Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
20
03.2008

Astrit Hafizi: Pengu im, asnjehere nuk vesha fanelen e Kombetares

:::ShkoderZemer
( 18/03/08) Ilda Lumani - balkanweb.com - Nuk i dihet se si do të kishte shkuar rrjedha e jetës së tij nëse do të kishte zgjedhur muzikën, dëshirë kjo e nënës së tij. Por ai zgjodhi futbollin. Për të qenë edhe sNuk i dihet se si do të kishte shkuar rrjedha e jetës së tij nëse do të kishte zgjedhur muzikën, dëshirë kjo e nënës së tij. Por ai zgjodhi futbollin. Për të qenë edhe sot e kësaj dite një nga emrat që bënë histori në fushën e blertë. Më pas edhe në rolin e trajnerit. Ku suksesin më të madh ai e shënoi në vitet ’96-’99, kohë kur drejtoi Kombëtaren. Astrit Hafizi vjen në këtë intervistë për “Bulevard VIP” në një rrëfim personal. Jeta e tij, fillimet e tij në muzikë, për t’u zhvendour më pas tek futbolli, të cilit i ka dedikua 30 vjet karrierë, familja, bashkëshortja, dy djemtë e tij, njëri prej të cilëve ka ndjekur rrugën e të atit. Por, Hafizi nuk është neglizhent as ndaj ngjarjes më të madhe të futbollit të këtyre ditëve të fundit, siç është ajo e pezullimit nga FIFA. Për më tepër, le të ecim së bashku…
Z. Hafizi, si ka qenë fëmijëria juaj dhe si ishin fillimet tuaja në futboll?
Unë e kam filluar herët futbollin, që

në moshën 10 vjeç, si gjithë fëmijët. Në të vërtetë e kam nisur fillimisht me muzikën. Kam ndjekur shkollën muizikore për piano në klasën e parë dhe të dytë fillore. Pastaj si duket prindërit e mi, sidomos babai, ishte shumë i interesuar për futbollin, kishte dëshirë e pasion dhe më spostoi, më kaloi tek futbolli. Nuk e di se ku do të mund të shkoja me muzikën. Nëna nuk ishte dakord, ajo kishte qejf që unë të vazhdoja për muzikë. Më pas, dalëngadalë unë mbarova tetëvjeçaren, luajta me ekipet e moshave e pastaj, në vitin ’68 u hap shkolla e mjeshtërisë “Shkëndija e futbollit“, ku na përzgjodhën si lojtarët më të talentuar. Ishim tre-katër lojtarë dhe po në atë vit kam qenë një nga të parët e shkollës, ku për 7 vjet rresht ne kemi mbaruar shkollën atje. Më pas, vazhdova edhe 5-6 vjet të luaja me “Shkëndinë”. Pastaj jam kthyer në Shkodër në vitin ’75 dhe kam luajtur me “Vllazninë” për një periudhë 10 vjeçare si lojtar. Kështu, që ka qenë një gjë e bukur, mendoj që kam arritur mjaft gjëra të bukura dhe kam bërë gjëra të bukura për futbollin gjatë kohës kur kam luajtur. Nuk e di se ku mund të shkoja në muzikë, por nuk jam pishman, pasi mendoj që kjo ka qenë një diçka e bukur.
Po trajneri juaj i parë kush ka qenë?
Trajneri im i parë ka qenë një ish-futbollist i viteve ‘40, madje edhe fitues i Ballkaniadës në Shqipëri më 1946, Muhamed Dibra. Pastaj kam pasur mjaft të tjerë, por ai ka qenë i pari dhe që më ka ndihmuar, pasi vuri re tek unë diçka të mire.
Kur hytë në futbollin profesionist?
Futbolli në atë kohë ka qenë profesionist dhe gjysmë profesionist, në vitet ‘80, ne kemi qenë gjysmë profesionist. Pas viteve ’80, sikur kaluam gati në profesionist, por nuk ishim ashtu. Kujtoj se ka qenë një kohë shumë e bukur, ka qenë e organizuar çdo gjë, klubet shumë më të organizuara. Aty ka qenë edhe epiqendra jonë, pasi aty bënim edhe jetën tonë të përditshme. Ndoshta kushtet e stërvitjes nuk kanë qenë shumë ideale, por ishin të garantuara. Kishim mundësinë e stërvitjes, kishim mundësinë e palestrës në Pallatin e Sportit , pasi çdo qytet ka pasur pallat sporti. Kanë qenë momente në atë periudhë që unë i kujtoj me nostalgji dhe që mund të them se kemi qenë pak më të privilegjuar. Më vjen keq që nuk ka qenë kjo kohë sot, sepse mendoj se ndoshta me këto këmbët e mia mund të përfitoja dhe mund të merrja më tepër. Sepse nëse do të ishte lëvizja e lirë, mund të bëheshin kontrata siç është sot. Më vjen keq për këtë e mendoj ndonjëherë se kemi lindur shumë shpejt, duhet të kisha lindur pak më vonë.
Kulmi juaj si futbollist ka përkuar me përjashtimin e Kombëtares nga gjithë aktivitetet…
Ajo ka qenë një periudhë nga vitet ‘75-‘76 deri në vietet ’80, por në ‘78 u hap Champions League, ku ne merrnim pjesë me Austrinë e Vjenës me Vllazninë. Ajo ishte një periudhë që mua më iku gjithë aktiviteti im me Kombëtaren. Në atë periudhë unë isha në moshën 23-24 vjeç dhe deri në 28 vjeç ne mbetëm të bllokuar pa luajtur në të gjitha aktivitetet, sepse shteti mori në atë kohë një masë për mungesë rezultatesh me ekipin e kombëtares në atë kohë. Na dënoi 5 vjet për të mos marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare. Pra, ishte një vendim shteti, dhe kemi ikur të gjithë në atë periudhë, kështu që luajta vetëm me ekipin e të rinjve kombëtare dhe Shpresa. Asnjëherë nuk e vesha fanellën e kombëtares. Më ka ardhur keq shumë. Ai ka qenë brezi më i mirë të paktën për periudhën ‘75 –‘85. Ajo ka qenë periudhë që ka pasur mjaft lojtarë te mirë; Petrit Dibra, ish futbollist i Tiranës, Ilir Pernaska, Vasillaq Zëri, i Dinamos, Muhedin Targaj, Sefedin Braho, apo portietri Jani Kaçi. Pra ajo periudhë ka qenë e atyre lojtarëve që unë mendoj se nëse do të merrnin pjesë rregullisht në aktivitete ne mund të kishim edhe më tepër rezultate. Unë mendoj që kjo ishte periudha e këtyre lojtarëve yje. Më vonë pastaj ishin edhe futbollistët e “Flamurtarit” të Vlorës, të paktën në atë kohë, pas ‘85 kjo skuadër doli më në skenë që ka pasur futbollistë si Kreshnik Çipi, etj.
Cilat janë skuadrat me të cilat keni luajtur?
Unë kam luajtur me shumë skuadra. Që po t’i kujtojmë sot na duken sikur kemi bërë ndonjë kontratë për t’i blerë e për t’i shitur lojtarët. Fillimisht kam luajtur me skuadrën e “Shkëndisë” për një periudhë gati shtatë vjeçare. Pastaj jam kthyer në Shkodër dhe kam lujtur për afro 9 kampionate aty. Në atë kohë zhvilloheshin aktivitete si Kupa Ballkanike dhe disa klube duke pasur nevojë për lojtarë ne na merrnin si lojtarë meqë ishim pak më të avancuar...ot e kësaj dite një nga emrat që bënë histori në fushën e blertë. Më pas edhe në rolin e trajnerit. Ku suksesin më të madh ai e shënoi në vitet ’96-’99, kohë kur drejtoi Kombëtaren. Astrit Hafizi vjen në këtë intervistë për “Bulevard VIP” në një rrëfim personal. Jeta e tij, fillimet e tij në muzikë, për t’u zhvendour më pas tek futbolli, të cilit i ka dedikua 30 vjet karrierë, familja, bashkëshortja, dy djemtë e tij, njëri prej të cilëve ka ndjekur rrugën e të atit. Por, Hafizi nuk është neglizhent as ndaj ngjarjes më të madhe të futbollit të këtyre ditëve të fundit, siç është ajo e pezullimit nga FIFA. Për më tepër, le të ecim së bashku…
Z. Hafizi, si ka qenë fëmijëria juaj dhe si ishin fillimet tuaja në futboll?
Unë e kam filluar herët futbollin, që në moshën 10 vjeç, si gjithë fëmijët. Në të vërtetë e kam nisur fillimisht me muzikën. Kam ndjekur shkollën muizikore për piano në klasën e parë dhe të dytë fillore. Pastaj si duket prindërit e mi, sidomos babai, ishte shumë i interesuar për futbollin, kishte dëshirë e pasion dhe më spostoi, më kaloi tek futbolli. Nuk e di se ku do të mund të shkoja me muzikën. Nëna nuk ishte dakord, ajo kishte qejf që unë të vazhdoja për muzikë. Më pas, dalëngadalë unë mbarova tetëvjeçaren, luajta me ekipet e moshave e pastaj, në vitin ’68 u hap shkolla e mjeshtërisë “Shkëndija e futbollit“, ku na përzgjodhën si lojtarët më të talentuar. Ishim tre-katër lojtarë dhe po në atë vit kam qenë një nga të parët e shkollës, ku për 7 vjet rresht ne kemi mbaruar shkollën atje. Më pas, vazhdova edhe 5-6 vjet të luaja me “Shkëndinë”. Pastaj jam kthyer në Shkodër në vitin ’75 dhe kam luajtur me “Vllazninë” për një periudhë 10 vjeçare si lojtar. Kështu, që ka qenë një gjë e bukur, mendoj që kam arritur mjaft gjëra të bukura dhe kam bërë gjëra të bukura për futbollin gjatë kohës kur kam luajtur. Nuk e di se ku mund të shkoja në muzikë, por nuk jam pishman, pasi mendoj që kjo ka qenë një diçka e bukur.
Po trajneri juaj i parë kush ka qenë?
Trajneri im i parë ka qenë një ish-futbollist i viteve ‘40, madje edhe fitues i Ballkaniadës në Shqipëri më 1946, Muhamed Dibra. Pastaj kam pasur mjaft të tjerë, por ai ka qenë i pari dhe që më ka ndihmuar, pasi vuri re tek unë diçka të mire.
Kur hytë në futbollin profesionist?
Futbolli në atë kohë ka qenë profesionist dhe gjysmë profesionist, në vitet ‘80, ne kemi qenë gjysmë profesionist. Pas viteve ’80, sikur kaluam gati në profesionist, por nuk ishim ashtu. Kujtoj se ka qenë një kohë shumë e bukur, ka qenë e organizuar çdo gjë, klubet shumë më të organizuara. Aty ka qenë edhe epiqendra jonë, pasi aty bënim edhe jetën tonë të përditshme. Ndoshta kushtet e stërvitjes nuk kanë qenë shumë ideale, por ishin të garantuara. Kishim mundësinë e stërvitjes, kishim mundësinë e palestrës në Pallatin e Sportit , pasi çdo qytet ka pasur pallat sporti. Kanë qenë momente në atë periudhë që unë i kujtoj me nostalgji dhe që mund të them se kemi qenë pak më të privilegjuar. Më vjen keq që nuk ka qenë kjo kohë sot, sepse mendoj se ndoshta me këto këmbët e mia mund të përfitoja dhe mund të merrja më tepër. Sepse nëse do të ishte lëvizja e lirë, mund të bëheshin kontrata siç është sot. Më vjen keq për këtë e mendoj ndonjëherë se kemi lindur shumë shpejt, duhet të kisha lindur pak më vonë.
Kulmi juaj si futbollist ka përkuar me përjashtimin e Kombëtares nga gjithë aktivitetet…
Ajo ka qenë një periudhë nga vitet ‘75-‘76 deri në vietet ’80, por në ‘78 u hap Champions League, ku ne merrnim pjesë me Austrinë e Vjenës me Vllazninë. Ajo ishte një periudhë që mua më iku gjithë aktiviteti im me Kombëtaren. Në atë periudhë unë isha në moshën 23-24 vjeç dhe deri në 28 vjeç ne mbetëm të bllokuar pa luajtur në të gjitha aktivitetet, sepse shteti mori në atë kohë një masë për mungesë rezultatesh me ekipin e kombëtares në atë kohë. Na dënoi 5 vjet për të mos marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare. Pra, ishte një vendim shteti, dhe kemi ikur të gjithë në atë periudhë, kështu që luajta vetëm me ekipin e të rinjve kombëtare dhe Shpresa. Asnjëherë nuk e vesha fanellën e kombëtares. Më ka ardhur keq shumë. Ai ka qenë brezi më i mirë të paktën për periudhën ‘75 –‘85. Ajo ka qenë periudhë që ka pasur mjaft lojtarë te mirë; Petrit Dibra, ish futbollist i Tiranës, Ilir Pernaska, Vasillaq Zëri, i Dinamos, Muhedin Targaj, Sefedin Braho, apo portietri Jani Kaçi. Pra ajo periudhë ka qenë e atyre lojtarëve që unë mendoj se nëse do të merrnin pjesë rregullisht në aktivitete ne mund të kishim edhe më tepër rezultate. Unë mendoj që kjo ishte periudha e këtyre lojtarëve yje. Më vonë pastaj ishin edhe futbollistët e “Flamurtarit” të Vlorës, të paktën në atë kohë, pas ‘85 kjo skuadër doli më në skenë që ka pasur futbollistë si Kreshnik Çipi, etj.
Cilat janë skuadrat me të cilat keni luajtur?
Unë kam luajtur me shumë skuadra. Që po t’i kujtojmë sot na duken sikur kemi bërë ndonjë kontratë për t’i blerë e për t’i shitur lojtarët. Fillimisht kam luajtur me skuadrën e “Shkëndisë” për një periudhë gati shtatë vjeçare. Pastaj jam kthyer në Shkodër dhe kam lujtur për afro 9 kampionate aty. Në atë kohë zhvilloheshin aktivitete si Kupa Ballkanike dhe disa klube duke pasur nevojë për lojtarë ne na merrnin si lojtarë meqë ishim pak më të avancuar...
Dhe një herë Dinamo dhe një herë Tirana më kanë marrë si lojtar për përforcime, kështu quheshin në atë kohë. Dhe kam luajtur në Kupë Ballkanike edhe me Tiranën dhe dy ndeshje me Dinamon.
Pse të thirrnin Shuaipi me Tiranën?
Edhe Shuaipi është diçka mjaft interesante. Kjo ka ndodhur në vitet '81-'82, pasi Federata duke mos u bërë të ditur se kush jemi ne dhe dilte në skenë mbiemri Hafizi me dy skuadra, më thirrnin me emrin e babës, që ishte Shuaip. Unë dhe një shok tjetër, kemi luajtur me emrin e babës.
Cila ndeshje ju ka mbetur në mendje?
Unë mendoj se me "Vllazninë" kam pasur emocionet më të bukura se kam fituar trofe, dy kampionate dhe dy kupa të Shqipërisë; Kampionatin në vitin '77-'78 dhe në '82-'83. Kurse për Kupën kam fituar në '79 dhe '81. Gjëja më e bukur e imja ka qenë përballja në Champions League me Austrinë e Vjenës, ndeshje që u hap për herë të parë me ne, pas atij dënimi që na u dha. Atëherë turi i parë binte përballë skudrave shumë të forta, nuk është si tani me skuadra paraeliminatore dhe ky ra direkt me një skuadër që kishte lojtarë shumë të mirë që vinin nga kampionati botëror i '78-ës. Kemi fituar ndeshjen e parë 2-1 në Shkodër. Një atmosferë e jashtëzakonshme e kujtoj, pasi mund të kualifikoheshim, por atje humbëm 4-1, për shkak të mungesës së eksperiencës. Ishte hera e parë që dilnim. Unë kam shënuar golin e parë. Është diçka mjaft e bukur nga ana ime, një moment në karrierën time që sot doja ta kisha në shtëpi të paktën disa fragmente të saj, por nuk kam asnjë gjë. Duke pasur parasysh mungesën e kushteve që janë sot, më vjen shumë keq sepse edhe fëmijët e im kanë dëshirë të shohin diçka nga ajo e kaluar e imja.
Kush ka qenë shoku juaj i ngushtë në Kombëtare?
Petrit Dibra është shokun im, vëllai im së bashku me Vasillaq Zërin. Me Zërin ndaj periudhën e shkollës dhe vazhdojmë t'i ruajmë marrëdhëniet. Edhe me Dibrën kur jemi grumbulluar me Kombëtaren kemi pasur miqësi, pasi me të kam edhe një koinçidencë tjetër, që kemi lindur në të njëjtin vit, në të njëjtin muaj, në të njëjtën datë, që është 15 shtator '53. Ai ndodhet në Spanjë prej 10 vjetësh me familjen. Edhe ai ka qenë një futbollist shumë i mirë.
Ju jeni i martuar dhe me fëmijë. Si quhet gruaja dhe fëmijët tuaj?
Unë jam i martuar qysh prej 25 vjetësh. Gruaja ime quhet Nimfa. Kam dy djem 23 vjeç dhe 25 vjeç, Arensi dhe Egi. Edhe ata kanë jetuar me hallet dhe problemet e mia, pasi unë nuk kam qenë asnjëherë i pranishëm në shtëpi, të paktën për bashkëshorten time nuk kam qenë ndihmë në shtëpi. Ajo e ka përballuar çdo gjë vetëm, sepse mirë karriera ime sportive, por pas asaj vazhdova përsëri si karrierë trajnerin. U bë gati 30 vjet që unë merrrem me këtë zanat.
Gratë nuk janë shumë të lidhura me futbollin. Si është gruaja juaj në këtë aspekt.
Ajo ka qenë e lidhur me futbollin, sepse edhe vjehrri im ka qenë i apasionuar me futbollin. Ka qenë shumë tifoz, kështu që ajo ka qenë e lidhur me të. Ata nuk kanë pasur djem në shtëpi kanë qenë dy vajza dhe e kanë ndjekur futbollin, për hir të babait. Nuk ka pasur urrejtje, madje e ka pëlqyer atë. Nuk ishin familje sportistësh, por u bënë për dy vajzat që u martuan me dy sportistë.
Po djemtë tuaj me se merren. A e ndjekin ata rrugën e babait?
Djemtë jetojnë mirë si gjithë rinia në këtë periudhë. Djali i madh është student në fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Gjermanisht. I dyti merret me futbollin, por asnjëherë nuk doli në pah aftësia e tij për shkak se gjithë kohës, qysh në hapat e tij të parë, qysh kur ishte 10 vjeç edhe deri më tash, e ndjek nga pas emri im. Gjithmonë njerëzit apo kushdo tjetër, emri im është kthyer në etalon për të dhe i thonë "ti s'je si ky", etj. Dhe këtë gjë e ka vuajtur gjithë kohës. Unë nuk jam dakord në këtë rast në trajtime të tilla dhe sidoms tek të rinjtë. Unë shpresoj dhe kam shpresuar gjithmonë tek ai, por asnjëherë nuk kam arritur ta shoh mirë, pasi asnjëherë nuk i është dhënë mundësia. Tani është me një ekip të kategorisë së parë, por ai asnjëherë nuk gjen qetësinë dhe e vuan shumë punën e emrit tim dhe është shumë vështirë kur një fëmijë trajtohet me emrin e nënës apo babës së tij në raste të tilla. Shpresoj se një ditë do të dali mirë në një moment që të paraqitet mirë dhe të dali mire, pasi edhe ai ka nevojë që të dali mirë edhe edhe unë kam dëshirë ta shoh njëherë si është, që më pas ta vendos në është i mirë e që t'i jap drejtimin e duhur jetës. Pasi jeta nuk është vetëm futboll, por ka edhe gjëra të tjera të bukura.
Na tregoni diçka për fillimet tuaja si trajner?
Trajneri është një moment pas lënies së futbollit dhe kjo është rastësi. Nuk është se unë kisha ndonjë dëshirë për t'u bërë trajner. Në vitin 1984 pas përfundimit të Kampionatit, një grup lojtarësh na largojnë nga ekipi për t'u bërë një rinovim mes tyre dhe unë, në atë kohë isha në moshë që mund të luaja ndoshta edhe një ose dy vjet, isha afër 31 vjeç. Na larguan dhe na thonë që na kërkuan në një shkollë këtu në Tiranë, në Institut, për të bërë kurse pas universitare dhe kërkojnë nga Shkodra që unë të shkoja atje. Unë nuk kisha dëshirë, pasi mora vesh që ishte për trajner futbolli. Ne kishim mbaruar për trajner futbolli, por këtu bëhej specializimi. Atëherë thashë ta provoja. Në '84-'85 kam mbaruar kursin dhe pas një kohe gati 2 muajsh, kishte filluar kampionati dhe largohet një trajner në Shkodër dhe vendosa të shkoj tek skuadra e Vllaznisë. Aty dhe gjeta një pjesë të lojtarëve me të cilët edhe kisha luajtur dikur. E mora pak me frikë por gradualisht fitova eksperiencë. Deri në vitin '95 kam drejtuar Vllazninë, një periudhë gati dhjetë vjeçare. Në vitin '95 më propozuan të vij në Tiranë, të punoja në Federatë për inspektor futbolli. Eduard Dervishi ishte iniciatori që unë të vija aty.
Në vitin 1996 u betë trajner i kombëtares. Si ju erdhi propozimi?
Pasi erdha në Federatë mua më mori ekipi "Shpresa", pasi në atë kohë nuk kishte "Shpresa". Deri në '96-ën ishin pushuar për shkak të eksodit që bënin lojtarët, kur iknin jashtë shtetit dhe nuk ktheheshin më. Për 3 muaj kam qenë trajner i "Shpresës" dhe në tetor të '96 mbas dorëheqjes së Bajkos nga Kombëtarja, unë e kam marrë për 3 vjet.
Thuhet shpesh se sollët një revolucion në kombëtare, cili është sekreti për këtë?
Ajo ka dy gjërat e medaljes. Ka të mirat dhe të këqiat e saj pasi punova në një periudhë shumë të vështirë, siç ishin vitet '96-'99. U krijuan shumë probleme në Shqipëri në kohën në të cilën unë drejtoja kombëtaren. Për mua ishte një shkollë e vërtetë një eksperiencë e jashtë zakonshme që nuk do ta harroj kurrë. Më ka vlejtur shumë, kemi kaluar një periudhë ku edhe brezi i lojtarëve ishte shumë i mirë.
Në kombëtare kishte shumë karaktere të vështira. Si keni arritur t'i bindni, t'i disiplinoni?
Unë mendoj se nuk është shumë domethënëse kjo për një trajneer. Lojtarët janë një bashkëudhëtar i punës së një trajneri. Lojtarët janë me kapacitete të ndryshme dhe me pretendime të ndryshme. Por unë mendoj që rëndësi ka ta kuptojnë të qenit lojtar i ekipit kombëtar dhe që po veshin atë fanellë të rëndësishme, sepse huqe çdokush ka, por rëndësi ka që ato nuk prishnin punë. Arrita të krijoj një grup lojtarësh shumë të mirë, e domosdoshme për një trajner për të pasur rezultate. Grupi i lojtarëve ka të bëjë shumë. Dhe unë mendoj se i bëra shokë ata. Unë e kujtoj atë periudhë me kombëtaren, ku kemi bërë disa ndeshje të jashtëzakonshme që nuk harrohen. Ashtu sikurse humbja me Gjermaninë atje 4-3, apo barazimi Norvegji 2-2, apo barazimi me Greqinë këtu 0-0, apo fitorja me Irlandën në Zvicër. Pra kemi disa gjëra në atë periudhë që ja vlen të kujtohen, dhe nuk ishin shumë takime. Them që ajo ka qenë gjëja më e bukur e imja dhe ruaj plot kujtime të bukura të karrierës sime si trajner.
Si trajner klubesh, ka eksperienca jo të mira, sidomos me presidentët. Rasti i fundit është te Tirana. Komenti juaj?
Në atë periudhë që filluan dhe shkarkimet unë jam shkëputur dhe më pas u mundova që të merresha me ekipe klubesh. Por, pata një eksperiencë jo të mirë, për shkak të drejtimit, organizimit të tyre. Unë kam punuar edhe tek Dinamo në vitin 2001, kam punuar edhe tek "Vllaznia" dhe së fundi tek Tirana për një periudhë shumë të shkurtër. Nga këto kam nxjerrë një konkluzion që do ta kujtoj tani, që asnjëherë nuk më është dhënë koha të jap unë dorëheqjen, sepse kjo puna jonë është që kur nuk ke rezultate largohesh, pra nuk të jepnin kohë për të punuar. Largimet e tyre ishin të menjëhershmë, sepse ashtu e donin ata rezultatin, menjëherë. Pra kjo është një gjë që unë e kam parë dhe po e shoh edhe sot e kësaj dite që kjo nuk është punë, nuk punohet kështu. Puna sidomos e trajnerit do kohë, do një skuadër për të pasur edhe rezultate. Këta i kërkojnë menjëherë kështu që… Dhe sidomos kjo e fundit mendoj që i vuri kapakun në kuptimin e kësaj mendohet që duke qenë se klubi i Tiranës është me tradita mendoj se duhet të ketë mendime të ndryshme më të civilizuara pak më intelektuale, megjithatë kjo është një gjë që nuk varet nga unë por sidomos mendoj që pati edhe kjo gjënë e bukur që edhe pse u largova nga ana e atyre me marrjen e ekipit të Tiranës në një gjendje ashtu siç ishte edhe njëherë mendoj se u rikonfirmova. Dola edhe një herë në tapet për të parë se ku jam, sa jam në gjendje për të punuar, për të marrë një skuadër që është me rezultate jo të mira, për të arritur aty ku duhet edhe mund të vazhdoja më tepër. Kjo pati gjënë e mirë dhe për këtë i vlerësoj ata që patën kurajon dhe më vunë trajner në atë periudhë shumë të vështirë për Tiranën. Kësaj radhe ndryshe nga largimet që janë bërë në të shkuarën gjërat kanë ndryshuar dhe secili është i lirë të flasë të japë mendimet dhe nxora konkluzionin me këtë që këtu as të japësh dorëheqjen nuk të lejojnë por të heqin menjëherë.
Pezullimi i FIFA-s në sytë tuaj…
Ky është një problem që unë e kam arritur edhe një herë në vitin 1996. Ka qenë koha sa fillova trajner. Prandaj puna jonë ka qenë sa e bukur aq edhe e komplikuar, ndoshta kjo edhe nga fati. Unë kam qenë prezent në një pezullim në atë kohë sepse edhe në atë kohë shteti ndërhyri në punët e Federatës. Nuk janë të njëjta gjërat, pra problemet megjithatë edhe në atë kohë u përjashtuam për afro dy javë. Në atë kohë ishte kryeministër Aleksandër Meksi dhe unë kam qenë trajneër i Kombëtares, madje ishim në prag të ndeshjes me Irlandën e Veriut në Belfast. Atëherë ishte një pezullim i Komitetit me gjithë sekretarë nga shteti dhe ishte një gjë e pazakontë. Dhe më pas u kthyen në punë përsëri. Sot të njëjtën gjë, por problemet janë nga më të ndryshmet. Përsëri ndërhyrja e shtetit në Federatë. Për problemet nuk jam shumë i njohur por të paktën sa kam marrë vesh unë janë nga më të ndryshmet, besoj se do të gjendet një rrugëzgjidhje dhe besoj se do të zgjidhet në favor të futbollit. Do të gjendet një rrugëzgjidhje, sesi unë nuk e di nuk jam në gjendje ta jap sot, por futbolli jonë klubet, lojtarët nuk do të dëmtohen, nuk do të pezullohen sepse kjo është e vetmja gjë që të paktën për futbollin do të ishte e madhe. Unë e quaj një argëtim, shfaqje ndeshjen e futbollit, ku njerëzit vijnë paçka se pak shfaqje janë dhënë dhe pak gjëra të bukura janë marrë, sepse herë herë i kemi kthyer edhe në gjëra të pakëndshme për ne, por mendoj se do të gjehet nëj zgjidhje.


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1624 sec, 0.0288 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,276kB