:::ShkoderZemer
( 18/06/08) SHKODËR - Në 65-vjetorin e lindjes nderohet gazetari i mirënjohur sportiv, Ymer Striniqi. Këshilli Bashkiak i Shkodrës në mbledhjen e tij të fundit i ka dhënë titullin “Mirënjohja e Qytetit”, për kontributin e shquar të dhënë për 45 vite me radhë nën fushën e gazetarisë sportive, kontribut të cilin vazhdon ta japë edhe sot.
Striniqi është pasues i denjë i legjendës së mikrofonit të gazetarisë sportive, Anton Mazreku. Në ambientetet e Hotel “Rozafës”, shoqata publicistike “Anton Maz-reku” dhe stafi i gazetës “Vllaznimi Sportiv” kanë organizuar dje ceremoninë e dorëzimit të titullit për profesor Ymerin, siç e thërrasin në Shkodër të gjithë. Ceremonia është bërë paraditen e së martës, pikërisht në ditën e 65-vjetorit të lindjes së tij. Të pranishëm ishin drejtuesit më të lartë vendorë. Ymer Striniqi është gazetari më i vjetër sportiv në Shkodër, i cili vazhdon të jetë edhe sot aktiv në profesionin e tij. Ai ka plot 45 vite punë në radio, televizione dhe gazeta, duke u bërë kështu figura me e njohur e gazetarisë sportive në rajonin verior. Ka qenë përkushtimi i tij për dekada ndaj sportit të Shkodrës, gazetaria profesioniste, të cilën e ka ushtruar me pasion, korrektesa në pasqyrimin e ngjarjeve sportive, që e bënë të nderohej unanimisht duke marrë të gjitha votat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Ymer Striniqi ka mbaruar studimet për Gjuhë-Letërsi dhe ka punuar për vite të tëra si mësues.
Vazhdo Leximin...
Comments
me ne fund po shoh edhe nje njeri si ymer striniqi qe ngjitet ne vendin qe meriton sepse me te vertet eshte nje njeri qe i ka dhene shume qytet tone me kronikat e tija per futbollin si ne radio ashtu edhe ne televizor, por jo vetem Ai ka dhene nje kontribut edhe ne pergatitjen e brezit te ardhshem si profesor letersie duke qene nje profesor pergatitur jashtezakonisht mire, poashtu eshte edhe zoterues i disa gjuheve te huaja, me pak fjale nje njeri i pergatitur dhe i denje te ndodhet ne altarin e njerezve te famshem te qytetit tone. Une kam patur fatin te jem nxenes i profesor YMER STRINIQIT ketij njeriu te palodhur dhe te pergatitur ne menyre profesionale dhe kopetent si ne fushen e spotit ashtu edhe ne fushen e letersise.
faleminderit profesor qe dijen tuaj nuk e kursyet por e shprehet ate fuqishem duke dhene ç'do gje per qytetin tone! |
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|