Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
14
04.2008

Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997

:::ShkoderZemer
Klajd Kapinova, New York

Një qiri në 106 vjetorin e lindjes

212 është numri i faqeve që studiuesi muzikolog i njohur shkodran Prof.Gjon Simoni i
ka përkushtuar Kardinalit të parë në historinë e krishtërimit në popullin shqiptar,
Shkëlqësisë së Tij Mikel Koliqi, të përmbledhur në tre studime rë mirëfillta
shkencore: "Jeta", "Veprat" dhe "Dëshmi".


Vepra hapet me një parathënie të shkruar nga At Francesco Botta S.J. E parë me një
sy kritik dhe analitik, vepra muzikore e Kardinal Mikel Koliqit ruan vlerën e
rëndësishme për veprën muzikore të Kardinalit. të studiuar me skrupolozitet dhe
profesionalizëm nga Prof. Gjon Simoni, duke bërë një shprehje dhe nderim zemre ndaj
një prelati, për një mik shumë të dashur të një bashkësie, e famullisë së Kishës së
"Zemrës së Krishtit" në Tiranë, për një meshtar besnik të klerit katolik shqiptar.
"Jeta", përfshinë: Koha e parë: Allegro Giusto; koha e dytë: Adagio Lamentoso; koha
e tretë: Allegro Maestoso dhe Coda. Në kapitullin e dytë "Veprat", bëjnë pjesë
melodramat: " Rozafa", "Rrethimi I Shkodrës", "Ruba e kuqe". Kapitulli i tretë
"Dëshmi" përfshinë tre nënçështje: "Një pikë referimi" (Gjon Kapidani), "Veprimtaria
muzikore e imzot Mikel Koliqit" (Tonin Zadeja) dhe mbyllet me biografinë, shembujt
dhe veprat,
dhe fotografi. Vepra është shtypur cilësisht nga shtypshkronja e njohur
"Laurenziana" në Napoli të Italisë.

Kardinali, i pari i tetë fëmijëve të Koliqëve

Mikel Koliqi, lindi në Shkodër më 29 shtator 1902. I ati, Mark Koliqi, ishte tregtar
dhe e ëma, Age Simoni, ishte bijë tregtari. Mikeli qe fëmija i parë i një vargu prej
8 fëmijësh, ndër të cilat pesë djem dhe tri vajza: Mikeli, Ernesti (Prof.Ernest
Koliqi, një ndër yjet e letërsisë shqiptare si shkrimtar dhe njëri me kulturë shumë
të madh) Leci, Gulielmi, Margerita, Antonieta, Viktori dhe Terezina. Koliqi i ri
studioi dhe arriti të luante në piano pjesë nga Moxart dhe Bethoven. Studioi pjesë
pianistike të Shopen-it, duke luajtur sidomos valset dhe nokturnet e këtij autori.
Njohu autorë bashkohorë, si: Debysi, Ravel etj. Lexoi dhe studioi me kënaqësi
muzikën operistike, ndoqi me intensitet zhvillimin e veverizmit muzikor, por në të
njëjtën kohë kishte adhurim të veçantë për Vagnerin, veprat e të cilit i njihte
shumë mirë. Ai shkonte për të ndjekur shfaqjet operistike në Milano dhe në qytetet e
tjera të
Italisë, dallonte qartë karakteristikat interpretuese të njërit këngëtar apo
tjetrit, përshkruante atrmosferën e koncerteve dhe operave si spektator.
Në periudhën kur vinte në qytetin e lindjes, Kardinali i ardhshëm Koliqi shkonte në
piknik në periferi të Shkodrës, si në Shirokë, Zogaj e gjetkë, dëgjonte në shtëpitë
e shokëve dhe miqve muzikë me gramafon. Diskoteka e tij filloi të pasurohej në
mënyrë sistematike me veprat dhe kryeveprat e autorëve të ndryshëm, si: Moxart,
Verdi, Puccini, Vagner, Rossini, Donixetti, Maskanji, Leonkavalo, Boito, Hendel,
Bach, Hajden, veprat vokale nga Palestrina, Laso, Kerubini, Perozi, Kasimiri,
Paxhela etj. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi studimet e larta në
Politeknikumin e Milanos në degën e inxhinierisë mekanike. Por gjatë kësaj periudhe
mori vendimin për t'u bërë prift, duke lënë përgjyshëm studimet në vitin e dytë për
të vijuar studimet teologjike në seminarin "Corso di Venezia" të Milanos dhe më vonë
në seminarin Vonogonos. Atje studioi nga viti 1928 deri më 1930. Në 30 maj 1931, në
moshën 30
vjeçare, u shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve të Shkodrës, nga Arqipeshkëvi I
Shkodrës imzot Lazër Mjeda (1869-1935).
Studiuesi muzikolog, me veprën e vet përkushtuar Kardinal Mikel Koliqit, hedh dritë
për herë të parë në pasionin e madh që meshtari kishte për muzikën, krahas adhurimit
për meshtarinë dhe punën e përditshme me rininë në Veprimin Katolik, me shtypin,
themelues dhe drejtues i revistës popullore të përjavshme shkodrane "Kumbona e së
diellës". "Gjatë studimeve teologjike, vlerëson studiuesi Prof.Gjon Simoni, në
Milano, Mikelit i besuan drejtimin e korit të kolegjit. Siç duket, Mikeli nga
Shqipëria ishte më i afti nga muzikantët seminaristë që kishte kolegji. Ai tregonte
se për të shoqëruar korin, caktuan një tjetër seminarist që kishte përfunduar
studimet në konservator dhe luante mjaft mirë". Duke ditur se priftërinjtë katolikë
që shërbenin në atë kohë në Shqipëri konsideroheshin nga Selia e Shenjtë si
misionarë, ky "status" u jepte lejen dhe mundësinë që, sipas rastit, të studionin e

diplomoheshin edhe në fusha të tjera të tjera të kulturës dhe artit. Kështu, sapo
mbaroi studimet, para se të vinte në Shkodër për të filluar punë si
ndihmësfamullitarë, Mikeli iu drejtua imzot Luigj Bumçit që ta dërgonte në ndonjë
shkollë muzikore për të mësuar muzikë. Me rekomandimin e Ipeshkëvit, Mikeli shkoi
në Austri (kryeqytet i muzikës operistike botërore, ku çdo vit jepet me 1 janar
Konverti i Madh i Vjenës, shënimi im K.Kapinova) pranë një kori të famshëm. Siç
duket atje studioi elemëntët e dirigjimit lokal, duke vënë në bazë profesionale
njohuritë që kishte marrë autodidakt dhe nga përvoja artisitike, dhe kjo jo e
pakët.
Të gjithë e moshuarit e qytetit të Shkodrës dhe nga antarët e Veprimit Katolik
asokohe, korit të famshëm të qytetit e katedralës së Shën Shtjefnit (sikurse njihet
nga të gjithë si Kisha e Madhe) e kujtojnë portretin e tij si një njeri të qeshur,
të dashur, optimist, me kulturë të gjërë, amator i muzikës, që kishte bërë për vete
shumë miq e shokë. Në libër, për këtë natyrë të dashur popullore, Prof.Gjon Simoni
shkruan: "Të gjithë në mënyrën e vet pritnim shumë prej tij, por më shumë se
shoqëria, më shumë se Shkodra priste prej tij familja, e cila po kalonte një
periudhë të vështirëshisë financiare dhe të gjithë shpresat për të dalë nga kjo
gjendje i kishte mbështetur tek djali i madh. Ishte plotësisht e natyrshme.
Megjithatë, e ëma, me një "U bëftë vullnesa e Zotit", duhet të ketë hequr mendjen
nga kjo shpresë, duke iu nënshktruar vullnetit të Perëndisë."
Dhe natyrshëm, sikurse kishin vepruar gjatë 2000 vjetëve, edhe dom Mikeli nuk erdhi
në Shkodër si prift i zakonshëm për t'iu nënshtruar rutinës, për të kryer vetëm
detyrat fetare si ndihmësfamullitarë dhe më vonë famullitar në qytetin e Shkodrës së
tij të dashur. Plane ambicioze dhe realizimin e menjëherëshëm të tyre kishte në kokë
prifti i ri. Ai e kishte të qartë se çfarë duhej bërë dhe si duhej bërë sa më mirë.
Me një përvojë të pasur evropiane, menjëherë i hyri punës për t'i shërbyer sa më
mirë bashkësisë katolike, dhe jo vetëm asaj.
Profofesor Simoni, duke hulumtuar mbi jetën dhe veprën e Kardinal Koliqit, ndër të
tjera vlerëson: "Gjatë kësaj periudhe arriti të organizonte korin e Katedrales, të
cilit i vuri emrin ‘Scola Cantorum’ (1932). Kompozoi dhe realizoi në skenë tri
melodrama me theks të fortë patriotik. Kompozoi edhe 30-40 pjesë të ndryshme korale,
shumica me objekt kishtar. Këto pjesë kishin formën e motelit që ishte shkruar për
violinë dhe kor vajzash, ndonjëra edhe për solist e kor. Themeloi dhe drejtoi për
shumë vjet revistën e njohur "Kumbona e së diellës" dhe e drejtoi atë si
kryeredaktor nga numëri i parë (1938), deri sa u mbyll nga censura komuniste në
vitin 1945."
Kardinal Koliqi kishte një aktivitet të pasur si muzikant, ekzekutues, drejtues kori
dhe kompozitor. Pra, edhe pse famullitar, pasioni i tij për muzikën bëri që ai të
nerrej ne të seriozisht dhe në një masë më të madhe se i takonte. "Si intelektual me
kulturë të gjërë muzikore, i hyri menjëherë punës për krijimin e korit të Katedralës
në baza profesionale... Ky grup koral përbëhej nga burra të aftë për të interpretuar
meshën dhe pjesë të tjera të muzikës fetare gjatë ceremonive kishtare. Ai qe një
fillesë e traditës së muzikës korale Scola Cantorum që do të lulëzonte më vonë",
vlerëson muzikologu i njohur shkodran dhe nxënës i Kardinal Koliqit, Prof. Gjon
Simoni.
Dom Mikeli mendoi të organizonte shfaqje skenike, në të cilat kori dhe elemëntë të
tjerë angazhoheshin si elementë si aktorë që recitonin dhe ndonjëherë, edhe këndonin
sipas rolit. Kështu, ai filloi t'u përshtaste muzikë të huaj teksteve teatrale të
shkruar nga poeti i ëmbëlsisë, dom Ndre Zadeja (pushkatuar nga komunistët më 25 mars
1945) ose nga poetë të tjerë shqiptarë. Me interes është përshkrimi që muzikologu
Simoni i bën bashkëpunimit të ndërsjelltë midis poetit dhe kompozitorit që,
njëkohsisht, ishin edhe vëllezër në Krishtin, respektitivisht dom Ndre Zadeja dhe
dom Mikel Koliqi. "Drama të ndryshme shqiptare u përshtatnin melodi këngësh të
huaja, e kështu kori dhe solistët merrnin pjesë si aktorë në veprimet skenike. Nuk
dimë sa kohë vazhdoi kjo lloj pune artistike, kur një ditë erdhi dom Ndreu në
studion e dom Mikelit dhe, duke vënë "soleminisht" libretin e dramës " Rozafat" mbi
tavolinën
e punës, i tha: "... shkruaje vetë muzikën. Një dramë shqiptare kërkon muzikë
shqiptare...", dhe iku duke lënë tundimin pas vetes. Dom Mikeli, që vetëm, një
shkak donte, i hyri menjëherë punës dhe kompozoi shpejt, brenda pak javësh, muzikën
për dramën " Rozafat"...
Kompozonte në mbrëmje, kur kthehej në qelë, në selinë e famullitarit dhe pas
aktiviteteve të tjera. Meqenëse nuk kishte shumë kohë, muzikën e shkruante pa e
zbardhur në të pastër. Këngët (ariet) dhe pjesët e tjera solistike, ndonjëherë
gjenden të shkruara në një vijë melodike dhe shoqërimi i tyre pianistik ka vetëm
disa kthesa harmonike dhe shënime të fakturës së shoqërimit si dhe ndonjë figurë
instrumentale, e cila shërben për të përcaktuar emocionalisht edhe nga ana dramatike
figurën artisitike, që ta karakterizojë dhe ta vendosë atë mirë në mjedisin
artisitko-dramatik."
Autori i veprës kushtuar Kardinal Koliqit, ka bërë një studim profesional të të
gjithë vlerës krijuese artisitke muzikore, duke i paraqitur sot të freskëta pas
shumë dekadash. Ai me dashamirësi, respekt të thellë e nderim për maestron e tij të
parë, ka ruajtur në thellësi të kujtesës dhe shpirtit dashurinë për çdo partiturë
dhe notë muzikore nga përndjekjet e përbinshme komuniste që kërkonte të asgjesonte
çdo notë dhe muzikë të progresit botëror, një pjesë të të cilat i trashëgoi edhe
Kardinali ynë Mikel Koliqi. Prof.Gjon Simoni, përmes një pune hulumtuese, sistemuese
dhe analitike të materialit faktografik, ka mundur të na dhurojë meshtarin e
krijuesin, Krishtin dhe muzikën kushtuar Atij në emër të një populli që ndër shekuj
i ka qendruar besnik fesë dhe traditës kulturdashëse të të parëve. Përmes një stili
ta pasur narrativ dhe një elegance në të shkruar ofron për lexuesin mbarëshqiptar
melodramat e muzikuara nga dom Mikel Koliqi, sikurse njihen sot si " Rozafa",
"Rrethimi i Shkodrës" dhe "Ruba e kuqe", të tria të shkruara nga poeti i njohur i
ëmbëlsisë dom Ndre Zadeja (1891-1945).

Ndërkohë revolucioni i kuq kinez përsekutonte intelektualët e klerikët katolikë

Muzikologu Prof. Gjon Simoni, gjatë hulumtimeve të kujdeshme shumëvjeçare ka dhënë
të shkrira në linjat e veprës së vet për Koliqin të gjithë jetën e tij dhe për të
parë në një profil më të ngushtë, si muzikolog i gurrës shqiptare. Por autori nuk ka
lënë pas dore edhe gjeografinë e kalvarit komunist me të cilin u përballë
drejtpërsëdrejti Kardinali ynë Mikel Koliqi. Kështu në vepër mësojmë se në vitin
1952-1953 filluan presionet dhe përpjekjet e diktaturës për të krijuar Kishën
Katolike Autoqefale, pra të pavarur nga Selia dhe Ati i Shenjtë në Vatikan. Në vitin
1953-1954 kjo valë arrestimesh përfshiu shumë intelektualë nga mbarë Shqipëria.
Prof. Gjon Simoni duke shkruar për këtë dramë tragjike që preku mbarë popullin
shqiptar dhe më së shumti klerin katolik shqiptar në Shkodër, për Kardinalin Koliqi
vë në dukje: "Mbaroi kështu koha e parë e simfonisë së jetës së tij. Akordet
dramatike mbyllnin këtë pjesë. Megjithatë, buzëqeshja e tij e vazhdueshme që vinte
nga qetësia shpirtërore bënte që tragjedia e kësaj jete të merrte një pamje pothuaj
joreale, gati-gati teorike. Si lufta e së mirës kundër së keqes. Kështu për dom
Mikelin filloi epoka më e zezë e jetës, ajo e privimit të përhershëm të lirisë, pa
asnjë kuptim për botën e tij intelektuale dhe të misionit të tij si meshtar.
Gjithçka për te zbret në banalitet. Nga ana e tjetër vuajtjet dhe torturat
rriteshin, duke lënë përshtypjen se do të vazhdonin përgjithmonë."
Megjithëse i burgosut ose i internuar, ai vazhdoi të kryente detyrën e vet fshehtas.
Zhvillonte me shumë kujdes ungjillizimin e bashkëvuajtësve, kur ata e kërkonin,
kryente ritet fetare, si pagëzim dhe kungimin, dhe megjithëse larg nga Shkodra,
jepte këshilla dhe udhëzime dhe së bashku me kolegët meshtarë merrte vendime për
problemet e famullive, që ishin në gjendje përndjekjeje të jashtëzakonshme. Kështu
në vitet 1954-1986, kaloi në burgim dhe internim edhe 32 vjet të tjera. Në vitin
1977, në moshën 75-vjeçare, dënohet për të tretën herë me 15 vjet burgim. Absurdi
kishte logjikën e vet djallëzore. Vitet e burgimit dhe internimit i kalon në disa
krahina të Shqipërisë, si në Lushnjë, Fier, në zonën e maleve të Vlorës dhe në vende
të tjera syrgjynimi.
Më vonë do të tregonte për torturat e tmerrshme që pësonin në burg: rrahje deri në
gjakosoje, elektroshok, varje nga duart e lidhura disa ditë me radhë, përve urisë,
etjes e të ftohtit. Gjatë kohës së gjatë të burgimit shumë qenë shokët e tij
klerikë, por edhe bashkëvuajtës të tjerë, që u vranë ose vdiqën nga torurat mizore.
Pra me të drejtë çuditemi kur shohim se dom Mikelin nuk e zhdukën që në vitet e para
(1945-1950). Me të drejtë konstaton në librin e tij Prof.Simoni, se siç duket, ishte
një peng i çmuar në dorën e diktaturës për t'i bërë presion vëllait të tij Ernestit
që të mos merrte inisiativa dhe të zhvillonte aktivitet politik kundër pushtetit
komunist në Shqipëri. Madje kur e pyetnin dom Mikelin për vuajtjen e tij përgjigjej:
"... të tjerët kanë vuajtur më shumë se unë nga torturat...". Gjithsesi, ai është
"Mandela i Shqipërisë" me 40 vite burg... dhe Zoti shtriu dorën pranë
Nënës Shqipëri për të vlerësuar si KARDINAL...
Për këto dhe shumë episode të rëndësishme të jetës së Kardinalit Mikel Koliqi do të
mësoni më shumë në veprën e sapodalë në qarkullim. Autori, Prof.Gjon Simoni, kryen
një detyrë dhe detyrim të madh ndaj qytetit të tij të lindjes, si besimtarë dhe ish
nxënës në korin e njohur Scola Cantorum dhe në Veprimin Katolik në Shkodër, që
drejtohej nga themeluesi i saj Shkëlqësia e Tij Kardinal Mikel Koliqi.
-email-


Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997, engjelli 16 Apr : 02:19 Reply to this

urime autorit. kam pas kenaqesine q e kam patur profesor te lendes se gjeografike z. klajd kapinova. njeri i kulturuar dhe shume me zemer te madhe. suksese kudo qe jeton e punon.
pershendetje nga amlia

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2287 sec, 0.0731 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,262kB