Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
28
06.2006

Harresa e “9 janarit”

:::ShkoderZemer
Besi Bekteshi: Harresa e “9 janarit”
Wednesday, 28 June 2006
Mhillaj deklaron se me daten 15 janar ne nje seance parlamantare “opozita e atehershme kerkoi per kete tragjedi shkarkimin e Fatos Nanos”. Mirepo thote zoti Mhillaj kur deri ne oren 24-er nuk u arrit kjo gje, mbas disa ditesh u arrit nje konsensus socialisto-demokrat qe te ngrihej nje “komision parlamentar hetimor” per “9 Janarin”. Megjithse u ra dakort per kete gje, ky komision nuk u ngrit kurre, sepse te dy palet nuk u “moren vesh” se kush do te kryesonte kete komision nje socialist apo nje demokrat. Por ajo qe ishte akoma me interesante mbas ketyre viteve rropatje ne gjygje dhe seanca degjimore qendronte ne faktin se ky komision i cili do te ndertohej ne ate kohe do te hetonte “mbytjet ne uje” qe nga viti i larget 1992. Ai komision nuk u ngrit kurre, dhe megjithse edhe sot ka kerkesa te shumta te kesaj shoqate perseri asgje nuk duket ne horizont, sepaku prej atyre qe ne vitin 2005 ne fushate elektorale, por edhe ne diten e zise kombetare premtuan te zbardhet e verteta e kesaj tragjedie e konsumuar vetem 3 km larg brigjeve tona.

27qershor06


Harresa e “9 janarit” nje akuze me teper ndaj shtetit shqiptar.

Nga Besi Bekteshi




Ka dhjetra faqe ne dosjen e tij tashme te trashe Nikoll Mhillaj, kreu i shoqates “9 Janari” dhe nje prej prinderve qe ne gomonet e vdekjes ka humbur djalin e tij. Mbas me shume se dy vitesh ai eshte serish ne piken e fillimit per sa i perket ndeshkimit dhe zbardhjes se se vertetes dhe pothuaj ne fund te gjetjes dhe fakteve te shumta mbi kete ngjarje e cila jo vetem mori shume viktima, por u perdor edhe politikisht ne ate kohe per tu harruar nga ana juridike dhe politike ne kete kohe.

Mhillaj deklaron se me daten 15 janar ne nje seance parlamantare “opozita e atehershme kerkoi per kete tragjedi shkarkimin e Fatos Nanos”. Mirepo thote zoti Mhillaj kur deri ne oren 24-er nuk u arrit kjo gje, mbas disa ditesh u arrit nje konsensus socialisto-demokrat qe te ngrihej nje “komision parlamentar hetimor” per “9 Janarin”. Megjithse u ra dakort per kete gje, ky komision nuk u ngrit kurre, sepse te dy palet nuk u “moren vesh” se kush do te kryesonte kete komision nje socialist apo nje demokrat. Por ajo qe ishte akoma me interesante mbas ketyre viteve rropatje ne gjygje dhe seanca degjimore qendronte ne faktin se ky komision i cili do te ndertohej ne ate kohe do te hetonte “mbytjet ne uje” qe nga viti i larget 1992. Ai komision nuk u ngrit kurre, dhe megjithse edhe sot ka kerkesa te shumta te kesaj shoqate perseri asgje nuk duket ne horizont, sepaku prej atyre qe ne vitin 2005 ne fushate elektorale, por edhe ne diten e zise kombetare premtuan te zbardhet e verteta e kesaj tragjedie e konsumuar vetem 3 km larg brigjeve tona.
Nikolla deklaron mbasi vazhdon te kete shpresa te vendoret e Shkodres, se ju eshte lutur krereve lokale per tu takuar sebashku si shoqate, por ka marre teper pak mundesi takimi dhe shpesh here edhe krijim distance. Keshtu vetem prefekti Kolombi ka premtuar se do te prese, kurse ne Bashkine e Shkodres Mhillaj thote se na “kane nxjerre me polic jashte”. Ndersa per kreun e qarkut Luka, Nikoll Mhillaj sqaron se ai i ka thene se ne nuk merremi me kete ç’eshtje dhe se duhet kerkuar ne Tirane. Po keshtu ne prokurori te Shkodres shoqates dhe Mhillajt i eshte deklaruar se “nuk kemi pune me kete ç’eshtje” dhe se me te merret vetem prokuroria e Vlores. Por Mhillaj ne te gjitha dokumentat qe mban me vete dhe qe jane plote me vula dhe firma ka vertetuar se çdo gje filloi ne Shkoder dhe ai thote se “krimi filloi ne Shkoder dhe u egzekutua ne Vlore”.

