Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
22
06.2006

VARFERIA DETYRON TE NGUJUARIT, TE DALIN JASHTE PER TE PUNUAR

:::ShkoderZemer
Enjte, 22 Qershor 2006


VARFERIA DETYRON TE NGUJUARIT, TE DALIN JASHTE PER TE PUNUAR

SHKODER Varferia dhe mungesa e bukes se gojes i detyrojne njerezit qe te dorezohen edhe para frikes se vdekjes. Plumbat e hasmit tashme nuk mund t'i ndalojne pjesetaret e familjes se Qazim Osjes, te qendrojne te ngujuar brenda mureve te shtepise. Analfabetizmi i femijeve te kesaj familjeje, mungesa e bukes dhe shume faktore te tjere, kane bere qe familja prej 35 pjesetaresh e Qazimit te dale nga ngujimi, megjithese plumbat e hasmit jane gati, perseri.

Publikisht ata ua kane bere te qarte te gjitha strukturave dhe institucioneve shteterore, qe "po dalin zbuluar perballe hasmit, duke pritur vdekjen". Me sa duket, kete dalje nga ngujimi ata duan ta perdorin si armen e tyre te vetme, pasi hallkat e pajtimit mes dy familjeve nuk kane funksionuar. Ne kete rast shteti duhet te tregoje forcen e vet, sesa i afte eshte te perballoje nje viktime te radhes, kur skenarin e ka ne dore.

Familja e Qazim Osjes, nga Vukatana e Shkodres, prej dy vjetesh e gjysme qendron e ngujuar. Nje nga meshkujt e familjes ne ate kohe ka vrare komshiun e tij. Shtepite mes dy familjeve jane vetem 10 metra larg dhe pas vrasjes, autori eshte larguar nga shtepia pa iu ditur adresa. Qe nga ajo kohe, sic e kerkon kanuni, te gjithe pjesetaret e familjes jane ngujuar, duke mos u perjashtuar as femijet e grate.

Tashme rregullat e kanunit, ne emer te te cilit vritet, jo vetem qe nuk respektohen, por perkundrazi ato kane degjeneruar deri ne vrasje femijesh. Keshtu, ne mijevjearin e ri, vetem pak kilometra nga qyteti qendrojne te ngujuar pjesetaret e familjes Osja. Gjithsesj 35 pjestare mes te cileve 16 femije.

Tentativen e pare te guximshme per te dale jashte, kjo familje e ka marre ne fillim te ketij viti, me dergimin e femijeve ne shkolle, pasi nuk kishin shkuar aty prej dy vitesh. Kryefamiljari 78 vjecar, Qazim Osja, i ndergjegjshem per guximin qe ka treguar, mundohet ta justifikoje si rrugen e vetme per te mbijetuar nga varferia. "Nuk kemi se me cfare te jetojme me, femijet duan te hane buke, te mesojne te shkruajne e te lexojne". Keto jane fjalet qe dalin nga goja e 78 vjecarit.

Pak a shume te njejtat fjale thote edhe i biri i tij, Hyseni, i cili ka kerkuar te sqaroje veprimin e tyre, jo si demonstrim trimerie, por si domosdoshmeri per te ushqyer femijet e tij me buke. Misioni i pajtimit te gjaqeve ne Shkoder e ka pasur te pamundur pajtimin e dy familjeve. Ndersa Drejtoria e Policise se Shkodres eshte shprehur se e mbeshtet daljen e familjes Osja nga ngujimi, duke u bere thirrje ngujuesve qe te pajtohen me ligjin e te presin derisa te zbatohet, pasi policia i ka te specifikuara te gjitha rastet e ngujimeve dhe jane nen mbikeqyrjen e saj.

Rudina Llazari


[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 2printer friendly
Comments
VARFERIA DETYRON TE NGUJUARIT, TE DALIN JASHTE PER TE PUNUAR, anonim 26 Jun : 19:19 Reply to this

uroj qe te mos kete me vrasje jo vetem ne ate familje por ne te gjitha familjet e ngujuara,dhe shteti duhet te marri masa te forta sigurije
VARFERIA DETYRON TE NGUJUARIT, TE DALIN JASHTE PER TE PUNUAR, :::ShkoderZemer 26 Jun : 21:03 Reply to this

.... Edhe njerzve duhet me i ardhe ment e zduhet me vepru ashtu. Ne shkodrant nuk e kane ndjek naj here kanunin.. po kto kohet e vona qe ne 90'ten.. ka fillu kjo pune.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2263 sec, 0.0697 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,235kB