Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
17
06.2008

Kengetarja e mohuar nga diktatura -Safte Sokoli

:::ShkoderZemer
16/06/2008 Safet Sokoli-soprano Lindi në 15 Janar të 1926 në një familje patriote shkodrane. Talentin për muzikë e shfaqi që në moshë të re. Kur ishte fare e vogël kur këndonte e kërcente para njerëzve dhe të afërmve të shtëpisë. Thuhej se zërin e kish pushkë dhe shpesh përpiqej të nxirrte ndonjë akute të cilën as ajo vetë nuk ishte koshiente sa lart ish ngjitur në këngëtim.

Ende pa mbushur 15 vjeç atë e aktivizuan për të marrë pjesë në një shfaqje që organizohej me rastin e mbarimit të vitit shkollor dhe vizitës që do të kryente në atë shkollë ministri i arsimit i asaj periudhe shkëlqesia e tij z. Ernest Koliqi. Pas shfaqjes ministri e thirri dhe e pyeti nëse donte të vazhdonte studimet për artin vokal në Itali. Ishte 11 Qershori i vitit 1941. Safeti e pranoi këtë ofertë dhe për disa kohë jetoi me këtë ëndërr të bukur por për arsye objektive ajo nuk iu realizua kurrë. Kur mbaroi maturën bota digjej në luftë dhe ishte e pamundur të shkonte atje. Një rol vendimtar në formësimin e saj si këngëtare luajti i vëllai Ramadan Sokoli. Ai i fliste vazhdimisht për muzikën në përgjithësi dhe për kanton në veçanti, duke e mësuar gjithnjë për kujdesin që duhej të tregonte ndaj kordave vokale për t’i ruajtur nga çdo dëmtim i mundshëm apo ndonjë përdorim pa kriter. I mësoi krijimet e tij të para në këngë, i mësoi akordet e para në kitarë dhe pak solfezh. Po të shfletosh shtypin e viteve 40-të gjindesh përballë jehonës që bënin ato shfaqje të organizuara bukur e me mjeshtëri, dhe ku zëri i saj melodioz spikaste. Ndonëse në moshë të re, Safeti u thirr në Tiranë për të marrë pjesë në themelimin e Korit të Shtetit ku qëndroi afro 3 vjet. E larguan në fundin e viteve 50-të për arsye të famëkeqes “luftë e klasave”. Nisi për familjen e saj dhe vetë atë një serial horror mundimesh fizike e psikologjike, me burgje e internime e mjaft të tjera të cilat e shoqëruan gjatë tërë jetës deri në ditën që ajo vdiq. Ja prenë ëndrrat edhe pse ishte një bilbil i sapolindur, ngase ishte pinjolle e një prej familjeve më të njohura në Shkodër dhe sipas mentalitetit të diktaturës nuk duhej të kishte flatra për të fluturuar. Si ajo dhe mijëra talenteve të tjera të cilat nuk e njohën suksesin e arenave kombëtare. Për fat të mirë ekzistojnë pak inçizime të ruajtura nga Instituti i Folklorit dhe familja, të bëra në kohën kur punonte në bujqësi, në fushat e Oblikës e detyruar nga regjimi komunist, sa për të mbajtur frymën. Zotëronte një zë qiellor, të butë, të kadifenjtë dhe teknikisht shumë i përpunuar (ndonëse qe amatore se nuk mundit të studiojë për kanto). Në harkun e viteve 54-55 një ekip studiuesish nga Gjermania me në krye prof. Shtujc, ndërsa kryenin një ekspeditë për folkun në mbarë Shqipërinë, kërkuan të inçizonin prej saj disa këngë, ninulla, elegji baritore dhe degëzime të tjera të muzikës popullore. Ajo në këtë periudhë pati probleme të rënda si ekonomiko-familjare ashtu edhe politike. Megjithatë pranoi t’i bënte këto regjistrime. Kur e regjistruan mbetën të mahnitur nga zëri dhe talenti i saj. Pasi mbaruan aktin shenjues të regjistrimit e pyetën se çfarë planesh artistike kishte për të ardhmen (ekipi akademik gjerman nuk e dinte që nuk ish një profesioniste dhe që jetonte duke punuar në bujqësi në vend që të bënte jetën e bukur të skenës). Po të dëgjosh inçizimet në Fonotekën e Institutit të Folklorit) konstaton që zotëronte vokalin e një sopranoje të furishme lirike. Ndonëse autodidakte, zotëronte një teknikë të rrallë të përdorimit të aparatit vokal, që kushdo artist i shkolluar do ta kish lakmi një nivel të tillë. Kish një timbrikë të pastër e të ngrohtë vokale. Edhe pse shpesh këndonte pa shoqërim ishte shumë e intonuar me një shprehësi fare të kulluar të zanoreve në rezonancë, një hapje e mbyllje fraze me shumë shije. Pra, kishte stofin dhe vetëdijen e një artisteje të rrallë me dhunti natyrale të paimagjinueshme por me një intuitë të pashembullt artistike. Safet Sokoli u largua dhimbshëm nga kjo botë në Shkodër

“Gruaja shkodrane si këngëtorja e heshtur e Zanafillës”

Rrëfen i nipi Qani Dishnica.

Muzeu i shpirtit njerëzor ndryshe nga çdo muze ruan të gjalla këngët frymëndalëse të muzave të shuara pa ju dëgjuar nga publiku shqiptar.

Një jare në pllaka gramafoni dëgjohet në sfondin e një bisede me nipin e Safet Sokolit, motrës së prof. Ramadan Sokoli murosur nga dhuna e diktatit që e heshti zërin e saj unikal. Viti 1957 shënon një prej regjistrimeve më të kulmuara të këngëtimit të mbytur të saj. Heroinë e heshtur është për të artistja e panjohur e muzikës shqiptare. Si një kalorës i kaltër nipi shprehet se “mam Safeti” mbeti si nuset e Krishtit me një ndryshim; nusja e Muzës. Ajo ka mërmëritur dekadash në këngë, por zërin më të lartë ja ka dëgjuar në rrëfimet e bisedave intime. Ky njeri i rrallë, që rrjedh nga familja më e shquar dhe e dëgjuar e Shkodrës, fisi i Hodo Pashë Sokolit, pashait që hoqi spaletat e Turqisë për të luftuar për pavarësinë e trojeve shqipe, është një ndër pinjollet më të rëndësishëm për nga pasuria e saj artistike. Ajo që në rini fliste rrjedhshëm italisht e anglisht, megjithë fanatizmin e shkollës, kishte pasion hipizmin duke rendur mbi kalë, e qytetëruar prej vatrës familjare ngiste makinën dhe dilte për gjah. Kënga e saj në italisht shoqërohej me të rënit e kitarës. Koha e solli që ajo të shndërrohej edhe në baba e nënë për të nipin pra e pazëvendësueshëm në një lidhje familjare tejet speciale. Kur meshkujt e familjes ishin nëpër internime, tërë ajo shtëpi e madhe mbeti në hije. Vetëm një person e gjallëroi me natyrën tepër të ndjeshme. Ajo gjente forcë të lexonte edhe mbasi jeta iu transformua. Në kronikën e revistës “Fryma’ (dt .04. 04.1944) shkruhet: “Në sallonin e kinoteatrit “ Rozafa”, mbahet një koncert instrumental zanor në dobi të të mjeruarve nga lufta. U paraqitën muzikime poezish të reja shqiptare bamë nga kompozitori ynë i ri, z.Ramadan Sokoli. Veçanërisht të duartrokitura qenë “Ç’u mbush mali” poezi e Lasgushit, e “Turtulleshë”, së cilës kompozitori i ri ka dijtë me i dhanë frymën e njëmendët të kangës sonë popullore. Artistja u thirr vazhdimisht në skenë e iu kërkuan shumë përsëritje”. Ndërsa, në kronikën tjetër të revistës “Koha” (dt.19.04.1945) shkruhet: “Asht për t’u çmue Safet Sokoli me recitimin (këndimin-O.Xhatufa) e këngës “Turtulleshë” e cila u duartrokit frenetikisht. Safeti ka zë të ëmbël dhe modestia e sentimenti në këngë i japin shije”.

Mbas 1944-ës, kur filluan rrebeshet ndaj familjes Sokoli. I jepte fuqi vetes edhe me zërin e saj duke kënduar. Ka interpretuar shumë muzikë të mirë por fare pak është ruajtur në fonoarkivin e fisit. Duke pasur fatin e bardhe të qëndrojë pranë një gruaje me mjaft energji, të lindur e të pasuruar me dije, diti ta ushqejë të nipin me dashuri.

Imagjinoni një njeri aq i pasur në shpirt e cila jetonte vetëm me një qen në atë periudhë të vështirë persekucioni. Mbante një qen me të cilin dialogonte dhe kuptohej që edhe qeni me gjuhën e tij i përgjigjej. Ai arrinte gjer aty në komunikim me të zonjën sa qante kur dëgjonte muzikë dhe zërin e magjishëm të saj. Vërtet ekonomikisht vuante mjerimin e plotë, por shpirtin e kishte jashtëzakonisht të pasur. Qaniu, i nipi shkonte çdo ditë në verë tek shtëpia e saj dhe ishte i pandashëm me tezen. Punët e shtëpisë përdhese bëheshin me shumë dëshirë sidomos lyerja me gëlqere e trungjeve të pemëve. Në kopshtin e saj Safeti kishte mbi 11 lloje fiqsh, e të gjitha llojet e frutave. Në darkë bëhej një lloj inspektimi, duke caktuar pema që do vilej. Fëmijët e lagjes i ndihmonte dhe komunikonte me gjithkënd, pra të gjithë e donin si njeri. Mblidheshin fiqtë me kosha të tërë për afro një orë e gjysmë. Kështu shtyhej e motivohej dita për ne fëmijët. Pjesa e frutave që mbetej thahej e bëhej zahire për dimër. Pjesa dërrmuese ia çonin dajës simë Hodos që ndodhej në burg si ushqim për të mbajtur frymën gjallë. Mbasi mbaronte kjo punë teze Safeti qëndronte për tu shlodhur në një shezlong në bahçe. Mbante kapele meksikane mbi krye dhe si sinjal takimi kishim fishkëllimën tonë. Muzikologu Osman Xhatufa, i cili është miku i familjes së Prof. Ramadan Sokoli, në studimet e tij shprehet tejet profesionalisht mbi vlerat e prurjeve në këngën shqipe të Safetit si rast i rrallë e përjashtim në llojin e vet. Ai shprehet se portreti krijues i kësaj zonje bart këto tipare. Ajo rrjedh nga një familje me tradita artëdashëse dhe se nga gjiri i Sokolëve kanë dalë tërë ata personalitete si pashai i Shkodrës, prijësi legjendar i lëvizjes antiosmane Hodo Sokoli. Ramadani dhe Safeti si një këngëtare që nuk iu dha mundësia të ishte një soprano e perspektivës megjithë talentin e saj. Talenti dukej që në moshën e mitur si e apasionuar tej mase mbas muzikës dhe vallzimit. Këndonte e kërcente përpara miqve të shtëpisë. Në një intervistë Ferit Bala ka shkruar për Safetin në një libër të tijin “në lulishten e këngës popullore shkodrane” tregohet me një stil të veçantë për talentin dhe rrugën e mundimshme që ajo ndoqi. Safeti pa mbushur 15 vjeç takohet me Ernest Koliqin, dhe shenjon ditën e shfaqjes si dita e shpresave jetëgjata. Duke qenë se e kish vëllanë kompozitor i cili i fliste për vokalitetin, solfezhin, arriti ti mësojë akordet e kitarës duke u vënë në prova kompozimi e këndimi. Ata të dy e kishin kthyer shtëpinë në një laborator muzikor dhe i kryenin të tëra përgatitjet para se të korrnin suksesin e pritur në publik. Gjithmonë Safeti diftonte me krenari për të vëllanë Ramadanin dhe krijimtarinë e tija. Ferit Bala shkruan se kur e pata pyetur për autorsinë e disa këngëve Safetin ajo i ish përgjigjur së dyshuesit të rrinin të qetë pasi Ramadani i kish krijuar dhe falur popullit këngët si “Lulja me erë”, “Turtullesha” apo “Blegëro moj dele”. Për këngët e tij flasin shkrimet. Safetin e hoqën nga kori i shtetit për arsye të luftës së klasave. Po në këtë vit prof. Vehbi Bala i shkruante se donte ta njihte personalisht sopranoja rumune Smeralda Toskani në vitin 1966 në verë. Ajo erdhi në Shkodër por nuk e njohu dot se Safeti punonte në ara si kooperativiste. Lufta e klasave do të shprehej më vonë prof. Sokoli arriti të prishë karakterin bujar dhe vetëdijen kombëtare duke gërryer themelin e bashkëjetesës paqësore e duke mbjellë përçarje e armiqësi sidomos në përndjekjet e shumë njerëzve të pafajshëm duke ua këputur flatrat shumë njerëzve të shënjuar me talent nga Zoti. Edhe me Safetin ky fenomen ndodhi. Sipas dogmave të kohës ajo nuk duhej të kishte zë për të kënduar, e as kulturë për të ecur përpara sepse u përjashtua nga shkolla në maturë. I vëllai Ramadani ruante në shtëpinë e tij zërin e regjistruar kur punonte fushave të Oblikës dhe disa regjistrime të pakta në Radio Tirana. Ninulla e shquante për muzikalitetin tepër të ëmbël dhe një interpretim shumë dinjitoz e shume karakteristik e duke i veshur të kënduarit ngjyresat e asaj treve. Megjithëse autodidakte zotëronte një përdorim të aparatit vokal që çdo artist i shkolluar do t’ia kishte zili për një nivel interpretim të tillë. Paraqet vibratot e harmonishme e mjaft interesante në këngëtim me një muzikalitet të natyrshëm, me tërheqje e lëshime të papritura të përdorura më shumë shije e në momentet e përshtatshme të tyre duke prekur përsosmërinë. Artistët bashkëkohës janë shprehur me vlerësime specialë për personalitetin e Safetit, si psh File Gjeloshi thoshte se të gjitha ato që thuheshin për kolegen e saj ishin vërtetuar sa herë që dëgjonte Radio Tiranën. Në përfytyrimin tim për Safetin kisha parasysh një këngëtare trupmadhe që ti përgjigjej zërin e saj të fuqishëm, por u zhgënjeva se ajo kishte zë shumë të fortë por trup të vogël e shumë e re në moshë. Pavarësisht se nuk jeton la në gjallje këngën me ambëlsinë e zanit t’ vet duke hedhur spirancën e bukur të realizimit në amshim, atje ku tash flatron lirisht.





Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1943 sec, 0.0762 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,240kB