Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
05
08.2008

Myfit Juka - Njeriu dhe mësuesi që do kujtohet gjatë

:::ShkoderZemer
Myfit Juka - Njeriu dhe mësuesi që do kujtohet gjatë
Nga Shpend Topallai
Në 8 Maj të vitit 1926, kur në shtëpinë e një burri të rreptë, por të ndershëm, të quajtur Hamza Juka, në lagjen Parrucë, lindi djali që i a vunë emrin Myfit, koha "Kur qitej top në kala", kishte perënduar gati një muaj para se të shpallej Pavarësia. Megjithatë, Shkodra, ku ai u rrit dhe u edukua, e ruante sharmin që i jepte e shkuara e saj historike dhe lëvizja kulturore dhe atdhetare e drejtuar nga intelektualë me arsimim dhe vizione të qarta perëndimore. Ende nuk ishte shuar flaka që kishin ndezur rilindësit tanë. At Gjergj

Fishta me shokë, ndriçonin me veprën e tyre, në shpirtrat e shqiptarëve, dashurinë për Atdhe. Thureshin këngë epike që shpërndaheshin anë e kënd Shqipërisë, të cilat i mësonin përmendësh të gjithë, pa dallim moshe, krahine, feje a ideje. Si rrallë herë, bijtë e shquar të këtij qyteti me tradita, e kishin kuptuar drejtësinë e pohimit të Ernest Koliqit se "...mendova se nuk mjafton nji za, as dy zane, as dhjetë me zgjue shqipet e fjetuna mbi çerdhet e maje maleve. I thosha vetes se lypeshin shumë këngëtarë mbasi kombi ynë kishte heshtë gjatë shumë qindvjetve. Sa ma tepër bylbyla cicërrisin në terr të natës, aq ma fort afrohet agimi i pritun."

Dhe veç njerëzve të saj të mrekullueshëm, Shkodra ka edhe një bukuri të pashoqe natyrore, aq sa pa dashje, gjithkush që sheh atë liqen impresionues, kodrat e lumenjtë aty pranë, apo që futet nëpër ato rrugicat karakteristike, a ngjitet lart në kalanë hijerëndë, dashje pa dashje, do të pyesë se kush nga perënditë ka qenë aq e ngeshme, kur e ka pikturuar me aq dashuri e pasion peizazhin ku është vendosur ky qytet.

Mirëpo përveç njerëzve të mirë të qytetit dhe bukurisë së natyrës, për formimin e karakterit të njeriut, duhet patjetër dhe ngrohtësia e vatrës familjare, që kurrë nuk i mungoi të parëve të këtij fisi.

Në shënimet e tij biografike, të shkruara plot njëzetepesë vjet më parë, Myfiti tregon: "Unë u rrita më shumë nën kujdesin e nënës, e cila ka qenë një grua e pashkollë, po mjaft e zgjuar dhe energjike... Nëna e ndiente veten krenare se rridhte nga familja e Oso Kukës. Babai i nënës Alush Kuka, ka qenë kushëri i parë i Oso Kukës."

Ja pra përse nuk është për tu çuditur, kur shohim se ai qysh në moshën dymbëdhjetë vjeçare, kupton shkaqet që sollën fashizmin në vendin tonë, dëmet që ai i shkaktoi popullit dhe e urren atë me të gjithë forcat e shpirtit, gjë që e tregon më së miri, lidhja e tij me njerëz përparimtarë dhe me influencë si Et`hem Boriçi, Skënder Musli, Mark Uli, Gjergj Gjonej etj. që e kishin gjetur pozicionin e tyre politik tek ajo forcë e cila atëherë i kishte dalë për zot fateve të atdheut.

Në një farë kuptimi, tek Myfit Juka nuk mund ta ndash fëmijërinë nga periudha e rinisë. Ai është produkt i kohës dhe ajo kohë dashje pa dashje i piqte dhe i burrëronte njerëzit shumë shpejt.

Ndiqte shkollën Myfiti, por njëkohësisht ishte dhe frekuentuesi më i rregullt i bibliotekës së qytetit. Kishte etje të madhe për dije dhe ndofta kjo e bëri që ai qysh i vogël, të mendojë si një i rritur. Edhe kur u plak, Myfitin do ta shihje gjithmonë mbi libra ose duke diskutuar rreth tyre. Kur e kam takuar për herë të parë, pasi mësova se ishte nga Shkodra, qyteti i dashur për mua, pasi atje kisha kaluar shtatë vitet më të bukura të fëmijërisë, ai duke dashur të flasë për peripecitë e jetës së tij, nisi të recitonte:

Nga prehni i nanës me sa shpresë u nise

Mbi udha t`gjata për në qiella t`hueja...

Shtegtar andrrues, u ende nëpër shumë vise

Dhe hove hove njofte vaj e gaz;

Por, si dallndyshat, kthyen, mendimet t` tueja

Me ba prep çerdhen po nën at pullaz.

Unë aty për aty e mora për profesor letërsie, ndaj sapo pashë mallëngjim në sytë e tij për vendlindjen, i a prita;

Tymi qi mbi pullaz t`shtëpis atnore

Ngjitet n`ajri me dredha të kalth`era

Syve iu duk, n`qytete t`largta, prore

E zemrën t`a shtrëngoi me mallëngjim,

E me t`tan flatrat qi përtrin prendvera

U dridhte shpirti i yt n`deshir për kthim.

Qysh atë ditë takoheshim me shumë kënaqësi. Ca më shumë, kur mësova se shoku im Agimi, djali i mikut tim, Artistit të Merituar Qemal Kërtusha, i kishte marrë njërën vajzë për grua. Me Myfitin kishe se çfarë të diskutoje. Kultura e tij poliedrike e bënte atë një bashkëbisedues mjaft të këndshëm. Me kohë, mësova se jeta e tij kishte marrë një tjetër drejtim dhe jo atë të letërsisë, siç pandeha në fillim. Ai kishte qenë vërtetë mësues, por kryesisht për lëndën kimi - biologji.

Dhe ashtu, bisedë pas bisede, e mësova historinë e këtij njeriu aq të ditur dhe aq të edukuar.



Nxënës në gjimnaz

Myfiti ishte nxënës në gjimnaz, kur nëpër shkolla, filloi organizimi i rinisë së liktorit Shqiptar. Ai iu bashkëngjit nga të parët atyre që u mobilizuan për ta sabotuar këtë lëvizje. Për këtë qëllim, shfrytëzoheshin shoqëritë sportive, ku veç nxënësve të shkollave, tërhiqeshin dhe të rinj punëtorë. Po ashtu, këtij qëllimi i shërbenin edhe ekskursionet që bëheshin në kodrat e qytetit (Tepe) e rrethina, si Shiroka, lumi i Kirit, Lamje etj, ku Myfiti tregohej shumë aktiv, duke mbajtur dhe biseda politike. Nuk kaloi shumë dhe atij i besohen detyra më të rëndësishme, si shpërndarja e trakteve, mbledhja e ndihmave, shkruaja e parullave antifashiste etj. detyra që ai i kreu më së miri, së bashku me shokë të tjerë si Koli Bozo, Rasim Mushani etj. të drejtuar nga Heroi i Popullit Perlat Rexhepi.

Nga fundi i vitit 1941, ai mban lidhje të forta me Esat Gjylin dhe tregohet tepër aktiv dhe i zgjuar në tërheqjen e të rinjve në mbështetje të lëvizjes kundër pushtuesit. Tani ai njihet nga afër me luftëtarë të shquar si Qemal Stafa etj. dhe caktohet drejtues i grupit edukativ në shkollë. Po të shfletosh librin kushtuar gjimnazit të Shkodrës (1922 - 1972) do konstatosh se Myfitit e disa nxënësve të tjerë, i u thyen nga tri nota në sjellje, pasi nuk pranuan që ndeshjen e basketbollit, ta arbitronte Cipriani, një eksponent i fashizmit. Pasi i jep provimet në vjeshtë, ai e vazhdon veprimtarinë, duke u bërë një nga drejtuesit e rinisë komuniste të këtij gjimnazi. Pas mbylljes së gjimnazit, pra në Qershor të vitit 1943, ai caktohet që të drejtojë grupin edukativ të lagjes Durgut dhe që nga ai çast, shtëpia e tij kthehet në bazë e luftës, ku zhvilloheshin mbledhje dhe strehoheshin ilegalë. Myfiti ka qenë pjesëmarrës në të gjitha demonstratat antifashiste që janë zhvilluar në qytet. Duke qenë se veprimtaria e tij, tashti kishte rënë në sy të autoriteteve, ai së bashku me 136 të tjerë, në Korrik të vitit 1944, arrestohet nga policia dhe me disa kamionë, dërgohen fillimisht në kazermat e Prizrenit, nga ku i çuan në kampin e përqendrimit në Prishtinë. Janë të njohura mizoritë e fashistëve në këtë kamp famëkeq dhe vuajtjet e mëdha të të burgosurve. I ftohti i padurueshëm dhe mungesa e plotë e ushqimit, bënë që Myfitit t`i riaktivizohet ulcera. Ai për fat, shpëtoi gjallë nga ky kamp, por kurrë nuk i u nda pikëllimi për ata që u pushkatuan, mes të cilëve dhe shoku i tij i klasës, Fahri Ceni.



Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2306 sec, 0.0918 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,236kB