Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
28
04.2008

Shkoder - Shuhet Angjelin Nenshati, mjeshtri i fotografisë

:::ShkoderZemer
( 19/04/08) Brikena Shllaku balkanweb - SHKODER- Aparati fotografik i dukej si një instrument. Çdo shkrepje e tij i lëshonte tinguj, muzikë. Një jetë me fotografinë dhe tani është ajo që do ta bëjë Angjelin Neshatin të pavdekshëm, pasi emri i tij radhitet në Fototekën "Marubi", me më të mëdhenjtë e Shkodrës dhe jo vetëm të saj. Përfaqësuesi i fundit i brezit të vjetër të traditës së fotografisë është shuar mëngjesin e djeshëm. Por emri i tij spikat dhe ka lënë gjurmë të thella ashtu si dhe gjenitë e tjerë shkodranë si: Marubi, Pici, Jakova dhe Raboshta. Ai është marrë me fotografinë për më shumë se 55 vite, e megjithatë ndihej i ri në shpirt dhe kishte pasion për punën. "Vetëm pasioni mund të të çojë tek mjeshtëria, dhe jo paraja.

Këtë e kam provuar vetë. Vetëm pasioni më ka vënë në lëvizje. Ndjesia ndaj njeriut më ka ba me i dashtë të gjithë", - ishin fjalët që Nenshati shpesh ua thoshte miqve të tij të shumtë. I gjithë ky pasion nuk mund të mos transmetohej tek familja dhe tek tre djemtë e tij, të cilët tashmë do të çojnë më tej trashëgiminë e të atit. Që të bëhesh pjesë e traditës dhe e kulturës së një qyteti, nuk ka nevojë për zhurmë dhe reklamë. Mjafton t'i përkushtohesh deri në përjetësi fushës që ke zgjedhur, mjafton të reflektosh qytetari dhe hyn natyrshëm në të. I tillë ishte dhe fotografi shkodran, Angjelin Nenshati i cili pa zhurmë është ulur përbri emrave të mëdhenj të fotografisë shqiptare.




LIDHJA ME FOTOGRAFINË




Angjelin Nenshatit i lindi pasioni për fotografinë në moshë të vogël. Gjithçka kishte lidhje direkte më një vëlla të tij, i cili kishte vdekur i ri dhe e kishte pasur shumë pasion fotografinë. Në fakt nëna e tij i fliste shumë për të vëllanë dhe nga fjalët e nënës dhe mënyra sesi fliste ajo i lindi pasioni për fotografinë. Rrugën drejt artit do ta niste si lojë, duke eksperimentuar vetë, kur ishte vetëm 14 vjeç. Profesioni i parë i Angjelinit ka qenë mësues, pikërisht në Pukë. Kanë qenë vitet 1948-1949, kur Angjelini ishte mësues në Pukë, por vazhdonte pasionin e tij, fotografinë. Në atë kohë atje nuk kishte drita dhe ai i bënte fotot me dritën e diellit dhe atë të kandilit (me vaj guri). Madje, krijoi një mikrolaborator në Pukë, ku bënte stampimin e fotove në dritën e diellit dhe më pas me një kandil të rrethuar me letër të kuqe, bënte zhvillimin e tyre. Aparati ishte i tipit kuti, i formatit 6x9, i cili në gjuhën profesionale quhej "Skatola". Pas mbarimit të ushtrisë, Nenshati shkëputet nga profesioni i mësuesit duke u lidhur pazgjidhshmërisht me fotografinë. E nis punën pranë foto "Rraboshtës", duke u ndikuar direkt dhe nga fotografët e mëdhenj: Marubi, Pici e Jakova.




Kurrë nuk fliste për atë çfarë ka bërë, ndërsa në heshtje me aparatin e tij fotografik, ishte kudo. Për këtë të gjithë e vlerësonin dhe e respektonin. Në rrugë të gjithë e përshëndesnin, pasi Nenshati ishte figura e një shkodrani të mirë, të respektuar, që përcillte tek të tjerët mirësi, dashuri dhe respekt. Shkodra duhet të ndihet krenare se ka arritur të krijojë breza emrash të mëdhenj në artin e fotografisë. Qyteti i Marubit të madh që solli fotografinë e parë në Shqipëri, këtë të premte ka humbur një tjetër emër të madh, Angjelin Nenshati. Megjithëse ecte rrugëve të qytetit pa zhurmë, ai arriti të fotografonte jetën e qytetit, çdo lëvizje të tij, duke u bërë pasqyra ku Shkodra mund të shohë veten. Nenshati, me punën e bërë ka arritur të jetë pjesë e trashëgimisë fotografike të vendit tonë.




TRASHËGIMIA




Angjelin Nenshati është fotografi që ka numrin më të madh të fotografive të bëra ndër vite. Në shtëpinë e tij, e cila ndodhet në lagjen e vjetër të Shkodrës, afër katedrales, ai ka ngritur dhe fototekën vetjake. Aty janë të ruajtura me një kujdes të veçantë mijëra foto të pas viteve '90-të. Deri para '90-ës, të gjitha fotot e bëra ka qenë i detyruar që t'i dorëzonte në Fototekën "Marubi". Mjeshtëria dhe arti i tij i fotografimit ka bërë që specialistët t'i vënë fotot e tij bashkë më ato të emrave të mëdhenj, si Marubi, Pici, Jakova dhe Rraboshta, duke u bërë kështu dhe ai pjesë e tyre, pjesë e trashëgimisë së qytetarisë dhe kulturës shkodrane. Ndërkohë, në Fototekën "Marubi" shënohet se me autorësi të Angjelin Nenshatit janë të arshivuara deri ne vitin 1989, rreth 250 mijë foto. Sipas të dhënave të marra në këtë Fototekë, negativët me firmën e Nenshatit kanë nisur të arshivohen nga viti 1952 për të vazhduar deri në vitin 1989.



Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Shkoder - Shuhet Angjelin Nenshati, mjeshtri i fotografisë, ::bud:: 28 Apr : 09:51 Reply to this

Zontine e nderum dhe mjeshter arti Angjelin Nenshatin e kam njoft personalisht. Per mu ky njeri nuk do me hiqet nga mendja dhe kam pase fatin ta njoh dhe te ndaj qaste qesharake me te.

Po ju tham nji te forte. E ka pase sakon 1 ore me te ba gati me shkrep nji foto tuj i rrogullu posicjonin e njerzve, saqe nji here ishte ne vorrim dhe donte me i ba foto trupit ne arkivol she Angjelini (drite paste) i thote kufomes "te lutem qesh pak"

(nuk asht e vertete po e ka nxjerr populli)

Ngushllimete ma te perzemerta familjes dhe sidomod djemve te tij.
Me rrespekt

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1701 sec, 0.0553 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,235kB