Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
16
03.2008

Shkoder - Qemal Dracini nderohet me titullin "Qytetare Nderi"

:::ShkoderZemer
shekulli.com.al “Qytetar Nderi”, pas vdekjes për Qemal Draçinin, intelektualin, krijuesin, e viteve 30-të, jeta e të cilit u ndërpre padrejtësisht nga torturat e komunizmit në tetor të vitit 1947. Si shumë martirë të tjerë të dikaturës nuk ka një varr. Ndoshta një rastësi apo dhe parandjenjë, por në një prej krijimeve të tij të shkruar në vitin 1939, në skicën “Vet Vehtes”, Qemal Draçini parashikonte

faktin e të mbeturit pa varr. “…zemra pushoi së rrahuni, - po, por dhe ay s’jetoi ma. E varrosën në një shkreti, larg jetës e largnjerëzve”. Nuk ishte as 15 vjeç kur u shoqërua me Qemal Stafën e Emin Durakun. Në moshën 16 vjeç e gjysmë do të ishte në bankën e të akuzuarve së bashku me anëtarë të grupit komunist të Shkodrës, ku më pas u burgos në Mbreshtan. Dy vjet më vonë, pikërisht ditën kur mbaronte maturën burgoset përsëri, këtë herë nga fashizmi. Pesë vjet më vonë, burgoset për herë të tretë, këtë radhë nga diktatura e re komuniste. Lëvroi prozën tregimtare, poezinë, prozën studimore e kritikën letrare. Qemal Draçini studioi në Itali. Në fillim të vitit 1944 arrin të botojë revistën “Fryma « së bashku me Myzafer Pipën. Në 1945 jep mësim si mësues letërsie, ekonomie politike dhe drejtësie në institutin “Donika Kastrioti” dhe në Liceun e Shkodrës. Gjatë vitit 1946 punoi për tekstet e reja të lertërsisë së shkollave të mesme në Ministrinë e Arsimit së bashku me Aleksandër Xhuvanin, Skënder Luarasin dhe Sterjo Spassen. Arrestohet pa asnjë motivicain të qartë dhe torturohet për rreth një vit. Vdiq nga torturat në moshën 25-vjeçare dhe trupi nuk dihet se ku u varros. Bashkia e Shkodrës i dorëzon titullin “Qytetar Nderi me motiviacionin “Martirit të Demokracisë, intelektualit, krijuesit, studiuesit, mësuesit të devotshëm, që sakrifikoi rininë dhe jetën për të mbajtur gjallë ndërgjegjen demokratike dhe idealet e shenjta të atdhedashurisë”.



Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Shkoder - Qemal Dracini nderohet me titullin "Qytetare Nderi", belgium 19 Mar : 11:31 Reply to this

mire ban bashkija qe nuk harron figurat e shquara te qytetit tone.25vjec sa tragjike te vdesesh ne tortura....shum e dhimbshm......u prefte ne paqe.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2249 sec, 0.0768 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB