Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
01
07.2008

Shkoder - Fotografia shqiptare, një kaçak nis historinë

:::ShkoderZemer
( 01/07/08) Oliverta Lila balkanweb.com - Kanë kaluar plot 150 vjet nga koha kur Hamzë Kazazi vendosi të pozojë para aparatit fotografik të Pjetër Marubit. Me fustanellë e me brezin mbushur me armë, ai ka marrë një hije të rëndë para "lodrës magjike" të italianit që kishte mbërritur në Shkodër. Për dikë ai është kaçaku i fotografisë së parë shqiptare, për të tjerë një komandant udhëheqës ndaj turqve. Në histori ai nuk ka hyrë për bëmat e tij, por si portreti mbi të cilin është bërë shkrepja e parë e Marubit.

Atëherë ishte 79-vjeç. Me këtë pamje nis në Shkodër historia e fotografisë shqiptare më 1858. Më tej, Pjetër Marubi do të përjetësonte copëza të tëra të realitetit shqiptar duke ngritur një dinasti të madhe. Luftëtarë që mbështeten krenarë mbi tytat e pushkës, gra e burra me kostume tradicionale, peizazhe, lypës të rreckosur, ngjarje të caktuara historike, të fokusuar ndër vite nga mjeshtrit e tjerë fotografë kanë kaluar mbrëmë në një paradë projeksioni në kujtim të përvjetorit të 150-të. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në një ceremoni të ideuar nga studiuesi Qerim Vrioni, janë kujtuar emrat e mjeshtërve që kanë përcjellë artin e fotografisë. "Për histori të fotografisë shqiptare mund të flasim deri 50 vjet më parë. Edhe sot bëhen foto dhe ato janë pjesë e kësaj historie, por ende nuk e kanë fituar betejën me kohën", - shprehet Vrioni. Për të, është fat që një italian zbriti në Shkodër (Pjetër Marubi) dhe krijoi pas 19 vjet nga fotografia e parë botërore, foton e parë shqiptare. "Ndoshta Marubi ka bërë shkrepje të tjera për të mbërritur te Hamzë Kazazi, por zyrtarisht ajo njihet si fotografia e parë", - shprehet Vrioni. Sipas tij, më tepër se sa vlerat estetike, "Hamzë Kazazi" ka vlerë dokumentare. Pjetër Marubi e stërviti dorën në fotot e mëvonshme e madje edhe e la atë trashëgim. Fototeka "Marubi" është një pasuri e jashtëzakonshme e këtij arti.
Historia
Në një rrugëtim përgjatë viteve të fotografisë shqiptare, takon personazhe nga më të ndryshmet. E bashkë me to historinë sociale të Shqipërisë. "Ka pasur zhvillime shumë interesante dhe fotografë të talentuar e të përkushtuar. Fotografia shqiptare është nga artet pamore më të njohura në botë. Ajo i ka pasur zhvillimet kryesisht në shekullin XIX dhe fillim e shekullit XX në Korçë dhe Shkodër. Këto janë dy qytetet që kanë pasur më shumë jetë kulturore", - thekson Qerim Vrioni. Mes 70 fotove më të mira që ka përzgjedhur per t'i prezantuar në 150- vjetorin e fotografisë shqiptare, në rend kronologjik ai rendit emrat e mjeshtërve të tjerë që pasuan artin e Marubit dhe e shtrinë në qytete të tjera. Kol Idromeno, vëllezërit Manaki, Jani Senko, Kristo Shuli, Petro Dhimitri, Kristaq Sotiri, Pandi Burda e me radhë shfaqen përmes personazheve që ata kanë përzgjedhur si model të tyre. Secili ka veçantitë e stilit të tij. Koleksionet e tyre, të trashëguara deri në ditët e sotme, janë një joshje e pashmangshme për studiuesit e huaj të fotografisë. Tema sociale e shoqërore, gjendja ekonomike e njerëzve ishin subjektet udhëheqëse që këta mjeshtër fokusonin në aparatet e tyre.
Femra
Ato janë kryesisht të mbuluara. Veshur me kostume popullore, nuk rrezatojnë hire femërore apo pozicione që tregojnë linjat. Shumica e portreteve femërore në fotografitë e hershme të përcjellin në dukje një naivitet. Por ka nga ata që edhe kanë guxuar të ngacmojnë me trupin femëror. Është e njohur fotoja e Marubit, e një gruaje që ka nxjerrë gjokset paksa shtrënguar mbi këmishën e saj. Po ashtu, të ngacmon edhe një foto e një vajze 12-13 vjeçare, një lypëse, trupi i së cilës tregon hiret që kanë nisur të formësohen. Ajo është shfaqur mbrëmë mes shumë fotove të tjera të vjetra. Sotiri gjithashtu ka realizuar një foto të mahnitshme të një prostitute në vitet '30, ndonëse pjesa e vetme e ekspozueshme e saj janë këmbët. Pamje të tilla, të konsideruara tabu për kohën, sot ngjajnë si relike të shkëputura nga një kohë që njihet vetëm si histori.


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2903 sec, 0.0924 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB