Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
09
03.2008

80-vjet me çfarë la Luigji...

:::ShkoderZemer
80-vjet me çfarë la Luigji...
08/03/2008 Flet djali i artistit, regjisori Nikolin Gurakuqi

Jeta e një njeriu fillon "të qëndiset" që me frymën e parë. Që atëherë, për Luigj Gurakuqin kanë kaluar 80 vjet, edhe pse ai nuk është më mes të gjallëve. Boll kanë për të "shijuar" dhe "marrë" brezat nga puna e këtij artisti, një prej të parëve "themeltarë" në operën shqiptare. Ndërsa ajo çfarë mund t'i kthehet atij është pak, fare pak, nëse ai mund të "vëzhgojë" diku nga lartësitë. Një përkujtim, një "ringjallje" në 80-vjetorin e lindjes ishte ajo çfarë i dhuruan familjarët, miqtë dhe kolegët artistit Gurakuqi ditën e djeshme në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Ndërsa shtetarët i dhanë atë që

duhej t'i kishin dhënë mbase prej kohësh: një dekorim të merituar...

Një "udhëtim" mes shënimeve që vetë Luigji la, një "mësim" përmes literaturave operistike që ai deshi me gjithë shpirt, janë nga ana tjetër "dhurata" që djali i tij, Nikolini, premton të bëjë së shpejti për të atin...

Ç'do të thotë të jesh djali i një artisti, regjisori, e të ecësh në "gjurmët" që ai la? Si e kujtoni babanë tuaj?

E kujtoj si çdo fëmijë që e kujton babën e vet që sapo i ka ikur dhe nuk mund të them se e dua më shumë babanë tim se ç'e duan të tjerët. Mund të konfirmoj vetëm këtë, që e kisha mik. Vinte përditë, e pinim kafen bashkë, e kisha shok, koleg por e kisha dhe këshilltar. Dialogu ynë ka qenë i përhershëm, një dialog dhe me debate. Ai përgjithësisht ishte njeri i debatit, donte të debatonte për probleme të ditës, politike, por padyshim kishte një fanatizëm shumë të madh për sa i përkiste mendimit profesional, problemeve të profesionit dhe nuk bënte shumë kompromis me mendimin e tij. Ishte shumë tolerant me të tjerët, nuk merrej me mendimin e tyre që ta stigmatizonte, por thoshte se donte t'i respektonin edhe mendimin e tij. Në këtë pikë ai mbeti strikt deri në fund të jetës së tij.

Atëherë, si ka ndikuar ai në formimin tuaj regjisorial?

Absolutisht po të mos ishte ai, unë nuk do të isha në këtë rrugë që jam sot. Ai ma ka futur dashurinë për operën që fëmijë, pavarësisht se ai në intervistat e tij thotë që është kënaqësi të shikoje atë djalë që të vinte nga prapa për të parë provat. Por mund të them se ishte ai që më merrte, se unë akoma nuk e kisha koshiencën se çfarë ishte kjo opera. E mbaj mend mirë kur kam qenë në provat e operës "Rigoletto" dhe në provat e operës "Princesha e Çardashit" dhe i pata mësuar përmendësh. Ajo magji si gjini më është futur në gjak që fëmijë. Madje, zakonisht të rinjtë gjatë gjimnazit fillojnë e hardallosen mbas muzikës së lehtë. Unë, edhe pse e pëlqeja muzikën e lehtë, kurrë nuk e braktisa operën. Pastaj ishte dëshira ime për të vazhduar rrugën e babës. Ai nuk është se e priti me kënaqësi të madhe, sepse e dinte që nuk ishte e lehtë për shumë arsye, por kur e pa që unë isha këmbëngulës dhe doja se s'bën të bëhesha regjisor, e kuptoi që duhej të më ndihmonte dhe më ndihmoi në mënyrë të pakursyer me tërë arkivin dhe bibliotekën e tij. Për një periudhë disavjeçare studiova shumë me të, derisa ai më tha: “Tani ke atë formimin e mundshëm që mund të fillosh këtë punë”. Në atë përkujtim që u bë në opera unë thashë pikërisht këto fjalë: “I dashur baba, unë të jam mirënjohës përjetë që më fute dashurinë për teatrin e operës. Që më mësove zanatin e çmuar të regjisë, një zanat pa të cilin nuk jetoj dot. Dhe po të mos ishe ti, nuk do ta kisha arritur këtë repertor prej 30 shfaqjesh në skenën e këtij teatri.

