Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
01
04.2008

Ridvan Dibra - Rrethimi i Shkodrës

:::ShkoderZemer
Takim pa libra me Ridvan Dibrën. - Elsa Demo 01 Pri 2008 shekulli.com.al
Takim pa libra me Ridvan Dibrën. Një dialog për armiqësinë mes vendeve ku bëhet letërsi dhe ku flitet për të
Shkodër "Ky është profesioni më i papërshtashëm për një shkrimtar" thotë Ridvani dhe i shtyp bishtin në tavëll cigares së radhës. "270 orë vjetore duke folur gjithë ditën për atë që do të bësh pasdite". Ridvan Dibra është shkrimtar dhe mësimdhënës i letërsisë, zanate që i ushtron, brenda Shkodrës, njërin në shtëpi e tjetrin në auditorët e Universitetit të Shkodrës. Një shkrimtar që jep leksione për punën që do të kryejë kur të kthehet në shtëpi. "Prostitutat nuk flasin asnjëherë për seksin". Ja, një parabolë e tij. Në letërsinë e sotme shqipe ai është vlerësuar pikërisht për parabolat, për këtë zhanër pak i marrë seriozisht dhe që sipas kritikës e ka ngritur tek prozatorët që për nga teknika brilante të kujton prozën e Oruellit apo Xhojsit.

Ridvani ndez edhe një cigare. Shkodra e ftohtë me borë që ka zbritur deri poshtë Taraboshit, i ngjan sot ditës për të cilën ai pesë vjet të shkuara, shkruante këtë parabolë: "Është dimër. Diku dëgjohet një krismë e thatë dhe fill mandej, i vetmi budalla që ka mbetur në qytet, shfaqet krejt lakuriq nëpër rrugët e heshtura, duke ulërirë me të madhe: "Kanë vra Zotin! Kanë vra Zotin!" Dy policë trupmëdhenj afrohen sakaq, e shembin të krisurin përtokë dhe e rrahin pamëshirshëm mu para syve kureshtarë të kalimtarëve të rastit, të cilët nuk e kanë aspak të qartë shkakun e vërtetë të gjithë asaj dhune mbi një budalla të mjerë: rrihet për fjalët që tha, apo se u shfaq krejt lakuriq? Vetëm një bjondinë me sy të jeshiltë, që e ka hedhur shikimin si lak diku nën kërthizën e budallait, i thërret më shumë vetes se të tjerëve:

"Po vrasin një njeri! Po vrasin një njeri!" Është një ditë nga ato "kur mund të besoje gjithçka e gjithkënd" siç shkruan ai tek "Dhjetë histori antipostmoderne" (2003).

Të vjen të dyshosh që, pavarësisht gjithë rrethanave të të jetuarit e të të shkruarit që na shfaq nga ky takim Ridvani, në rrethim nuk është shkrimtari. Është Shkodra në rrethim. Asnjë qytet nuk ka njohur sa Shkodra shkrimtarë migratorë që vërtetë jetojnë në Tiranë por nuk kanë hequr dorë nga parulla "Shkodra djepi i kulturës".

Nuk e gjen Shkodrën në asnjë vepër të Ridvanit, i lindur këtu më 1959. Nuk ka ai atë lidhje romantike e patriotike që kishin autorët e zemrës, Mjeda, Koliqi, Camaj.

"Nuk jam dakord me atë që realiteti është më fantastik se letërsia". Shkrimtari shqiptar kundërshton thënien e Harold Bloomit. Që me romanin "Nudo" 1995, e deri tek vepra e fundit Ridvan Dibra pohon të ketë jetuar realitete imagjinare të injoruara nga kritika. Është autor i 20 titujve, veprave në prozë, tregime e romane që nga viti 1989, tek romanet "Prostituta e virgjër", "Nudo", "Triumfi i Gjergj Elez Alisë", "Vëlla me centaurët", "Triumfi i dytë i Gjergj Elez Alisë", "Kumte dashurie", "Franc Kafka i shkruan të birit".

Si çdo autor që ka dyshimet e veta pret t'i konfirmojnë ç'vend zë në këtë hierarki vlerash. "Meqë mungon kritika kanë dalë disa institucione si botuesit, juritë e fundvitit dhe ju, gazetarët." Botuesit dhe juritë janë duar që lajnë njëra-tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën. Jo më kot Ridvani e njeh veten për "tradhtar botuesish" këtej e andej kufirit. Ndërsa "ju gazetarët,keni krijuar probleme me lexuesit potencialë të letërsisë". Si ka ndodhur kjo? Duke qenë bashkautorë në delirin e shkrimtarëve me një apo dy libra. "Autorët s'janë të lidhur me bizantinizmin, po janë bërë të mjerë tek i sheh në media të flasin për gjëra që s'kanë lidhje me letërsinë. Dhe gazetari e pyet për mjedisin, për abortin, sepse mungojnë hapësirat ku shkrimtari të shprehet me mjetet e veta." Deri para pak kohësh kjo përdalje e figurës së shkrimtarit në ekranet e Tiranës i është dukur modë, prandaj e quan të kotë të protestojë për harresën e një liriku të mrekullueshëm si Sokol Zeka që "jeton 17 km prej këtu". Mirë bën ky poet, "i i madhi lirik i gjallë" që jeton në Koplik, gati i izoluar nga rrëmeti i Tiranës. "Shkrimtaria është një akt vetmitar", shton Ridvani refrenin e vjetër që i vjen ndër mend kollaj. "Tek ne ndodh e kundërta. Detyrimisht duhet të jesh në Tiranë që të shpallesh vlerë. Është krijuar sindroma e ikjes. Gjithë shokët dhe miqtë e mi kanë ikur. Kam mbetur i vetëm. Më shqetëson kjo gjë". Qendërzimin e njerëzve dhe të energjive "kemi për ta vuajtur gjatë".

