Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
25
06.2006

Turistet e tragetit i pret era e keqe

:::ShkoderZemer
GAZETA E SHKODRES
Qershor 25, 2006


Bashkia: Nuk kemi fonde per te nderhyre. Ne 16 vjet u bene ndertime te shumta e pa kriter



Ne molin e Liqenit perzihen ujrat e bardha me ato te zeza
Brikena Shllaku


SHKODER

Vetem pak metra larg pikes doganore te Vir Pazar-Shkoder e cila u inagurua para disa ditesh nga ministrat e mjedisit te Shqiperise dhe te Malit te Zi, moli i Liqenit te Shkodres kundermon nga era e keqe. Pikerisht ne kete vend (ne hyrje te qytetit te Shkodres), ku priten te kalojne qindra turiste nga vende te ndryshme te botes, uji i liqenit eshte i ndotur nga derdhja e ujerave te zeza. Mbeturinat e ketyre ujerave qe notojne mbi siperfaqqen e molit, qe rritet vazhdimisht per shkak te renies se vazhdueshme te nivelit te ujerave te ketij liqeni, prej vitesh eshte kthyer ne nje rrezik edhe per banoret per shkak te perhapjes se infeksioneve. Situata behet akoma dhe me shqetesuese me hapjen e pikes doganore tek moli. Turistet do te udhetojne drejt Shkodres per te pare bukurite natyrore te kesaj zone, nderkohe qe do te perballen me eren e keqe te ujerave te zeza, te cilat tani ne vere behen burim i semundjeve te ndryshme. Pamja jo e kendshme qe te ofrohet ne afersi te kesaj pike kufitare, e cila pritet qe te shtoje levizjet ne te dy anet e kufirit ujor te dy vendeve fqinje dhe te ndihmoje ne zhvillimin e turizmit perben nje paradoks edhe per drejtuesit e pushtetit lokal. Burime nga Bashkia e Shkodres pohojne se ndotja e molit ka ardhur si rezultat i bllokimit te kanalizimeve nga ndertimet e shumta qe jane bere pas viteve ’90. Pronaret e objekteve ne afersi te molit kane vendosur kanalizimet e ujerave te zeza brenda rrjetit te kanalizimeve te ujerave te bardha (te shiut) per te pakesuar shpenzimet qe duheshin bere ne kete rast. Vetem 5 metra rruge te asfaltuara e ndajne kete vend te ndotur nga lokalet e shumta bri Liqenit te qytetit verior. Segmenti rrugor nga ku fillon derdhja e ujerave te zeza deri tek Ura e Bunes apo moli, ku tani ndodhet pika doganore, per shkodranet sherbente si shetitore gjate veres. Vetem tre vjet me pare Bashkia e Shkodres beri nje investim te konsiderueshem per shtrimin dhe ndriçimin e kesaj rruge, e cila tashme nuk frekuentohet nga banoret. Drejtues te Bashkise se ketij qyteti deklarojne se duhen fonde te medha per te nderhyre ne rrjetin e kanalizimeve te ujerave te zeza qe derdhen tek moli. Sipas tyre qe prej 16 vjetesh ne kete zone jane bere ndertime pa kriter dhe pa jo mbi bazen e nje plani urbanistik.



[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2280 sec, 0.0387 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB