|  Marin Barleti (... - ...) - Skënderbeu...Në bibliografinë I, "Gjergj Kastrioti - 
                  Skënderbeu" gjejmë materiale të ndryshme 
                  që lidhen me Skënderbeun, dhe sidomos me librat e 
                  Marin Barletit, i cili është edhe historiani dhe kronisti 
                  më i saktë i figurës së heroit kombëtar 
                  të shqiptarëve. Vepra 'Historia de vita et gestis 
                  Skanderbegi, epirotarvm principis (1508-10)' (Historia për 
                  jetën dhe bëmat e Skënderbeut, princit të 
                  epirotëve) është përveç 'Rrethimi 
                  i Shkodrës' (De Obsidione Scodrensi, 1504) një prej 
                  veprave mbi të cilën janë referuar shpeshherë 
                  historianët. Lidhur me autorin, jetën dhe veprën 
                  e tij, nuk kemi mundur akoma të grumbullojmë materiale 
                  sinjifikative, por në pritje të një kompletimi 
                  të të dhënave për të, dhe citimit të 
                  veprave të tij, qoftë lidhur me veprën "Rrethimi 
                  i Shkodrës" apo vepra të tjera, po publikojmë 
                  këtu shkrimin "Skënderbeu" nga vëllimi 
                  "Historia e heronjve" të baronit danez Ludvig 
                  Holberg (1684-1754). Ludvig Holberg kujtohet për veprat 
                  e tij komike e teatrale, por edhe si historian e filozof iluminist. 
                  Është një personalitet i letrave daneze, shkrimtar 
                  danez i lindur në Norvegji, në kohën kur Norvegjia 
                  i përkiste mbretërisë së Danimarkës. 
                  Ai e mbyll shkrimin e tij me fjalët: "Me një 
                  fjalë mund të thuhet: Skënderbeu ishte luftëtari, 
                  prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh 
                  në histori."
  Skënderbeu - nga Ludvig Holberg[Përshtatur në shqip prej një danishteje të 
                  vjetër nga Arben Çokaj]
 Dikur para pushtimit të Konstandinopolit dhe rënies 
                  së principatave lindore, qeveriste në Epir një 
                  prijës me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katër 
                  djem, ku më i riu quhej Gjergj, heroi, jetën e të 
                  cilit do përshkruaj...Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse të gjitha vendet 
                  rreth Greqisë, iu desh edhe Gjon Kastriotit të nënshtrohej 
                  dhe të japë peng birin e tij Gjergjin së bashku 
                  me vëllezërit e tij. Murati i bëri ata synet 
                  sipas mënyrës turke dhe Gjergjit i dha menjëherë 
                  një emër tjetër, pikërisht Skënderbeg, 
                  që do të thotë Aleksandri i madh, ku tregohet, 
                  se çfarë përshtypjeje kishte krijuar ai për 
                  këtë epiriot të ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji 
                  mësoi në fëmijërinë e tij me një 
                  shpejtësi të admirueshme shkenca dhe gjuhë të 
                  ndryshme, çuditërisht turqisht, arabisht, greqisht, 
                  italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak më tepër 
                  në moshë la të kuptojë se s'kishte dëshirë 
                  më të vogël për të nxënë 
                  ushtrimet ushtarake, kështu që i dha Sulltanit sinjale 
                  të tilla dhe ai e bëri atë menjëherë 
                  Sanxhak, që ka vlerë thuajse të barabartë 
                  me një Pasha. Në moshën 19-vjeçare ai 
                  ndoqi luftën në Azi, dhe pas një kohe të 
                  shkurtër atij iu dha komanda e një ushtrie; nga ku 
                  ai provoi të tregonte një guxim e kurajo të tillë, 
                  saqë emri i tij u bë i njohur gjithkund.
 Kur ai pas shumë fitoreve u kthye përsëri në 
                  Adrianopol, ku ishtë selia e Sulltanit turk, u bë 
                  një dyluftim krenarie nga një shqiptar, i cili për 
                  t'i lënë njerëzit të shihnin fuqinë 
                  dhe burrërinë e tij, sfidoi një nga njerëzit 
                  e Sulltanit. Por askush s'kishte dëshirë të kishte 
                  të bënte me këtë shqiptar të egër, 
                  përjashto Skënderbeun, i cili guxoi të shkonte, 
                  dhe me lehtësi fitoi në këtë beteje të 
                  madhe.
 ...(pas dezertimit të Skënderbeut dhe dështimit 
                  të osmanëve herë pas here)...  E gjithë bota po çuditej për fuqinë e 
                  Turqisë, që kaq shpesh e kishte tronditur Evropën 
                  dhe Azinë, të thyhej nga një provincë e 
                  vogël; një shembull i çuditshëm se si 
                  cilësitë dhe zotësitë e një njeriu, 
                  të një vendi të vetëm mund të bënin. 
                  Murati e vuri re tani se çfarë rëndësie 
                  kishte fakti që Skënderbeu ishte armiku i tij, ndaj 
                  dhe vendosi ta drejtonte luftën në një mënyrë 
                  tjetër, që s'e kishte bërë më parë, 
                  dhe krijoi idenë se në personin e Skënderbeut 
                  ai kishte të bënte me të gjithë krishtërimin 
                  dhe njëkohësisht Persinë, në mënyrë 
                  që të mos ishte vetëm e nevojshme të krijonte 
                  një ushtri të madhe, por edhe ta drejtonte atë 
                  vetë.  ... Kur Skënderbeu ishte pranë vdekjes, shtrirë 
                  dhe me temperaturë të lartë, ndodhi një 
                  sulm i ri turk. U hodh përpjetë nga krevati dhe deshi 
                  të armatosej përsëri sipas zakonit, por pafuqia 
                  s'e la ta bënte diçka të tillë, prandaj 
                  dhe u shtri në krevat dhe vdiq pak kohë më pas. 
                  Mund të thuhet për këtë burrë, se ai 
                  ishte heroi më i madh, dhe askush, as në historinë 
                  e vjetër dhe as në atë të re nuk mund të 
                  krahasohet me të. Pasi asgjë nuk është më 
                  e çuditshme se sa të shohësh një princ 
                  të vogël me një grusht njerëzisht të 
                  drejtojë luftën kundër dy monarkëve, nga 
                  të cilët Persia, Egjipti dhe e gjithë Evropa 
                  u dridhën dhe u tmerruan. Ai i shkatërroi plotësisht 
                  20 ushtri të fuqishme, vetë shumicën e komandantëve 
                  dhe luftëtarëve, që e sfiduan atë, me dorën 
                  e vet. Dhe shkruesit e kohës dëshmojnë, se në 
                  këto konflikte ai ka vrarë rreth 3000 vetë me 
                  shpatën e tij, gjë që është më 
                  shumë se ç'mund të thuhet për çdo 
                  njeri tjetër mbi tokë. Zotësia dhe burrëria 
                  e tij u shoqërua nga mëshira dhe butësia. Ai 
                  kishte një zell të veçantë për besimin 
                  kristian dhe kjo duket nga të gjithe letrat e tij, se ai 
                  i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftëtari i Krishtit. 
                  Historia e tij është përshkruar nga shumë, 
                  por e përkryer është historia e një epirioti, 
                  Marin Barletit, në 13 vëllime, të cilët 
                  unë i kam ndjekur nga afër. I njëjti Barlet dëshmon 
                  se qëkur turqit e pushtuan atë qytet, ku ai ishte 
                  i varrosur, nxorrën eshtrat e tij nga varri e i ndanë 
                  copa-copa dhe i përdorën ato si relike të shenjta 
                  duke i varur rreth qafës e duke kujtuar se fati dhe bekimi 
                  do i ndiqte më pas.Me një fjalë mund të thuhet: Skënderbeu 
                  ishte luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht 
                  heroi më i madh në histori.Kthehu
 | ose 
                  lexoni materialin e plotë | - në 7 faqe [Faleminderit 
                  nga Arben Cokaj]
 
 |