Përvoja që ka pasur me "Qendrën" ka qenë zhgënjyese. Më 1995 romani i tij "Nudo" ishte pjesë e një projekti të Ministrisë së Kulturës për t'u përkthyer bashkë me gjashtë vepra të tjera në gjuhën frënge. Vendin e "Nudos" dhe të "Oh!" i Anton Pashkut e zunë dy vepra autorësh kult të realizmit socialist. Jo më larg se vjet, prapë ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar anulloi vënien në skenë të dramës së tij "Në emër të atit". Vendin e saj e zuri vepra e një anëtari bordi i TK që nuk lodhet së shkruari nëpër gazeta për arsyen e mosarsyes, për mungesën e kritikës, për kritikën që nuk shkruan për dramën e tij dhe mu për këtë, vendosi që një vit pas premierës, të bëjë autokritikë në gazetë. "Ku të protestoja?" ndërhyn Ridvani i qetë sikur po sheh tek merr fund njëherë e mirë maskarallëku i zyrave-zgjyra të Tiranës.

Kur e pyesim Ridvanin se cila ishte për të ngjarje kulturore e vitit 2007, duke shtypur bishtin e cigares së dhjetë, përgjigjet, mënjanë modestisë: "Franc Kafka i shkruan të birit". Romani i tij i fundit i përfshirë në literaturën e shkollave të mesme.

Ndërsa ngjarje mbi ngjarjet për vitin e shkuar është botimi i "Xing" i autorit serb, hebre në origjinë, David Albahari. "Në të dyja rastet, për mua ngjarje është libri. Bota ime është libri. Jua thashë edhe më para: nuk besoj tek angazhimi i shkrimtarit në jetën publike, e sidomos në politikën tonë që është krejt e pistë. Prandaj ju përmenda Albaharin, shkrimtar i pavërejtur në një qoshe librarie. Mungesën e vëmendjes e shoh tek kritika, tek mungesa e një periodiku të estetikës dhe letërsisë, tek myku i katedrave, tek moda e mbrapshtë e masteromanisë, teksa merremi vetëm me Fishtën, Konicën, Koliqin dhe lihen jashtë vëmendjes zhvillimet e letërsisë së sotme tek e cila besoj se ka tendenca interesante. Nganjëherë them, ç'i duhet letërsia këtij populli. Është pak luks. Aq shumë probleme kemi".

Ja, për shembull, më i fundit problem është reforma në shkencë. Ridvani nuk ka asnjë titull shkencor edhe pse është autor tekstesh teorike për tendencat postmoderne në letërsi, një dije krejt e re për studentët dhe për lexuesit tanë. Nuk është çudi ta gjejë veten të papunë një ditë. "Shpresoj dhe besoj që një ditë të largët studentët të mbrojnë tituj me veprën time", qesëndis pa asnjë shenjë buzëqeshje Ridvani dhe fik cigaren e fundit që njofton se takimi po mbyllet si kapak sarkofagu që lë jashtë rrethanat e përcaktuara dhe paaftësinë për të dalë mbi to.

Somario

Jua thashë edhe më para: nuk besoj tek angazhimi i shkrimtarit në jetën publike, e sidomos në politikën tonë që është krejt e pistë. Prandaj ju përmenda Albaharin, shkrimtar i pavërejtur në një qoshe librarie.

Mungesën e vëmendjes e shoh tek kritika, tek mungesa e një periodiku të estetikës dhe letërsisë, tek myku i katedrave, tek moda e mbrapshtë e masteromanisë, teksa merremi vetëm me Fishtën, Konicën, Koliqin dhe lihen jashtë vëmendjes zhvillimet e letërsisë së sotme tek e cila besoj se ka tendenca interesante. Nganjëherë them, ç'i duhet letërsia këtij populli. Është pak luks. Aq shumë probleme kemi".




Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Ridvan Dibra - Rrethimi i Shkodrës, belgium 03 Apr : 03:10 Reply to this

ooo jan cu prej gjumit shekullor tash .....ishte dikur shkodra e rrethume por tash nuk po i bjen kujt nermen per te se si duhet gja kujt.se dhe vet shkodrani po e braktis per dit...e rrini rehat se nuk po ju rrethon kush...

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2017 sec, 0.0631 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,237kB