Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
12
11.2009

Homazh Dom Simon Filipajt,shqipëruesit të Biblës

:IROLF:
Gazeta Panorama - Shumë u përpoqën përpara tij, por nuk mundën t’ia dalin në krye. Dikush solli një libër, dikush një dhiatë, por askush të plotë.

Vetëm 15 vjet më parë, Fjala e Zotit, “Bibla” erdhi e plotë në shqip përmes përkthimit të klerikut Dom Simon Filipaj. Në përkujtim të 10-vjetorit të vdekjes së Filipajt (1925-1999) dhe 15-vjetorin e botimit të Biblës së plotë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë dhe Instituti Filozofik dhe Teologjik, Shkodër organizuan dje konferencën shkencore me temë “Filipaj dhe BIBLA shqip”. Në konferencën e djeshme, studiues të njohur folën mbi kontributin që Filipaj ka sjellë në sjelljen e fjalës së Zotit në gjuhën shqipe. Kështu prof. Ardian Marashi solli kumtesën “Bibla, matricë e leximit dhe e interpretimit të botës”, dr. Dom Nikë Ukgjini “Dekada e dëshmisë së Filipajt”, prof. Kolec Topalli “Përkthime të Biblës në ballafaqim: nga Buzuku te Filipaj”, prof. Xhevat Lloshi “Një përvojë e re: përkthimi besnik i domethënies”, prof. Shaban Sinani “Kënga e këngëve”, etj. U deshën të kalojnë katër shekuj përpjekjesh që të mundësohej përkthimi i plotë i kësaj vepre në gjuhën standarde, botuar nga shtëpia botuese “Drita”, Ferizaj, vitin 1994. Kjo u bë e mundur fal punës 40 vjeçare të mjeshtrit të fjalës shqipe, klerikut të shquar të kishës katolike, dom Simon Filipajt. Studiuesit në konferencën e djeshme vunë në dukje vështirësinë e përkthimit të Biblës, e cila përbëhet nga një shumësi librash, që i përkasin zhanreve të ndryshme, që nga shënimet e udhëtimit, këngët, poezitë, letërkëmbimet, etj. Merita e Filipajt është që jo vetëm e solli të plotë fjalën e Zotit, por edhe se e përktheu atë më pranë origjinalit, nga gjuhët latine e greke. Sipas studiuesit Dom Nikë Ukgjini, historia e kontakteve të para të pasardhësve të shqiptarëve më Biblën në një farë mënyre u nis më Shën Jeronimi nga Stridoni i Ilirisë, shekullit të V. Nisja e Buzukut u pasua në shekujt e më pastajmë nga përkthime të tjera të shkrimeve të shenjta në shqip si L. Matrenga, P. Budi, F.Bardhi, P. Bogdani, Jul Valiboba, Teodor Haxhi Filipi, Vangjel Mekse, Kostandin Kristoforidhi, Fan Noli, Ndre Mjeda etj. Kështu përpjekjet e para për të përkthyer këtë libër të shenjt në gjuhën e ndaluar shqipe shënojnë edhe fillesat e shkrimit të gjuhës shqipe. Përpjekjen e patriarkëve të shqipes e përmbylli me sukses Dom Simon Filipaj me përkthimin e tij.


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1763 sec, 0.0552 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB