Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
30
06.2008

Roza Xhuxha (Anagnosti)

:::ShkoderZemer
Roza Xhuxha (Anagnosti) lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër.. E filloi karrierën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeçe, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (1963). Një vit më pas
luajti Filen në filmin “Toka jonë” (1964). Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët

debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, në filmin “Komisari i dritës”. Pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnë në Tiranë. Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe në kinematografi. Roza Anagnosti bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (1969), “Fijet që priten” ( 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mësonjëtorja” (1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjerë janë “Ndërgjegjja” 1972, “Qyteti më i ri në botë” 1974, “Në shtëpinë tonë” 1979, “Taulanti kërkonte një motër” 1984, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989. Dhe filmi i saj i fundit është “Gjoleka i biri i Abazit” 2006. Mban titullin “Artiste e merituar”.


Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Roza Xhuxha (Anagnosti), diokletianvs 20 May : 05:36 Reply to this

Si ka mundesi qe ky lajm per kte aktore te madhe te shkodres dhe te shqipnis kalohet pa u "ndi" pa asnji koment;
REPEKTE PER AKTORET E MEDHENJ SHKODRAN KRENARI E TANE SHQIPNIS.
Roza Xhuxha i perket nji gjenerate aktoresh te medhenj shkodrane si T.Kurti; S.Prosi; N. Luca; R. Larja; Xh. Karma; P. Gjoka; B. Shiroka;S.Fanko etj etj dhe per kte duhet pak repekt kjofte edhe me dy fjale per "Kardinalen" Shqiptare ku aktori i ri i sotem duhet te mesoje nga interpretimi i kesaj gjenerate.
Te pershendes Roza dhe njimije vjet jete per ty....


You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3425 sec, 0.0907 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB