| Martin CAMAJ Nga jeta dhe vepra e autorit (1925 - 1994)
 Lindi në vitin 1925 në Temali, rrethi i Shkodrës. 
                  Regjistrohet së pari në gjimnazin "Xaverianum" 
                  në Shkodër, ndërsa pas një karriere të 
                  shkurtër si mësues, shkon për studime në 
                  Beograd më 1949, ku studion gjuhët sllave dhe romane. 
                  Me 1956 u detyrua, për arsye politike të shpërngulet 
                  për në Romë, ku punon për ngritjen e tij 
                  akademike, së bashku me profesor Xhiuzepe Ungareti. Në 
                  vitin 1969 studion albanologji në Universitetin e Mynihut 
                  dhe më 1970 fillon punë si pedagog. Martin Camaj vdiq 
                  në vitin 1994 duke lënë pas një vepër 
                  shumë të çmuar artistike dhe shkencore.
 Tre 
                  letra të autorit dërguar profesor Krist Malokit.
  Mbramja në nord  Eci e eci gjeti blerimin.Tingujt e kumbonareve lanë pishat
 e bredhat e shkuen me bujtë në qiell.
 Qetsija e syve t´kaltër rrokulliset
 nëpër pullaze t´thepisun e bahet
 pasqyrë e dritave të kandilave
 të shekullit t`kaluem.
 Eci e eci muzgu me plaçka në krahe para se me hy mbrenda,
 e uli barrën skaj deres tue lanë shej
 për ta gjetë në terr me një t´prekun,
 para agimit.
 ....................
 Larg atyne që flasin si unë  Fishkllin erë ndër shelqe të ngimeme ujna prrojesh
 veshtroj, te zanafillja, truemje
 se si falen dreqit shpirt e korp,
 be të forta
 mbi gur, qiell e dhe.
 Jam larg atyne që flasin si unësa hana që bie prej rrezje në rreze
 e pi qumësht n´vedra lanun jashtë
 për me vu mazë.
 Hutini i shkambit n´agimdhe guri n´ujë përpijnë tingullin
 e kuvendit të keq: n´agim
 njeriu bekon diellin si unë!
 .
 [Faleminderit 
                  nga Arben Cokaj]
 |