëjtën kohë, duke mos lënë mënjanë edhe ndihmën dhe mbështetjen e shkodranëve të tjerë, sidomos të lagjes ku jetonim aty pranë centralit ku më parë punonte babai", - kujton Mirushi. Sipas tij, ishte fat që familja e tij u ndodh në ato vite të vështira në Shkodër, që ta kapërcejë sa më lehtësisht këtë periudhë dhe kjo falë shpirtit të gjerë, njerëzor dhe dashamirës të popullit të Shkodrës, falë edhe edukatës fetare pa dallim në asnjë krah, gjë që ishte një avantazh i madh për ta që ta kalonin atë moment të vështirë. E me këtë rast, Mirush Kabashi nuk mund të mos bëjë një falenderim. "Ne familjarisht do t'i mbetemi borxhli Shkodrës për atë mbështetje të madhe që na ka dhënë". Më pas, duke kujtuar gjashtë vitet që ka jetuar në Shkodër, aktori thotë se i kanë dhënë mundësinë për të ruajtur pak a shumë atë shkodranishten e marrë që në fëmijëri në këtë qytet, gjë që shpeshherë e përdor edhe në jetën e përditshme. Ndërkohë, duke folur diçka më shumë për familjen Kabashi, Mirushi i kujton plot nostalgji dhe emocion vitet që ai, si djali i tretë i familjes gjakovare, së bashku me dy vëllezërit e tjerë, Salinë dhe Kujtimin, ndërkohë që vëllai i katërt sipas radhës, Gëzimi do të lindte më pas në Durrës, aty ku edhe sot jeton familja Kabashi, duke thënë se vëllai i parë, Sali, mban emrin e gjyshit, për të cilin thotë se është vrarë nga serbët. Ndërkohë, emri i tij, Mirush, ka një tjetër histori. Ai thotë se mban emrin e gjyshes. "Të gjithë ishin përgatitur për vajzë, që në fakt e dëshironin shumë prindërit, pasi më përpara ishin edhe dy vëllezërit e tjerë, por duke qenë se "dola djalë", baba, duke dashur ta kujtonte nënën e tij, nga Mirushe që e kishte gjyshja, më vunë emri Mirush dhe ndoshta jam ndër meshkujt e parë që kam marrë emër femre", - thotë Mirushi, tashmë 60 vjeç e me një karrierë të gjatë artistike me mbi 100 role në teatër, mbi 20 në kinematografi, si dhe në shumë e shumë interpretime të llojeve të ndryshme në shfaqje, koncerte apo edhe emisione televizive e radiofonike.


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2080 sec, 0.0557 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB