Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
02
04.2008

Këngëtari Sherif Merdani, koncert recital në Teatrin "Migjeni"

:::ShkoderZemer
01/04/08) balkanweb.com SHKODËR - Këngëtari i mirënjohur, Sherif Merdani është prezantuar me recitalin e tij para publikut shkodran, duke merituar duartrokitje të shumta. Një recital me mesazhin e dashurisë, por edhe të mos harrimit të viteve të tmerrshme të diktaturës komuniste, të cilat ishin pjesë e asaj që Merdani e quan "dramë" të jetës së tij. Aktiviteti është zhvilluar mbrëmjen e së dielës,

në Teatrin "Migjeni" të qytetit verior. Këngët e interpretuara janë shoqëruar dhe me nga një koment prej vetë Sherif Merdanit, i cili tregoi historinë e këngës e jetës së tij, por edhe të jetës së gjithë brezit të asaj kohe. Mes emocionesh të forta, Merdani nuk mungoi të risillte fragmente nga kujtimet e tij të dikurshme. Rosela Gjylbegu dhe Vikena Kamenica, ishin dy të ftuarit e Merdanit në këtë koncert recital të mundësuar nga Agjencia e Spektakleve " Buna 1". Duke folur për nostalgjinë dhe lidhjet e tij me Shkodrën, Sherif Merdani theksoi se "kam nënën dhe gruan nga Shkodra, kam një fis të madh këtu. Kjo qe arsyeja që pas Librazhdit, me të cilin më lidhin vitet e vuajtjes sime, vendosa që recitalin tim ta sjell këtu në Shkodër". Sipas këngëtarit me zë brilant, në këtë qytet mund të matësh suksesin në varësi të duartrokitjeve që merr.


Vazhdo Leximin...
Komenti 6printer friendly
Comments
Këngëtari Sherif Merdani, koncert recital në Teatrin \"Migjeni\", migu 02 Apr : 10:29 Reply to this

kisha nje veretje per ate qe e ka vene kete informacionin, me sa di une tani teatri i shkodres quhet, TEATRI KOMBETARE MIGJENI, nqs jam gabim me falni, gjithsesi sherif merdanit, i u roj suksese sepse ka qene nje nga kengetaret me te mire te shqiperise, dhe ka bere mire qe ka ardh ne shkoder ne koncert recital.flm
Këngëtari Sherif Merdani, koncert recital në Teatrin \"Migjeni\", engjelli 02 Apr : 15:14 Reply to this

@};- kurse un kisha me shtue se duhet me e heq fjalen "MIGJENI" se ai nuk ka ken artist, ag kangtar, as aktor, askurgja vexse nji i preferum i dulles se gjirokastres. nese ju bani si te doni se mu nuk me intereson se jetoj jasht shqipie.
Këngëtari Sherif Merdani, koncert recital në Teatrin \"Migjeni\", migu 02 Apr : 22:16 Reply to this

MIGJENI PSE NUK KA KEN KENGETARE APO MUZIKANT APO AKTOR, ESHTE NDER NJERZIT ME TE SHQUAR TE KOMBIT TONE KA SHKRUAR AQ SHUME DHE AQ BUKUR SA ESHTE E VESHTIRE TE SHKRUAJ DIKUSH TJETER, DHE SI PERFUNDIM DO THOJA, "LULI VOCKER" MUND TA LUASH NE TEATER EDHE SI TRAGJEDI SEPSE I PERSHTATET REALITETIT TONE 100% , EDHE PSE MIGJENI E SHKRUAJTI NE ATE KOHE KU VARFNIA ISHTE ME SE E PRANISHME DHE E SHKRUAJTI QE NJERZIT TE MESOJNE E TE PUNOJNE PER KETE VEND E TA BEJNE TE BEGADE, POR KJO SNDODHI, U BE ME KEQ SE NE KOHEN E MIGJENIT, POR LULIN E VOCKERR MUND TA LUASH NE TEATER EDHE SI KOMEDI, E MOS TE PERMENDIM VEPRAT E SHKRIMET E TIJ TE TJERA, TE KETIJ GJIGANDI TE LETRAVE QE SHKODRA KRENOHET ME TE DHE QE E QUAJNE MILLOSH GJERGJ NIKOLA, MIGJENI.
Këngëtari Sherif Merdani, koncert recital në Teatrin \"Migjeni\", :::ShkoderZemer 02 Apr : 22:57 Reply to this

...po ju merruni nji here me t'gjallet masanejna me t'vedekunit,

Urime Sherif Merdanit - muzika e tij s'ka te krahasume.
Paska ba nji koncert shume te bukur. Sherif Merdani, ( me nane shkodrane dhe babe korcare)
Këngëtari Sherif Merdani, koncert recital në Teatrin \"Migjeni\", belgium 03 Apr : 01:47 Reply to this

SHERIF MERDANIT URIME POR KISHTE KEN E MIRA ME KNU NJI KANG PER NANEN SHKODER SE MEQE E PASKA SHPREH NUK JA PASKA DEDIKU THEM UN NJI NANET QE PERKUNDI DJEPIN.....NQOFT SE NIN GJA NER DAMART E TIJ PER SHKODREN...
Këngëtari Sherif Merdani, koncert recital në Teatrin \"Migjeni\", anna31 24 Apr : 16:33 Reply to this

A din kush me na tregu, a ka marr dikush ne video ket koncert, e me na e vu ktu tek faqja e Shkodres, faleminderit.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2135 sec, 0.0804 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,236kB