Në fund të jetës çdo njeri, edhe në mënyrë jo të vetëdijshme, bën "bilancin" e asaj çfarë ka kaluar apo lënë. Si e sillni ndër mend në ditët e fundit të jetës, me gjithë çfarë mund të "shihte" apo kishte "ndryshuar" tek ai?

Kohët e fundit u shndërrua në njeri shumë optimist. Kur i thosha: “Shko, kontrollohu te mjeku”, më thoshte: "Nuk kam frikë nga vdekja. Kur të vijë, mirë se të vijë". Gjithsesi më ka mbetur në kujtesë hera e fundit që kaluam bashkë në plazh, pasi më vonë ai vdiq. Dilte çdo mëngjes, bënte rreth tri orë xhiro në breg të detit, kthehej, hante mëngjesin dhe pastaj ulej në një hije pishe dhe shkruante kujtimet e tij. Pasdite dilte në plazh dhe lahej. Fizikisht ishte shumë mirë, por diçka e shqetësonte në zemër dhe si duket ajo nuk e fali. Deri ditën që vdiq ai punoi atje në bahçen e shtëpisë ku jetonte, tregonte që kishte një forcë fizike të admirueshme. Natën që vdiq, i gjeta mbi komodinën e dhomës së tij të gjumit dy librat e fundit të Dan Brown që sapo i kishte marrë në librari. Kjo më ka dhënë një mesazh shumë të fortë: ai njeri dhe ditën e fundit ishte me libër në dorë.

Pohuat se babai juaj mbante ditar. Mund të na zbuloni "sekretet" e këtyre shënimeve?

Ka lënë një libër me kujtime prej 105 faqesh që nuk i ka botuar. Do të vijë momenti që do t'i botoj. Ato janë si një film ku lexon e shikon tërë fëmijërinë, rininë, tërë jetën e tij me detaje shumë interesante. Për shembull flet për familjen e gjyshit tim që u transferua nga Shkodra që në vitin 1921: u transferuan në Pogradec, nga Pogradeci në Elbasan, e me radhë. Një familje që jetoi, siç thotë gjyshja ime me tesha në shpinë, se gjithnjë në kamion duke u transferuar, pasi gjyshi ishte punonjës gjykate. Kështu, babai edhe pse nuk kishte lindur në Shkodër, kishte mall për Shkodrën, për kushërinjtë e vet dhe sapo vinin pushimet verore shkonte në Shkodër. Po kështu, në këto kujtime ai flet edhe për periudhën kur ka jetuar në Elbasan, ka kujtime interesante sidomos me disa nga ushtarët që patën mbetur në atë periudhë në Elbasan e flet për anën humane përtej raportit me ushtarin dhe ç'përfaqëson ai.

Po marrëdhëniet me kolegët ç'pjesë zënë në këtë libër-ditar?

Nuk arriti të shkruajë gjatë për marrëdhëniet me kolegët. Por, megjithatë, flet për marrëdhëniet gjatë punës për vënien në skenë të këtyre shfaqjeve. Ka një ditar tjetër, ku mban në mënyrë shumë intime shënime se kush mungonte në punë, kush vinte me vonesë, etj., dhe vërejtjet e tij përkatëse për interpretët. Aty gjen dhe shumë vlerësime pozitive deri në superlativa për kolegët e tij, me të cilët ka kaluar jetën artistike në TOB.

Veç këtyre, ai ka lënë 130 tekste këngësh, të gjitha në fletore të shkruara me dorë dhe them t'ia botojmë në një libër. Po kështu, ka dhjetëra ose qindra artikuj profesionalë mbi operën si gjini, mbi marrëdhënien e dirigjentit me këngëtarin, marrëdhënien e dirigjentit me regjisorin, regjisorit me këngëtarët dhe këto janë botuar në gazeta e revista të ndryshme profesionale. Të gjitha këto duhen përmbledhur në një libër. Po kështu, është gjithë cikli i veprave, i libreteve të përkthyera nga literatura operistike dhe ato qëndrojnë më vete, janë rreth 18 librete që duhen kthyer në libra e pastaj, kur të ketë shfaqje, të vihen në shitje, siç e ka gjithë bota. Gjithë këto janë punë për t'u kryer.

Duke pasur parasysh jetën, dëshirat dhe punën e tij, mund të thoni se në jetën e regjisorit Gurakuqi ka pasur shumë "pengje" apo "parealizime"?

Çdo njeri ka pengjet e veta dhe ai pa diskutim kishte pengjet e veta, pasi me gjithë atë aktivitet që bëri mori shumë pak, edhe pse njerëzit e njihnin, e dinin se ishte i përkushtuar, etj. Atij nuk i mungoi kjo dashuri e njerëzve; i mungoi respekti i shtetit, respekti juridik dhe këtë e thoshte herë pas here. Gjithsesi, populli thotë: më mirë vonë se kurrë. E megjithatë, nuk është as i pari, as i fundit që është dekoruar pas vdekjes. E rëndësishme është që emri i tij ka qenë, është dhe do të jetë i respektuar për punën që ka bërë në TOB. Mendoj që ai emër, ai titull që iu dha nga Presidenti i Republikës i rri bukur në krah emrit të Luigjit dhe sigurisht na nderon dhe ne që jemi fëmijët e tij, por dhe për operën është një ditë e shënuar, sepse dhe regjisori i parë i këtij teatri hyn në fondin e njerëzve të nderuar të TOB-it për kontributin që ka dhënë. Deri ditën e fundit ai ka qenë në raport me teatrin.

Bisedoi: Blerina Goce

Pak për Gurakuqin

Jetën e tij artistike e ka filluar pas çlirimit në Filarmoninë e Shtetit, më pas në Ansamblin e Ushtrisë si korist dhe konferencier, profesion që e ka bërë për 30 vjet me radhë. Pas kësaj periudhe, pas turneut në gjithë vendet e Lindjes, deri në Kinë, Kore e Vietnam me Ansamblin e Ushtrisë, shkon me studime në Moskë, në Institutin Teatral "Gitis" ku e dërgoi regjisori rus Gevarkjan. Për arsye të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ai përfundoi studimet dhe mori diplomën për aktor në Shqipëri. Që nga ajo kohë u emërua regjisor në Teatrin e Operës dhe Baletit. E filloi karrierën artistike me operën "Peshkatarët e perlave" , një opera që pati shumë sukses për kohën, ku interpretuan artistë të shquar, si: Gjergji Çako, Nina Mula, Ramiz Kovaçi, Lukë Kaçaj. Kjo vepër, siç thotë dhe vetë është një vepër që i mbeti e pashlyer në kujtesë, një vepër shumë e suksesshme. Më pas vjen opereta "Princesha e Çardashit" e shfaqur 65 herë, opera "Rigoletto" nën interpretimin e Avni Mulës, Ramiz Kovaçit, Nina Mulës, Gaqo Çakos. Njëkohësisht vazhdon aktivitetin pedagogjik në Akademinë e Arteve, si një nga themeluesit e klasës së operës në AA. Nga duart e tij dolën shumë studentë, si: Edit Mihali, Hysen Koçia, Shqipe Zani, Agim Quku, Pëllumb Katroshi, Shqipe Mingomata, Fitore Mamaqi, etj, artistë që për vite të tëra interpretuan në skenën e TOB-it. Një nga pikat e tij të dobëta ishte përkthimi. Si njohës i disa gjuhëve të huaja u mor shumë me përkthimin e literaturës operistike. Përktheu rreth 18 opera për Operën dhe Televizionin, përkthime të arshivuara, por që janë luajtur për së gjalli në skenën e teatrit. Këtu mund të përmendim rreth 700 arie, duete dhe romanca që i ka përkthyer nga literatura operistike e që vazhdojnë të këndohen në skenën e AA-së, ku zhvillohet mësim pedagogjik. Pjesë e rëndësishme e aktivitetit të tij ka qenë dhe repertori operistik shqiptar, ku mund të veçojmë operën "Mrika", të cilën e ka vënë dy herë në skenë, "Lulja e kujtimit", bashkëproduksionin me Piro Manin - operën "Skënderbeu", bashkëpunimin me Mihal Luarasin për "Përtej mjegullës", etj. Është për t’u përmendur gjithë aktiviteti i tij regjisorial me koncertet, në festivalin e Gjirokastrës, në festivalet për fatosa dhe pionierë në Shkodër. Ka prezantuar dhe bërë regjinë e disa Festivaleve të Këngës në Radiotelevizion. Një pjesë e mirë e aktivitetit të tij i përket fushës së studimeve. Ka shkruar shumë shkrime kritike të profesionit të regjisë, të cilët janë botuar në shumë gazeta e revista dhe janë vlerësuar dhe me çmime.


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2297 sec, 0.0697 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,239kB