:::ShkoderZemer
• SHKODER - Avokati i njohur shkodran Myzafer Pipa është nderuar nga bashkia e këtij qyteti me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”. Me këtë rast u organizua një ceremoni në teatrin “Migjeni” të qytetit për dorëzimin e titullit familjarëve të avokat Myzafer Pipës. Këshilli Bashkiak pak kohë më parë, ka votuar një zëri
pro dhënies së këtij titulli për avokatin, i cili vdiq në birucat famëkeqe të ish-degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës kur nuk ishte më shumë se 31 vjeç. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtuesit më të lartë vendorë të Shkodrës, deputetë, si dhe shumë qytetarë të njohur, miq të familjes Pipa, përfaqësues të shoqatës së ish-të përndjekurve politikë etj. Kryetari i Bashkisë Lorenc Luka tha se: “Avokat Pipa ishte mbrojtës i fjalës së lirë, pjesë e një grupi intelektualësh të nderuar të asaj kohe, të cilët u bashkuan në lëvizjen antikomuniste”. marre nga Panorama.com.al
Vazhdo Leximin...
Comments
me behet qejfi qe bashkia e shkodres nderon me titullin "qytetar nderi" MYZAFER PIPEn kete dashmiras te qytetit tone edhe pse me prejardhje nga libohova diti ta duaj qytetin tone sikurse i vellai ARSHI PIPA qe aq shume i ka dhene qytetit tone. MYZAFER PIPA pasi te ishin hapur gjygjet popullore ne shkoder pas mbylljes se atyre te tiranes u vu ne mbrojtje te shume viktimave te regjimit dhe spikati si nje kundershtare i prokurorit famkeq ARIANIT QELA. myzafer pipa qe diplomuar ne padova te italise per jurisprudence dhe mbas pushtimit te shqiperise do t'u internonte ne ventotene prej pushtuesve italiane. Edhe pas pushtimit gjerman do te internohej ne kampin e prishtines, por ajo qe do ishte fatale per PIPEn do ishte arrestimi nga ana e regjimit komunist qe do ta akuzonte per bashkpunim me kryengritjen e postrribes dhe pas shume turturave Ai do t'u vdiste nder duar.Por per te stimuluar te kunderten ne mengjes Atij do t'i shkreheshin bresheri automatike per te deklaruar se MYZAFER PIPA tentoj te arratisej, por pesrsekutimi i familjes PIPA nuk merr fund ketu pasi atij i arrestohet e motra AGIMJA dhe vuan 4 vite burg, si dhe dy motrat e tjera FIQERETI e GJYLTERI do t'u perjashtojshin nga shkolla edhe pse ishin dy nga nxeneset me te mira te liceut. Por mos harrojme edhe vuajtjet e vellait te tij ARSHI PIPA i cili u denua 2 here me burg dhe vuajti nje here 2 vjet e pastaj 8 vjet ne ate te burrelit, deri ne arratisjen e tij nga durresi, me kete rast do t'u denojshin edhe dhendurret e PIPAJVE dh do te vuanin burg. Ne shkodranet duhet te krenohemi jo vetem me MYZAFER PIPEn por me te gjithe familjen PIPA |
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|