Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
17
09.2008

Prenke Jakova, kompozitor dhe dirigjent i madh

:::ShkoderZemer
Dirigjenti Prenk Jakova
Me rastin e 40 vjetorit te performances te Simfonise 8 te ne Si/B minore te kompozitorit Franz Schubert. Shkudran Dr. Sul Gragjevi
Prenk Jakoves, talenti, aftesia dhe autoriteti i tij i dhane atij te drejten qe te jete kompozitori suprem mbi te gjithe te tjeret, nje gjeni i muzikes dhe artit shqiptar per te gjitha kohet. Ai ishte me te vertete nje talent i rralle. Njihte shume mire muziken

simfonike, ate operistike, instrumentale dhe ate te dhomes.

Ishte me nje pervoje te pasur jo vetem si muzikant pjanist, klarinetist
por edhe si dirigjent i orkestres simfonike te filarmonise Shkoder te
cilen e drejtoi disa dekada. Njihte shume mire te kater grupet e
instrumenteve te orkestres. Ne saj te kesaj arrine te ridimensionoje
orkestren simfonike gje te cilen e enderronte prej kohesh. per te
mbeshtete plotsisht realizimin e provave dhe performances ne operat
Mrika e Skenderbeu si dhe te gjithe repertorin e tij te muzikes
simfonike te kompozitorve te huaj si Mozarti, Beethoveni, Grieg,
Schuberti e Verdi.

Prenk Jakova e dinte mire qe interpretimi ne muzike eshte i lidhur me
krijimin e nje balance ne mes teknikes dhe anes muzikore dhe se keto te
dyja se bashku nuk duhen ndar kurre nga njera tjetra. Nje gje te till ai
e pati parasysh jo vetem kur kalonte ne piano te gjitha pjeset e te dy
operave para venies ne skene por edhe gjate provave dhe ne cfaqje.

Ariet e bukura te operave me ton lirik dhe dramatik, kenget, prelude,
etyde dhe shume kompozime tjera orkestrale ishin nje thesar i tij dhe i
artit shqiptar. Ai kuptonte gjithcka, ai ndjente gjithcka sepse gjithcka
i takonte atij, cdo gje ishte e tija. Ishte i pari kompozitor qe i dha
popullit dhe vendit te tij dy operat e nje niveli te larte artistik.
Kompozitori Prenk Jakova ishte nje talent muzikor i ralle.

Superioriteti orkestral me nje intelekt te thelle dhe ne mbrendesi te
krijimeve kryesore te tij ana psikologjike, jane te manifestuara ne
muzike dramen e tij,nga ana tjeter ato dallohen edhe per melodi te
bukura me veprimet skenike te persosura. Ne kete menyre ai u be nje
gjeni muzike, krijues i nje gjinie te re, i operas. Ne qoftese opera
Mrika ishte opera e pare shqiptare, opera Skenderbeu ishte super-opera e
performuar me shume sukses nga trupa e TOB Tirane.

Jo vetem studimet ne Konservatorin e njohur te Romes, Santa Cecilia, per
piano, klarinete dhe kompozim po edhe talenti, vullneti e kembngulja e
bene Prenken te jete nje kompozitor suprem mbi gjithe te tjeret.

Gjithemone ai thoshte se inspirimi a frymezimi nuk vjen nga larte, se
muzika nuk munde te mesohet mekanikisht dhe pastaj te shpresohet tek
performanca. Inspirimi dhe intuita vijne lehte ne qoftese baza e punes
eshte bere para te gjithave.

Komunikimi me i mire me ndegjuesin e muzikes dhe audiencen eshte kur te
komunikosh me veten dhe me muziken gjate performances.Cdo performance
duhet te ruaj cilsine e saj natyrore gje te cilen kompozitori i madh e
dinte mire.

Ai duke qene nje mjeshter i orkestracionit gjithmone e konsideronte te
domosdoshme marjen ne konsiderate te timbrit ose ton kolorit te
instrumentave si dhe aftesite profesionale e teknike te instrumentisteve
qe te ishin ne gjendje te luajn jo vetem shpejt por edhe sipas
koloritetit te kerkuar.

Ton kolori eshte eshte nje vecori e rendesishme ne duart e nje
orkestratori. Kompozitori Christoph Gluck ( Gluk ) 1714-1784, per ton
kolorin thoshte qe instrumentat muzikore duhet te perdoren jo sipas
shkathtesise te instrumentisteve por sipas vecorive dramatike te tonit
te tyre. Pra, kompozitori eshte nje artist i cili e sheh dhe e ndegjon
ne imagjinaten e vet koloritetin qe ka zgjedhe, melodite dhe ritmin.
Prandej muzika orkestrale eshte muzike vetem per orkester dhe jo per per
nje instrument. Kombinimet midis instrumentave jane te ndryshme dhe kjo
varet nga orkestratori, pra ai kompozitor qe ben orkestracionin.

Ne qoftese duem te dijme per dirigjentet se cfare raporti kane me
orkestren, munde te konstatojme se disa dirigjente kane ndikim te plote
mbi orkestren simfonike po ashtu edhe mbi veprimet skenike ne rastin e
operas. Ndikimi i levizjeve te batonit te digjentit duhet te jete sinjal
per te gjithe orkestren dhe te jete racional. Nje dirigjent i mire duhet
te sjell cdo detal ne nje koncert, opera apo simfoni. Ai duhet te dij
perfundimin ,rezultatin e dirigjimit dhe te kete kontroll te plote mbi
orkestren. Kjo arrihet kur ai njeh shume mire pjeset e repertorit qe do
te dirigjoje dhe kur ti kete kaluar disa here ne piano,.nga ana tjeter
nje dirigjent nuk ka si te dirigjoje simfonite e Beethovenit kur ai nuk
njeh sonatat, kuartetet, koncertet e tija, apo simfonine e 8 te te pa
kryeren te Schubertit kur nuk njeh krijimet e tija.

Dirigjimi eshte nje profesion ashtu sikur eshte interpretimi per nje
instrumentist a bariton Prenk Jakova, si dirigjent, jo vetem kish nje
kontroll absolut mbi orkestren dhe instrumentat ne cdo grup por edhe mbi
audicionin. Vetem per Mriken ai bashke me drejtorin artistik
kompozitorin e pianistin Tonin Harapi kaluan ne audicion 126 vete,
koriste, soliste dhe valletare. Ata e bene kete me shume aftesi per nje
kohe shume te shkurte, duke zgjedhur ne menyre selektive sopranot,
mezzot, tenoret, baritonet baset dhe valletaret. Sigurisht qe audicioni
eshte nje detyre e nje keshilli te larte te audicionit i praktikuar
dekada me pare ne La Scala dhe Metropolitan Opera dhe kurre detyre e nje
individi apo e personave jo te profilit dhe jo kompetente.

Vetem nje kompozitor e dirigjent ne te njejten kohe bile me pervoje te
pasur munde te vendos per rezultatin e nje audicioni sepse ai njeh mire
rolet e kengetareve, nivelin artistik te operas vecorite muzikore e
individuale te personazheve dhe te kengetareve. Drejtori artistik
menaxheri apo drejtori i muzikes duhet te jene te profilit ne radhe te
pare, qe i pergjigjet jo domosdoshmeria e politikes sociale por ajo
artistike dhe vetem artistike.

Muzika eshte nje nga subjektet mbi te cilin secili e ndjen te drejten e
vet per te shpreh nje mendim dhe opinion. Prenk Jakova perdori gjithe
pervojen e tij ne dobi te artit muzikor, drejtoi cdo gje vete dhe ishte
i vetmi kompozitor e dirigjent .Shembuj te till nuk ka shume ne muzike.

Wilhelm Furtwangler ka qene kompozitor dhe dirigjent gjerman me cmim te
te cilit para disa ditesh ne Festivalin e Beethovenit ne Bon, u dekorua
dirigjenti i njohur Kurt Massur.

Prenk Jakova ishte shume i njohur dhe krijoi nje simpati te vecante tek
audienca duke u bere figura qendrore ne filarmonine e Shkodres. Ai
drejtoi per shume kohe orkestren qe e themeloi dhe qe e rriti ne
dimension. Ridimensionimi i orkestres simfonike i dha atij mundesi qe te
zgjeroje repertorin muzikor. Edhe pse ate kohe ishte e veshtire nje gje
e till per mungese fondesh, ai e beri sepse ishte i plotfuqishem ne
punen e tij. Ai kish nje vecori te cilen mendoj duhet ta kete cdo
drejtor muzike apo drejtor i pergjithshem, qe nuk lejonte asnje
nderhyrje ne punet e tija per muziken, per statutin, kompetencat, ishte
plotsisht i pavarur nga ndikimi i dikasterit. Nje autoritet i till me te
cilin drejtoi te gjithe problemet e muzikes,koncertet,
banden e qytetit qe ishte cdo vit e para ne vend, festivalet e kenges
cdo qershor,operat konkurse te ndryshme disa here ne vit e shume te
tjera, larguan cdo ndikim dikasterial.

I till duhet te jete sot nje drejtues i pergjthshem ne TOB e Tiranes apo
ne nje filarmoni qe te drejtoje me autoritetin e tij, te postit qe ka,
duke mos lejuar asnje nderhyrje te dikasterit ne statut dhe kompetencat,
ndryshe punet kurre nuk do shkojne mire.

Simfonia e 8 te " E pakryer " e Schubertit ne Si / B minore u be pjesa
me favorit jo vetem per kompozitorin e dirigjentin tone te madh,por edhe
per gjithe ne orkestrantet e tij. Kam qene gjithmone afer dhe them me
bindje te plote se kapaciteti i tij si pianist, orkestrator e dirigjent
ishte me te vertete i madh, gjithe diten punonte ne piano deri sa vinte
koha per provat e orkestres ne mbremje. Kish nje menyre speciale per te
disiplinuar me sukses te kater grup-instrumentat ne nje unitet te plote.

Vecanrisht gjate interpretimit te Simfonise se 8 te "Te pakryer" te
Schubertit ne Si/B minore Prenk Jakova qe e njihte shume mire kete
veper, kerkonte nje impenjim te vecante te klarinetes, obose, flautit,
kornos dhe cellove per nje expresivitet te theksuar e plot koloritet
ashtu sic e kishte shkruar vet Schuberti per te nxjerre me plot elegance
anen melodike Schubertiane. Ne kohen e pare, harqet futen ne teme ndersa
ne solo cfaqen klarineta,korno dhe persri klarineta drejte melodise se
bukur qe shoqron gjithe simfonine. Po ashtu cellot me violat ne solo
shoqrohen ne dialog nga klarineta.Mbas dialogut cello-violinat persritet
tema.

Ne kohen e dyte, permendim shkurt melodine solo te klarinetes te
shoqruar nga orkestra, pastaj vazhdon ne solo oboe, metej flauti dhe
persri oboe deri ne fortissimo. Simfonia e 8 te eshte quajtur si e
vetmja simfoni romantike. Kjo simfoni dallohet nga ana muzikore per nje
koloritet te vecante expresivitet dhe plot melodi te bukura.

E gjithe Simfonia e 8 te ne Si/B pershkruhet nga ton kolori orkestral
dhe eshte nji veper me te dy kohet puro romantike qe konsiderohet si nje
element i ri ne krijimtarine e Schubertit. Ishte kjo veper ne repertorin
e orkestres simfonike per tri here ne jave dhe performanca e pare u dha
ne shtator te vitit 1968.

Prenk Jakova kishte nje afinitet te vecante per muziken klasike. Pervec
Schubertit ,ai pelqenteMozartin,Wagnerin,Beethovenin,Cajkovskin dhe
Verdin. Ne repertorin e tij ai drejtoi gjithashtu overturat e bukura te
operave te Mozartit "Martesa Figaros" dhe "Don Giovanni", po ashtu pjese
orkestrale nga Grig dhe Verdi. Kjo pune e mire terhoqi audiencen
shkodrane e cila nga koha ne kohe behet audienca standard e koncerteve
te orkestres simfonike te filarmonise.Kompozitori e dirigjenti Prenk
Jakova ishte njeriu qe zgjidhi gjthcka ne artin e Tij. Krijoi nje stil
personal muzike te cilin e pasuroi me fondin folklorik duke e bere
muziken e tij plot koloritet dhe te asimilueshme. Sondazh/ A denoncohet
korrupsioni në numrin publikuar të Kryeministrit 069 20 99 410?


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2379 sec, 0.0896 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,239kB