Nikoll Mhillaj eshte teper i pa sqaruar se pse nuk eshte bere e mundur fillimi i nje hetimi parlamentar me komision. Mbas seances se “Komisionit se Sigurise Kombetare” Jozefina Topalli na ka deklaruar se : Duhet te me propozojne per komision hetimor parlamentar. Qe nga ajo date e muajit prill, zoti Leonard Demi e ka vonuar rreth 2 muaj pergjigjen ( e cila eshte percjelle me leter vetem ne daten 17 qershor) dhe ne serish jemi ne pritje se çfare behet me komisionin dhe fillimin e tij apo me dyshimin ne se ka vullnet per ta krijuar kete komision thote babai i nje prej viktimave, kreu i shoqates Nikoll Mhillaj. Por Nikolla sqaron gjithashtu se edhe nga prokuroria e pergjithshme dhe vete zoti Sollaku, kjo ç’eshtje eshte hapur vetem atehere kur ai ka marre vesh se po fillon per te komisioni i hetimit parlamentar, dhe keshtu “9 janari” nuk mund te merret parasysh, sepse nje komision nuk mund te kontrolloje dosje qe jane faktikisht nen hetim.

Mhillaj deklaron se deshmia e Bektash Petroshatit zev/komandant i distriktit detar te Vlores ka qene teper e sakte dhe e plote. Ne te thote Mhillaj qe ka edhe nje dokument te shkruar nga vete ai (Petroshati) ku nxirren edhe te gjitha aresyet. Petroshati ka shkruar ne prononcimin e tij keshtu: Ne operacionin e ngjarjes se 9 Janarit te gjitha strukturat e shtetit nuk vepruan. Jane kryer veprime per ta fshehur te verteten dhe jo per ta zbardhur ate. Pastaj Petroshati jep dhjetra arsye pse ka kete mendim.
Mire po me sa di une nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem Pellumb Qazimi ka marre verejtje per largim, sepse shume arsye dhe fakte qe Petroshati permend ne letren e tij jane konsideruar sekret, thote Mhillaj.
Probleme kemi pasur edhe me gjygjet per kete ç’eshtje deklaron Mhillaj. Keshtu mbas 1 viti e gjysem gjygji nuk na dha te drejte per kthimin e formulimit “dhenia ndihme” nga shteti per familjat e viktimave ne “demshperblim material dhe moral”. Keshtu edhe tani ka me se 1 vit ne apel dhe nuk eshte zhvilluar asnje seance e vetme. Per me teper tre here qe jemi thirrur per gjygj, tre here eshte terhequr trupi gjykues, tregon e deshperuar Mhillaj.
Tashme duket se nuk ka nje vullnet dhe megjithe premtimet dhe perdorimin politik per te zbardhur te verteten dikur te “9 janarit” deri tani asgje nuk duket se ka nje deshire per ti hyre kesaj tragjedie qe une e quaj si nje vrasje ne kufi perfundon sqarimet e tij per te kaluaren Mhillaj. Edhe mbas te rejave te paraqitura nga une se vertetohet egzistenca e gomones se dyte dhe se kam numura te flotes dhe aeronautikes italiane apo kam edhe persona qe kane qene ne lidhje me kapitenerite e Barit, Brindizit dhe Ankones, perseri asgje dhe kerkush nuk interesohet. As atehere kur them se ka te ngjare qe jane tre persona te gjalle dhe qe mund te dine shume per kete ngjarje ne Itali, perseri asgje thote kreu i shoqates “9 janari” ne Shkoder.
Ne po mundohemi qe sepaku te sensibilizojme lokalet ne Shkoder, sepse emra dhe mbiemra te inkriminuarve te cilet jane edhe ne nje permbledhje te dikurshme nga nje komision ne parlament kane punuar pikerisht ketu, por as ne qytetin ku keto viktima kishin edhe vendqendrimin e tyre dhe ishin pjestar te tij nuk po gjejme ndihme. Tashme ç’do hap i joni po gjen veshtiresi dhe ne megjithse i jemi drejtuar te gjitheve qe nga Presidenti i Republikes dhe deri te zoti Berisha te cilit i kemi kerkuar te mbaje fjalen e dhene dikur ne diten e zise qe do te ishte “avokat i viktimave”. Kemi derguar letra edhe ministrave te rinj te rendit dhe mbrojtjes per te ndihmuar edhe ato ne zbardhjen e plote te tragjedise. Por ne i kemi derguar te gjitha hapat tona edhe ambasadores amarikane Marsi Ris ku i themi se:Asnjehere nuk kemi gjetur perkrahje dhe drejtesi perkundrazi....duke i kerkuar ndihme.
Tashme me sa duket jemi vetem dhe megjithse po mundohemi dhe do te vazhdojme sepse nuk mund te harrojne prinderit femijet te cilet u çuan per tu vrare, kemi pershtypjen se kjo zbardhje e tragjedise po lihet keshtu qe ne te merzitemi dhe te lodhemi. Sot kur po kerkohet lufte kundra trafiqeve dhe korrupsionit do te ishte dhe momenti per tu zgjidhur dhe me sa duket besojne se do te harrojme. Por kjo nuk do te ndodhe, sepse nuk mund te harrohet kurre kjo tragjedi e cila nuk eshte mbytje ne uje, por nje vrasje e mirefillte, perfundon kreu i shoqates “9 janari” Nikoll Mhillaj.


[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2733 sec, 0.0768 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,244kB