| Pjeter Arbnori1935-?. Lindur në Durrës me 18 janar 1935. 14 
                  vjeç fillon të marrë pjesë në grupet 
                  ilegale kundër diktaturës. Mbaron në dy vjet 
                  e gjysëm studimet në Fakultetin e Filologjisë 
                  me rezultate të shkëlqyera. Merr pjesë në 
                  krijimin e një organizate social-demokrate, programin e 
                  së cilës e hartoi vetë. Më 1961 arrestohet 
                  dhe dënohet me vdekje. Pas tre muajsh dënimi i zbret 
                  në 25 vjet burg. Si pasojë e aktivitetit të tij 
                  në burg, i shtohet dënimi edhe me dhjetë vjet 
                  për agjitacion e propagandë. Në gusht 1989 lirohet 
                  nga burgu pas 28 vjet e gjysëm. Merr pjesë që 
                  në fillimet e para të lëvizjes antikomuniste 
                  me 14 janar 1990. Zgjidhet kryetar i PD-së për Shkodrën. 
                  Më 1992 dhe 1996 zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor. 
                  Ka marrë titullin "Mësues i Popullit" dhe 
                  "Pishtar i Demokracisë". Gjithashtu është 
                  "Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës" 
                  nga Asambleja e vendeve frëngjishtfolëse. Insituti 
                  biografik i kembrixhit, e futën biografinë e tij në 
                  "Who's Who" të intelektualëve dhe në 
                  Fjalorin Biografik Ndërkombëtar. Ka shkruar shtatë 
                  romane dhe ka botuar: "Mugujt e mesjetës" - novelë, 
                  "Kur dynden Vikingët" - novelë, "E 
                  bardha dhe e zeza", "E panjohura, Vdekja e Gebelsit",etj. 
                  dhe ka përkthyer nga frëngjishtja "Historia e 
                  Anglisë". [Marrë me shkurtime nga CV e vetë autorit]
 
 [Faleminderit 
                  nga Arben Cokaj]
 |